Mendime
Blerim Rrecaj: Çka pas zgjedhjeve?
E marte, 10.06.2014, 06:28 PM
Çka pas zgjedhjeve??
Nga Blerim Rrecaj
Zgjedhjet
shkuan si shkuan dhe tash edhe rezultatet po dihen ndonëse pritet të bëhen
zyrtare e të certifikohen. S’dimë se pse po vonohen se…Tash të freskëta i kemi
ato që ndodhën. Një mal dromcash e detajesh. Tubime, fjalime,
premtime…Frymëmarrje më e lehtë në fshat e në qytet aty këtu vetëm ndonjë
poster i ngjitur ilegalisht. Ndonjë kartëvizitë e dhuruar a nga ndonjë kandidat
dikush ta bën me gisht. Dikush doli e dikush s’doli, përqindja e votuesve thanë
të jetë 43. Për dikë e madhe për dikë e vogël. Për dikë e pritur e për dikë e
papritur. Dikush edhe mund t’i kontestojë këto zgjedhje. Ka a s’ka të drejtë?!
Dikush iku për kurbet pa votuar, dikush erdhi dhe hodhi kokrrën në kuti. Pa
ç’na u kujtuan dhe ca këngë që i këndojnë kësaj problematike si kënga “Kandidati”
e Vëllezërve Lleshi ose kënga “Kokrra” e Faraonit G. Por edhe tregime, fabula,
shkrime të tjera se gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi si sot e si ngahera. Dikush
ditën festive të zgjedhjeve kërkon ndonjë borxh sepse duhet shtyrë kjo jetë e
vështirë. Dikush nga Durrësi a në ndonjë
copë bregdeti nuk harroi të lajmëroi me
anën e ndonjë fotografie në facebook se “mori azil” për t’u freskuar së paku derisa të mbyllen qendrat e votimit. Përfundi
fotografisë mund të lëmë edhe fjalinë: “Le të jetë ky një hap tjetër përpara e
le të ecin shqiptarët drejt formulës: Një komb- një palë zgjedhje!” Thanë se nuk votoi as Adem Demaçi. Pamë një
intervistë në Ora news të Koço Danaj me titull: “Këto janë zgjedhjet e fundit
që Kosova i bën vetë”, sepse sipas tij “Hapi tjetër është bashkimi me
Shqipërinë që është dhe plani B i SHBA-së.” Danaj tha dhe të tjera gjëra. Se
pas këtij hapi s’do t’i duhen më Kosovës njohjet e as ushtria se këto kur të
bashkohemi do të na thonë ju jeni një, ju jeni Shqipëria. U thanë e po thuhen e
stërthuhen shumë gjëra por kjo nuk është e tëra. E lule e dritë kishte qenë
fushata e emocionet në krahasim çfarë na solli çfarë pasfushata po bëhet për
koalicionet e (pa)mundura. Analistët që po arsyetohen për parashikimet që nuk u
dolën as këtë herë edhe këtë njëherë kanë ripushtuar televizionet, mbase dhe
kanë marrë dhoma me qera brenda objekteve televizive për të riparashikuar për
formimin e qeverisë së re, pasi kryepyetja që ju bëhet nga jaranët e tyre
gazetarët moderatorë është: