Mendime » Xharra
Fahri Xharra: ''E ashtuquajtura'' Shqipëri! (2)
E marte, 01.04.2014, 08:00 PM
''E ashtuquajtura'' Shqipëri! (2)
Nga Fahri Xharra
Kur gjërat vlonin , kur diçka zihej për çështjen tonë atëherë serbët i rrokëte dhëmbja e barkut dhe nga frika se mos po ndryshon diçka në të mirë të shqiptarëve , fëlliqëshin nga shkuarja aq shpeshtë e barkut (diarreja) sa ishin edhe pët tu ”dhimbsur”. Dhe fillonte hsteria për si thonin ata te áshtuquajturen Shqipëri. E kjo historikisht , në vazhdimësi e posaçërisht kur coftina e madhe perandoria turko- osmane ,ishte e shtrirë për dhe grabitqarët mundoheshin se kush e kush të ndukë copën më të madhe nga ajo : ajo e merrte frymën e fundit dhe mundohej që të mbijetoj së paku edhe pa këmbë e edhe pa duar . Por , si? E mendonte mbijetesën e saj së paku mbi trungun tonë , edhe pse e shihte që pjesët vitale tona shkëputëshin , shqyheshin dhe masakroheshin nga ata që rastësisht qëlluan në fqinjësi dhe mundoheshin të mbushnin fantazmën e tyre (shtetin e pa qenë) me copat më të mira shqipëtare.
Por të kalojmë tek serbët , tek këta fqinj jo falëmnderues të cilëve të parët tanë dardanë
( aty rreth shek, 7 psK ) iu gjetën punë , iu gjetën strehim .
Se ç´na shkruanin serbët mu ne kohën kur ndaheshin kufinjtë. Për të bindur Europën se ata ishin me rrënjë këndej pari e thonin këtë : ” Fiset e popullit sërb (serbet nuk kanë patur fise fxh) : Peonët ,Panët , Pelagonet (Paeones, Panaioi, Panones, Pelagones ) dhe të tjerë sipas ” gjeografistëve dhe mendësve ” (terme serbe) të vjetër u zhvendosën nga Azia e Vogël rreth lumit Struma quheshin Panët dmth ,”zotërinj” Nga ky lum janë shtrirë deri në Atikë dhe vendin e quajtën Peonia. Ata e vazhduan rrugën e tyre nëpër Iliri dhe Panoni deri në Danub... Panët ose Peonët e përbënin një teritor të madh në të cilin jetonin nën Nemanjiqët apo si njihej edhe si Dardania dhe e cila së bashku me tokat tjera e bënin edhe Turqinë e sotit ( Batakoviç) ”(E vërteta e kesaj mund të kuptohet vetëm në Kosovën e Jusuf Buxhovit)
Por serbet nuk kishin të ndalur me fantazime e tyre : ”Serbalët apo Serbiqët , Serbët ose Tribalitae -t (??????, ??? ??????, ???? — ???????, ??? Tribalitae ) , jetonin në të vetëquajturën të vjetrën Serbali - Serbi- ose Tribali dhe me të renë në të quajturën Shqipëri , Maqedoni , Bosne ” . (Për mua gjërat këtu komplikohen pak , por ndonjëherë tjetër i sqarojmë : Tribalia , Dardania ) . Ku ishte qëllimi serb i këtij të bëri lëmsh të gjërave ?
Por jo vetëm atëherë , por edhe tani ja se çka shkruajnë: ” Duke i analizuar (zbërthyr) të gjitha rrethanat vihet në përfundim se politika turke e asaj kohe (1900-1915)
ndaj serbëve të krishterë ishte kriminale dhe dyftyrëse . Shihej qartë se turqit e kishin ”nijetin” (qëllimin”) që të gjithë katolikët e Shqipërisë veriore dhe as aj të mesme t´i islamizoj dhe t´i dergon në Kosovë dhe Metohi .Qëllimi i fundit -terrorizimi i serbëve. Këte nuk mund ta kryente se pse nuk e lejonin obligimet e saja ndaj botës ; dhe kështu i çfrytëzonte shqiptarët ”( Rale Trifunoviç)” . Po qëllimin serb e shofim , nëse duam ta shofim në këta rreshta :” Romanokatolikët dhe Shqiptarët (?) me bekimin e Turqisë si dhe me lejen e heshtur të Vatkanit , kryenin tmerre dhe terrore të mëdha ndaj popullsisë ortodokse ( mendohet serbe ) duke filluar nga shek. i 17-të , mu atëherë kur filloi golgota e ynë (serbe) (Rale Trifunoviq) .”
I di Turqia këto shkrime? Po shqiptarët tanë ,që shofin ende ëndrra anadollake , janë të vetëdijshëm për këto shkrime serbe? Haxhi Zeneli shkruan ” Historikisht Turqia ka bashkpunuar me Serbinë kur kanë qenë në pyetje shqiptarët për ti asimiluar apo robëruar.Eshtë për tu habitur kur shofim shkrime të ndryshme nga shqiptarët,se çfarë u kanë bërë okupuesit Osman shqiptarëve në shumë aspekte jetësore,dhe disa nga ne shqiptarët injorojnë historin e përgjakëshme dhe po mundohëmi ta zbusin okupimin e tyre ndaj tokave shqiptare.” Por këta bashkë punonin ndërveti : është e vërtetë se si turqit e edhe serbët e kanë të njetë prejardhje . ” Ne stepat e anës veriore te Detit të Zi në lashtësi jetonin fiset iraniane, te cilat u zhvendosen nga sulmi i hunëve permes popujve turq qëu dynden nga Azia e brendshme drejt perendimit. Në veri te stepës shtrihet nga Karpatet deri ne Ural, një zonë e madhe pyjore.. Stepa e uraleve është vendi nga erdhën serbët e fiset tjera sllave te zhvendosur nga hunët ne Ilirine tonë ( Gjon Vuksani )”.
Përvehtësimet nuk kishin e as që kanë të ndalur , e mjerë kjo histori e jonë që aq pak po i dalim zot : ” Njëzet vjet pas Mark Milanit të Kuqëve ,për Malësorët gjerësisht ka shkruar edhe etnografi Andrija Joviqeviç (1870- 1939) , duke konstatuar që në Malësi , së pari pa dyshim kanë jetuar edhe Serbët . Këte e trgon edhe prania e madhe e kishëzave dhe varrezave të tipit ortodoks , si dhe mbishkrime serbe që kanë mbetur edhe sot... Në kohën e depërtimit serb në Shqipërinë Veriore , këto anë ishin të banuara nga serbët.
( Dy gjëra për tu veçuar : Hyrja ne Shqipërinë Verore (Malsi ) pra s ´kishte Mal të Zi Cërna Gora ) dhe e dyta kur thot kur depërtuan serbë , kishte vetëm serb?) Sipas Trifunoviçit : ”N Ballëzi në Koplik , ipeshkvi katolik i ankohej arkipeshkvisësë Tivarit se peshkopata e tij ishte mbushur me shkizmatik ( Triunoviç Andrija :Malesija , 1976 )
Por vetvetiu ngrit et pyetja se kush ishin shkimatikët ?
Ja se çka
thotë Jovan Cvijiçi: ” Fiset e Malësorëve në luginën e Bjeshkëve të Nemura në
mes të Shkodrës dhe Metohisë (
dukagjinit fxh) jan ë kryesisht me prejardhje serbo-shqiptare , por ka edhe
grupe malesorësh të besimit katolik të cilët e morrën besim Islamik , ose që u
përzien me serbët dhe e morrën gjuhën serbe që si duket që në atë kohë edhe
mund të ishte gjuha e tyre amë ” . Jo këta nuk janë në veti !