E hene, 10.02.2025, 10:09 PM (GMT)

Mendime

Xhafer Leci: Shërbehemi me patriotizëm të tepruar

E premte, 06.06.2014, 05:54 PM


Flamuri ynë kombëtar legjitimon flamurin e serbisë në Kosovë

Deri kur më ne, shqiptarët,  shërbehemi me patriotizëm të tepruar?

Nga Xhafer Leci

Nuk bëhet bashkimi duke mbajur flamuj në dorë, por bëhet me punë, programe e diplomaci të mençura, në bashkëpunim me ndërkombëtarët e fuqive të mëdha demokratike…

Të gjithë ne, shqiptarët e duam flamurin tonë kombëtar, për shumë arsye.

Me këtë flamur shumë gjenerata janë rritur, kanë luftuar me shekuj e derdhur shumë gjak nga okupatorët e ndyshëm të huaj, kanë vuajtur nëpër burgjet turko-sllave…

Megjithëatë, Fuqitë e mëdha dhe bota demokratke, flamurin tonë kombëtar e sheh si të huajin dhe e konsideron njësoj si atë të Serbisë. Pra, nëse lejohet të valojë flamuri ynë kombëtar në Kosovë, të huajt do e lejojnë edhe flamurin e Serbisë.

Me rastin e zgjedhjeve nacionale në Kosovë, këto ditë, thuajse, nga të gjitha partitë tona politike përdorët flamuri kombëtar, sikur të ishim në Shqipëri e jo në Kosovë!

Me këtë ne po dëshmojmë para botës demokratike një papjekuri politike, se nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, e cila me këto simbole: flamurin dhe himnin që kemi na kanë njohur më shumë se 100 vende nga e gjithë bota.

Kështu përdorët flamuri ynë kombëtar, nëpër tubime të ndryshme edhe nga mërgimtarët në Diasporë, nepër festat tona kombëtare, akademi përkujtimore, lojëra sportive etj.

Flamurin kombëtar nuk e përdorin dhe nuk ju lejohet përfaqësive tona dilomatike, ambasadave e konsullatave, si p.sh në Gjermani Ambasada e Kosovës dhe konsullatat, mund ta bëjnë dekorimin nepër salla si të duan, por përpos flamurit të Kosovës dhe të Gjermanisë nuk guxon të përdorët, të valojë asnjë flamur tjetër.

Pako e Marti Ahtisarit është pranuar dhe nënshkruar nga të gjitha subjektet tona partiake, përpos V V, e cila atëherë nuk ka ekzistuar si subjet politik. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, si Kreshnik Spahiu dhe Aleanca Kuq e Zi. Ende pa e bashkuar Mitrovicën me Kosovën, kërkojnë Bashkimin Kombëtar!?

Bota demokratike njeh vetëm ligjet dhe nënshkrimet e dokumenteve e jo dëshirat.

Për këtë arsye institucionet e Kosovës duhet të mendojnë dhe punojnë më mirë e më shumë për rregullimin, jo vetëm të flamurit, por edhe shumçka tjetër që bota demokratike e sheh si dobësi dhe papjekuri politike udhëheqjen e Republikës së Kosovës.

Të kujtojmë papjekurinë politike të atyre që përdhosën dhe dogjën flamurin dradan të ideuar dhe të propozuar nga Presidenti dr.I Rugova. Pse nuk u dënua nga të gjithë ky akt qyqar dhe antikombëtar?!

Për ironi, janë po këta kallës të flamurit që hartojnë listat e veteranëve të luftës, duke përjashtuar edhe të tjerët që e bënë luftën, siç janë luftëtarët e FARK-ut.

Derisa mos ta njohin pavarësinë e Kosovës, Kombet e Bashkuara, nuk mund të llogarisim në një referendum eventual për bashkimin tonë kombëtar, në një shtet, i cili do të ishte mirë të emërohet ILIRIA.

Institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet bashkarisht të përpilojnë një platformë, status-program të pranueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, për bashkimin e trojeve tona, për bërjen e Shqipërisë etnike dhe atë ta paraqesin para botës demokratike.

Kjo mund të bëhët vetëm me përmbushjen e kërkesave të BE-së, me respektimin e ligjit dhe rendit, me zhvillimin ekonomik, me luftimin e krimit, abuzimeve dhe të tjera të liga në Kosovën tonë.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora