E enjte, 12.12.2024, 11:23 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kopshti zoologjik i serbëve - Shqiptarët!

E enjte, 08.05.2014, 06:29 PM


Kopshti zoollogjik i serbëve :  Shqiptarët!

Nga Fahri Xharra

Atëherë kur menduan që e pati Shqipëria , iu desht të japin edhe një arsyetim karshi botës “se Shqipëria është një kopsht zoollogjik “ dhe se shqiptarët  janë bisha  dhe  aty e kanë vendin .Por Turqia nuk tërhiqej , coftina e Ballkanit kurrësesi të shkoçej nga ne.

“ Veçernje Novosti” e përditëshme serbe me 15 Nëndor 1912 shkruan me titull të madh “Çka kërkon Sërbia?” . Presidenti i qeverisë serbe të Pashiqit ia praqet gazettes Tajms kërkesat e Mbretërisë Jugosllave dhe ndër të tjera thuhet : “ Serbia e do bregdetin e Adriatikut shqiptar nga Lezha deri në Durrës si dhe tokat  tjera deri në Gjakovë dhe gjithashtu tokat nga Gjakova deri në Ohër”!

“Sot, kancelaritë europiane po e kërkojnë formulën  dhe zgjidhjen se çka të bëjnë me Arbanasit e pa kulturë , pa ndjenja nacionale, pdhe të pa traditë kombëtare….Por për Sebinë është i rëndësishëm deti , po aq sa janë të rëndësishme mushkëritë për njeriun e gjallë  …. Deti ! Po aty është fjala dhe i  tërë plani strategjik dhe taktik I udhëheqësve tanë . Aty është e tërë poltika e diplomatëve tanë (Politika, 19.11.1912) Serbia mundohej të bindë botën se jo vetëm që deti iu takon atyre por e kishte edhe një qëllim të keq propagandues duke na para qitur si  ”shtazë” .(Politika e 21 Tetorit 1912) . Shkrimi me titull bombastik ” Bishat” e bënte  ”përshkrimin” më të ultë për një komb, për neve . Dashtas apo jo , nga ajo që shkruhet ngjallej një urrejtje tek të pa informuarit.

Si flet sot Serbia për në qarqet diplomatike botërore për ne ? Nuk e dijmë , se nuk i kemi stenogramet . Por , padyshim që jo mirë !

Çka flasin qarqet shkencore për ne , kur nga goja e shqiptarëve ”intelektual ” dalin dhe mbesin të shkruara fjalët që as të huajtë më qëllimkëqinj nuk kishin ditë ti thonin.

Deri sa në vitet kur ndahej fati i ynë (1912,1913. 1920) flitnin vetëm ata : tani kur përsëri është një farë lufte jo e shpallur kundër nesh : flet ineligjenca e ynë pa fija turpi.

Po iu sjelli një intervistë të huja me një maragaritarë të tradhtisë kombëtare . E kja është që ky nuk është i vetëm:” V.Dolinski: - Si I p-riti publiku Shqiptar studimet dhe zbulimet tuaja albanologjike?

Dr.Kapllan Resuli - Buroviç. - Njëherë edhe Enver Hoxhës iu desht të pranoj se shkencës

shqiptare i mungon objektiviteti. Poetesha shqiptare Mimoza Erebara I pyeti në Akademinë e shkencave drejtpërdrejtë se qu bë me zbulimet e mia shkencore? Ata i than asaj : ”Ne e dimë krejt këtë edhe para Kapllanit, por tash nuk është koha të flitet për këtë".

Që në publikimet e YLBERIT (del në Gjenevë që nga viti 1993) dhe veqanërisht ndërmjet përmbledhjes sime albanologjike ILIRËT DHE SHQIPTARËT, I kam paraqitur në formë të shkruar pikëpamjet e mia. Akademiku shqiptar Vinsent Golleti , duke folur për mediat e shkruara, tha: " Tezat e Kapllan Resulit për problemet e shqiptarëve, posaqërisht lidhur me ato të prejardhjes së shqiptarëve duhet të mirëpriten me ngrohtësi, pasi që studimet të cilat I ka publiku lidhur me këto probleme duhet propaguar nga e tërë bota e arsimuar". Pas tijë foli edhe Dr. Adrian Klosi,i cili në mes të Tiranës hapur e kundërshtoj hypotezën e sajuar se shqiptarët kanë origjinë Ilire.

Me mua u pajtuan ndërmjet shtypit edhe disa studiues të tjerë të rinj, nga të cilët do të

përmend Fatos Lubonja, Prof Ardian Vebiu etj. Dua të theksoj se sot është paraqitur një grupi të shkolluarve të rinj të cilët nuk pajtohen me mitet e falcifikuara por me kurajo pranojnë të vërtetën shkencore! Jam krenar qëunë udhëheqë këtë grup dhe që kan marrë nga unë kurajon e domosdoshme arsimore. Sepse besomëni se nuk është lehtë aspak, pasi që shqiptarët ekstrem nacionalist, shovinist dhe racist të udhëhequr nga Ismajl Kadare, në forma të ndryshme  përpiqen të na shikanojnë dhe satanizojnë për të na heshtur me çdo kusht! I përmenduriDr Adrian Klosi, kur tha se teza e origjinës ilire të shqiptarëve nuk është e bazuar, shtoi: "Por më mirë është të mos flitet për këtë , sepse do të na paraqesin si antishqiptarë". Çka edhe bënë.

V.Dolinski: - Nga çkohë daton aktualisht evidenca më e vjetër e ekzistencës së shqiptarëve dhe gjuhës shqipe?

Dr.Kapllan Resuli - Buroviç. - Teksti më I vjetër I shkruar shqip është "Formula e pagëzomit", e përkthyer nga latinshtja më 8-11-1462 nga Malzezi Pacle Angjelkoviç, të cilin shqiptarët e shqipëruan si Pal Engjëlli. Libri i parë shqip është "Meshari" (Libri i mendimeve) një manual i ceremonive fetare, që daton nga viti 1555 dhe është shkruar nga Kroati  Ivan Buzuk dhe  publikuar në Mal të Zi. Dhe ësht e kuptueshme që e shqiptarizojnë me emrin Gjon Buzuku.Sa për informimin tuaj, abetarjaja e parë në shqip, pas proklamimit të pavarsisë është punë e"Sllavëve" dhe Vllehëve. Dosidej Obradoviçi është njeriu i parë në histori që hapi shkollën në gjuhën shqipe, kur duhet thënë se ishte pikërisht Serbia e para që njohu shtetin e pavarur Shqiptar! Maqedonët kan ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare. P.Sh. Një nga publikuesit e parë në Shqipëri ishte Petar Budi (1566-1622) I cili shkroi 3 libra në shqip dhe Maqedon është gjithashtru Jovan Kukuzeli, të cilin shqiptarët e paraqesin si të tyre dhe e shqipëruan me emrin Jan Kukuzeli, edhe pse ishte e ditur se kur ai kishte lindur në Drachnë shek. XI kur aty nuk kishte asnjë shqiptarë. Më lejoni tua përkujtoj gjithashtu edhe Grigor Prlichev (1830-1893) i cili për disa kohë jetoi në Tiranë dhe publikoi poemën e mrekullueshme " Skanderbeg". Është I pamohueshëm fakti se gati në të gjithaparafushat e zhvillimit të tyre pozitive shqiptarët kishin joshqiptarë. Le të përmendim edhe në këtë kohë të dhënë se Georg Kastriot - Skanderbeg ishte pamohueshëm me origjinë sllave.Naim Frashëri një Vlleh, (një poet shqiptar) , apo Fan Noli (një Grek emri i  të cilit ishteTheofanos Mavromatis) Pjeter Bogdani një serb, apo Ismajl Kemajli një Turk që proklamoi pavarsinë e Shqiprisë më 1912. Siq mund të shihni të gjithë themeluesit e shtetësisë dhe kulturës  shqiptare janë joshqiptarë, nga të cilët një numër i  madh janë sllav, por kjo nuk i ndal trumbetuesit e nacionalizmit shqiptarë dhe "Marksist Leninistëve" të thonë se çdo gjë e kan arritur vetë e se  popujt tjerë e posaqërisht sllavët kan qenë gjithmonë armiqtë e tyre!

”Për ta ilustruar pohimin e tij, ai thotë se në Bosnjë, Evropa fillon në mesin e urës së Neretvës në Mostar. Ai thotë se turistët marrin frymë me lehtësi kur “përfundimisht kthehen në Evropë”, kur hyjnë në pjesën kroate të Mostarit, transmeton Zhurnal.( Ish-diplomati holandez: Ballkanasit s`janë evropianë, ndodhen më afër Turqisë. Kosova, si Iraku!)

"U jesen 1912 godine složi?e se Srbija, Bugarska, Crna Gora i Gr?ka pa ?e udariti sa svih strana na Tursku. I ve? u novembru Turske ?e nestati iz Evrope. .Zarati?e se i u 1913. godini i nesta?e i Albanija !” Më falni se e shkrova serbisht ashtu si e lexova, ashtu të virgjër e kopjova. Po ç`thot?  Do të zhdukët Shqipëria  !

Por , me keqardhje duhet të them se kur i lexon edhe mendimet e disa shqiptarëve shmitianë  me shkon mendja se metë vërtetë jemi një kopsht zoollogjik , nën përkujdesjen e atyre që e duan shkatërrimin dhe zhdukjen tonë . E , udhë e mbarë na qoftë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora