Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Iliriku i serbëve!
E marte, 04.03.2014, 08:54 PM
Iliriku i sërbëve në burimin e të
pavërtetave serbe!
Nga Fahri Xharra
” Sërbët e sotëm (srpski narod ) - nga prejardhja, kultura dhe mentaliteti dhe identiteti i tyre nuk janë pasardhës dhe nuk ka asnjë ngjajshmëri me popullin serb (sreb) të shekullit të Mesëm. Nga sllavët e morrëm gjuhën, por na nuk jemi sllav . Shkatërrimi i Sllavëve në Ilirik (Balkani perëndimor) në fund të shekullit të Mesëm është neu kyq për kuptimin e lindjës ëe kombeve- nacioneve në këto toka.Turqit me ardhjen e tyre në Mesjetë e krijuan një kaos të madh në Ilirik dhe etnitikisht e trazuan atë. Këte e kuptojnë vetëm disa shkencëtar si prsh. Mom?ilo Spremi? ,i cili thot se serbët (srebët) janë zhdukur në gjysmën e parë të shek.të 15-të.”- shkruan Miroslav ?OSOVI? në Si u krijua Ballkani etnikisht -Kako je etni?ki preoblikovan Balkan )
( Në lexim e këtij shkrimi duhet të keni kujdes në emërtimet sërbët dhe serbët(srebët) , dhe pse ky ndryshim do të kuptojmë më vonë në tekst. Kurse emërtimi Ilirik ,për Ballkanin është origjinal ashtu i cekur në librin e Mom?ilo Spremi?-it ”Despoti Gjuragj -Brankoviç--Banovina e Maçvës )
Padashtas ,më vjen një pyetje : Pse ky ndryshim në
mes të serbeve dhe nesh ? Deri sa ata mundohen me rrenat e tyre të
certifikohen edhe në historinë e
vjetër ,deri sa ata nuk lënë guri pa
lëvizur që të gjejnë të kalarën “ e tyre (!),,deri sa ata nuk lënë histori pa u futur në te dhe si për përfundim e duan
certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin
lindur ; ne shqiptarët ,edhe pse më të herëshmit në këto toka ,me ndihmën e
disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë
certifikatën tonë të lindjes dhe
mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur ,jo ma herët se ardhja e
osmanlive në këto anë. A nuk është ky një
tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a
quajme vehten kaotikë të historisë.?
Por të vazhdojmë më temën që po trajtojmë e mu për këtë dua të shënoj një kënd tjetër të vështrimit të pafytyrësise serbe në vjedhjen e historisë .
”Gjërat janë në të vërtetë shumë të thjeshta dhe logjike shkruan akademiku Momqilo Spremiç. Kur në Ilirik ( Ballkani fxh) osmanlinjët e shkatërruan fisnikërinë e krishter,dhe fshatarësia vendore mbeti në mëshirën dhe urrejtjën e Osmanlinjëve .Sistemi feudal i shteteve krishtere në Ilirik nuk ishte i aftë t´i bënte ballë turqëve -osman kështu që solli pamundësinë totale të Sllavit-Serbit(Sebrit) të zakonshëm për vetorganizim. ”. Pra këtu flet që gjëja se në Ilirik kishte vetëm të krishter sllavë- serbë. Ku ishin shqiptarëT?
Por, për të qenë ironia edhe më e madhe ai thot që bile edhe Kodiku i Dushanit , në nenin 69 rreptësisht e kishte ndaluar tubimin e serbëve(srebëve) , dhe nëse gjendet ndonjë organizator ai të denohet me prerjen e veshëve. Nemanjiqët shumë më herët se osmanlinjët iu kishin ndaluar të drejtën e organizimit politik, dhe këmbimin e mëndimeve politike.Dhe , vazhdon autori me rënjën e zotërinjëve feudal , ranë e dhe serbët (srblji, sebri)
Por këtu
autori bie në një kurthë ndaj vetvetës
(teorisë së tij) sepse duke dashur ta paraqet popullin sllav ( të krishter) si
viktimë të pushtimit osman , ai i harron shumë gjëra.: që Kodi i Dushanit e
mbronte ortodoksinë ,pa marrë parasyshë gjuhën e besimtarëve, dhe se viktima më
e madhe e atij kodi ishin shqiptarët (arbanasit ilirik) e besimit katolik. Tani
, vetvetiu të imponohet pyetja se kë e mendonte të krishterë , kush ishin
sebrët apo serbët . Ose thonë ndryshe , me qenë se flet drejt për së drejti për
Ilirik , ateherë kush ishin Ilirët , të parët e kujt? Sipas kësaj logjike të
akademikut Spremiç , e meqenëse nuk i përmend askund shqiptarët ateherë na
”Në kohën e kaosit të madh që e sollën osmanlinjët në Ilirik në fundin e shekullit të 14 dhe fillimin e shek. të 15 ,u paraqit edhe tregtia me njerëz , dhe se të tillët që bënin tregëti me robër quheshin”robci” dhe se në arkivat e Dubrovnikut gjenden shumë dokumente për këtë kohë (i njejti libër)
Spremiçi i cili i kishte kaluar decenjet nëpër arkiva me bindje thot që në atë kohë kishte humbur populli i vërtetë serb, dhe se SANU po i mësheh gjërat.Me fjalë të tjera sërbët e sotëm nuk janë trashëgimtarët e serbëve(srebëve) të mesjetës ,dhe sipas Dr. Spremiçit ata ishin ”zhdukur” që gjysmën e parë të shek. 15-të
Në kë libër mëshifen të vërtetat e kohës për të cilën flitet.
”Dokumetat
e kohës dëshmojnë që turqit merrnin shumë të zënë rob dhe ata barteshin nga
Por
Sllavët - Serbët jo vetëm se shiteshin
si robër por edhe iknin nga
Dëshira e autorit është që të humbë gjurmët e një populli që ishte ( dhe është) par mesjetës ,në mesjetë këndej pari ( Arbanasit ilirik) dhe me këtë të shkarkon ( ta liron Ballkanin , sipas tij Ilirikun ) nga shqiptarët. Thellë e zeza!
E jona ku qëndron? të mbrojmë teoritë turke për historinë tonë? apo të bimdemi që jemi rishtas të ardhur?
Shikoni
se sa të vjetër qenkan serbët: “
Autori serb vazhdon:” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra,serbe) “.