E premte, 13.12.2024, 07:25 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: I madh është kombi ynë!

E marte, 27.05.2014, 06:59 PM


I madh është kombi ynë!

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Në Mbretërinë e shtazëve fisnike  e kisha përmendur Tigrin të cilit i kam lakmi se si e udhëheqë llojin e vet; se  si  i mbronë kufinjt e mbretërisë se tij dhe se si  është i sigurtë në jetën e tij dhe të klanit të tij. Kufinjt i cakton në mënyrën e tij dhe nuk ka  as lua , as antilopopë e as edhe ndonjë çakall  që mund të shkelë mbrenda vijës kufizuese. Por,  shkenca deri më sot nuk ka mundor të vërtetoj që ndonjë nga bijtë , bijat , nipat apo mbesat  e tij t`i jep favore hijenës apo çakallit për të “kullotë” lirëshëm në tokën  e tyre të  për(para)caktuar.

“Kur prishet karakteri,  zbehet inteligjenca. Mirë,  po ç’lidhje ka inteligjenca me prishjen e karakterit? Historia na jep plot shembuj njerëzish pa karakter,  por inteligjentë e të talentuar. Sipas meje ka lidhje dhe,  përpara se ta argumentoj,  po e bëj të qartë se e kam fjalën kryesisht për inteligjencën e asaj kategorie që quhen intelektualë të shekullit XX – XXI,  por karakterin dhe inteligjencën të shprehur në veprat e tyre publike,  në “përdorimin publik të arsyes” (F.L.) për mohimin e çdo gjëje shqiptare. Kur prishet karakteri,  zbehet inteligjenca. A me të vërtetë jemi me aq karakter të prishur sa të na zbehet aq shumë inteligjenca deri në atë masë,  sa që nga populli ynë të sajojmë një “bastard” kombëtar?  Ta vesh në pikëpyetje rrënjën dhe vazhdimësinë unikate të kombit,  më duket kulmi i papërgjegjësisë individuale si “shqiptar”,  si “njeri” dhe si “intelektual”.

Autorët për të cilët e kam fjalën në këtë shkrim (albanisches-institut.ch )” nuk mëtojnë të testojnë metodën dekonstruktive të Derrida-së mbi kurrizin e historiografisë shqiptare,  por thjesht ndiejnë detyrim të marrin anën për një historiografi objektive dhe të dijes,  për një histori “ad fontes”,  për një histori të burimeve ashtu siç janë edhe atëherë kur ato burime do të thyenin ëndrrat tona romantike duke na përplasur para pasqyrës e duke na dhënë një identitet krejt ndryshe nga ai tek i cili kemi besuar tërë jetës.” Çka paskemi pas besur tërë jetën?

Po , nuk kemi dijtur asgjë. Nuk na e linin shkollën. Edhe ata pak njerzë që dinin pak  nuk guxonin të flitnin:

- “Asnjëri nuk ka guxuar të pohoj që poemat epike,  të ashtuquajtura të Homerit,  ishin rapsodi pellazge (të ndryshuara dhe transformuara nga pushtuesit grek) dhe se heronjtë e tyre (Akili,  Uliksi,  Agamemnoni,  Priami,  Parisi,  Hektori,  Enea,  janë heronj të përdorur për ti’ shërbyer qëllimit të pushtuesit grek) nuk ishin Greke…..”  Kemi guxuar ta themi? Çdo gjë ka funkcionuar në shërbimin e kanosjes ,  mospërhapjes dhe likuidimit… por sot kur guxojmë e faktet janë në anën tonë? Por sot kur guxojmë të flasim i kemi “Institutet”  ato që nuk na”lejojnë” të flasim.

Ata janë të vetëdijshëm se mund të “akuzohen me gjithfarë epitetesh nga ata që janë mësuar ta shkruajnë historinë si ep ose si këngë dasmash folklorike,  por për hir të një katarsi të nevojshëm në shoqëritë tona po e marrim parasysh rrezikun e fyerjeve të mundshme  dhe në emër të së “drejtës objektive “bëjnë thirrje për një histori objektive dhe pa urrejtje. Cila qenka urrejtja? Pse ajo urrejtje? Unë të mohojë vetvetën në mënyrë që mos të ngjalli “ urrejtjen” e atyre që ahtu e ashtu më urrejnë. Unë të katandisem nëpër stepat e harruara të mendjës së prishur , sepse dikujt ashtu i pëlqen?

Unë të besoj dhe të harroj të kaluarën dhe t`a mohoj vevetën  me qëllim se dikush paska thënë: “Pierre Carlier në studimin e tij “Rois illyriens et “roi des Illyriens”” i ka konfirmuar edhe më bindshëm këto rezultate duke shpjeguar se pikërisht kjo mungesë e fakteve materiale (? f.xh.) është arsyeja se përse mbi perandoritë mbretërore ilire ekzistojnë aq pak fakte (me përjashtim të disa monedhave në greqishte dhe latinishte),  gjë që pamundëson krijimin e një historie më pak spekulative rreth rolit të ilirëve në kohë të caktuara (Carlier,  Rois illyriens et “roi des Illyriens”Hammond,  The Illyrian Kingdoms,  circa 400 – 167 B. C.,  ABSA 61,  1966,  239-253.” (albanisches-institut.ch).

Mirë pra,  Zotërinj !(Albert Ramaj,  teolog dhe filozof,  Drejtor i Institutit Shqiptar të St. Gallen-it (www.albanisches-institut.ch).Nuri Bexheti,  historian,  profesor në Universitetin e Prishtinës dhe udhëheqës i programeve për Histori pranë Institutit Shqiptar të St. Gallen-it. Xhemal Nuk paska fakte tjera për Ilirët dhe mbretërit e tyre? Apo , ndoshta ky është karremi që don të  më hudhë në botën e të paorigjinëve.? Jo ore , unë edhe na të gjithë e kemi prejardhjen tonë shumë mirë  të definuar ( Keni dëgjuar për Kulturën e Vinçës ?)

Sa keq,  deri sa të tjerët kur po e studjojnë këtë Kulturë të Vinçës po thonë që Europa është krenare që i ka Shqiptarët në gjiun e saj ; ju humbni kohë dhe na ç`orientoni me librat e juaj dhe na sjellni në gjendje depresive për të kaluarën tonë.   A jemi duke e kujtuar me dhëmshuri të kaluarën tonë? Pse na e humbni kohë e artë të së ardhmës?

E dijë , nuk jetohet vetëm duke shikuar nga e kaluara;  por,  për ne shqiptarët kjo është e domosdoshme,  se pa e dijtur mirë të kaluarën nuk mundemi ta ndërtojmë të ardhmën tonë të sigurt.   Kur disa  të huajt  dhe  disa të tanët po mundohen edhe sot të na tjetërsojnë , atëherë po na jep më shumë guxim të mirremi edhe më shumë me të kaluarën tonë. Kush po mundohet të na shkelmon historinë, pra ?

Shkencëtar të Nderuar të Institutit ,  nëse Diokleciani dhe Justiniani  janë figurat që sigurojnë vijimësinë e traditës pellazgo-iliro-dardane,  mbretër të cilët kontribuojnë që Dardania të ngrihet në djepin e fundit dhe më me rëndësi të kulturave antike ,  askush “in silentio” nuk provon të ushqejë tezën e supremacisë kosovare ndaj trojeve të tjera shqiptare,  por me zhurmë të madhe bile , të mbrojë supremacinë shqiptare mbi të tjerët. Kjo është vetëm një pjellë e imagjinatës suaj të kalbur dhe qëllimkeqe . A edhe këtu aq poshtë po bini?

Jeni shumë të gëzuar kur thuani se: “historia  për proceset e kohës osmane shkruhet nga disa ,  pa pasur ndonjë ide që vetëm në mes të viteve 2001 dhe 2007 janë botuar së paku 50 studime në anglisht,  gjermanisht dhe frëngjisht,  libra që sjellin burime të reja dhe të detajuara dhe që demantojnë interpretimet e shumta të viteve të pas Luftës së dytë botërore  . Çka demantojnë ato 50 botime? Edhe pse nuk i kam lexuar ,  por  duke u nisur si mbas një rregulle në shkencën e të menduarit logjik  konkludoj se ato janë totalisht antishqiptare. Pse janë antishqiptare? Sepse  ato juve ju pëlqejnë e ju me krenari i përmendni duke munduar të na bindni në shtembërimet që mundohen ta” bindin” botën.

Edhe unë me shkrimet e mia iu” drejtoj një kritikë të ashpër universiteteve shqiptare dhe institucioneve të tjera arsimore,  të cilat,  sipas mendimit,  janë bërë instrument i historiografisë tendencioze serbo-greke,  sidomos për faktin që me injorancën e tyre këto institucione famën antike ua kanë lënë pa të drejtë grekëve (Buxhovi,  Kosova,  libri I,  f. 270).  Qenka bindje narcisoide  të bëhët thirrje për një historiografi shkencore,  të pastër dhe objektive. ? Nëse del në mbrojtje të historisë  ,  historisë sonë të vjedhur ,  a edhe kjo qenka narcisoide?

Edhe unë,  edhe të gjithë ne : Historianët e tjerë,  ata që etnogjenezën shqiptare e shohin ndryshe nga ajo që është ,   i fusim në shportën e  albanofobëve. E edhe më keq.

Bota e ndershme e shkencës thot: Benloew,  shkruan: “Duke filluar punën time,  kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike,  gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme,  madje drithëruese,  një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër ekontinentit tonë,  së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet për kombin shqiptar. “Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaje kanë trajtuar çështjen pellazgedhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis tyre,  por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës,  kudo që ata ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut. Benloew shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë,  kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë,  ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia,  sipas mendimit tim,  arritën një farë shkalle gjase,  për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm,  të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm,  të tillë si Male,  Pilos,  Andani,  Olimpi” ( Greece before the Greeks – Louis Benloew  , Paris 1877 ) “

Ju shkelmues të historisë lexoni edhe këtë:” Po te kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t`u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjik,  para se të shkruhej gjuha greke jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgët…Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri me sot nga kjo racë e fuqishme e parahistorike…. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazgë eposin e tyre të shquar….Është tragjedi e madhe tej çdp përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit europian. Nuk është për t`u quditur që pushtuesi ottoman ndalonte çfarçdo lloj gërmimesh në tokën shqiptare që mund ti kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme.. .(George Fred Williams,  1914)”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora