E merkure, 11.12.2024, 12:09 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Anarkia intelektuale në Kosovë

E enjte, 06.02.2014, 07:59 PM


Anarkia intelektuale në Kosovë

”Intelektuali nuk është gjimonë sinonim i intelegjentit.  (Intellectuel n’est pas toujours synonyme d’intelligent. ) Alexandra David-Néel

Nga Fahri Xharra

Anarkia intelektuale do të thot kufizim për mendim i njerëve të kufizuar. Anarkisti intelektual prodhon me të madhe  njerëz e pakënaqur,  të pavetdijshëm dhe shumë kundërshtues dhe forca e tyre rritet me një energji të madhe negative, dhe në anën tjetër iu humbë fuqinë atyre që kishin për të qenë të lumtur, të vetëdijshëm dhe bashk-aktiv   për të marrë përgjegjësi për autoritetin e tyre moral, intelektual deh emocional.

Të gjithë anarkistët intelektual i dërgojnë kumte anarkisë së shoqërisë duke besuar që trajtimi i tyre anarkist i qështjes është mënyra më e mirë dhe zgjidhja më e mirë.

“Një zinxhir është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët” thot një fjalë.  E cila është hallka e jonë më dobët? Ideja e personalitetit është shumë e ndërthurur,  është e përcjellë nga idetë e shekullit që ajo po kalon ku ende sot është vështirë të gjendet një koncept i përafërt i shkollave dhe qëndrimeve të ndryshme.  Njësia e personalitetit vjen nga mundësia e organizimit të vetëdijës si barazpeshë e tij. .  Sot ideja e përgjithshme që rrjedh nga vizionet e ndryshme të personalitetit është që ai është bashkësia e sjelljeve që e ndërtojnë një person dhe duke pasur parasysh përhershmërinë dhe vazhdimësinë e mënyrave të veprimit dhe reagimit,  origjinalitetit dhe specificitetit dhe mënyra e saj për të qenë.  Si po e ndërtojmë personalitetin tonë? Plotë anarki.  Kush është shkaktarë i personalitetit tonë të ndrydhur?: Çka është: dëshira për t’u futur në vetvete,  ikja nga takimi me të tjerët,  humbja e shpresave për një shkollë të mirë,  për një martesë të lumtur ose për një jetë si i ka hije (Lombardo Foschi: The European origins of Personality,  2002).

Anarkisti intelektual shkruan:  ““Historia shqiptare s’ka se si të rishkruhet,  sepse akoma nuk është shkruar.  Të ashtuquajturit historianë shqiptarë na kanë treguar përralla.  Historianët e pakët që i kemi ose janë lënë në anonimitet ose janë shpallur të krisur.  Me lehtësi po sulmojnë Turqinë për këshillën e saj miqësore. ”””

Në rastet e pasigurisë njeriu kërkon mbështetje,  në raste të kërcënimit njeriu lyp shpëtim.  Sa është e aftë e çka po bën shoqëria jonë në mirëmbajtjen e personalitetit tonë? Si ta pengojmë personalitetin  tonë që të mos na stërkeqet.  Kush është i plotfuqishëm në këtë rast? Arsyetimet se jetojmë në kohën e ekonomisë së tregut,  nuk do të thotë të kemi shkollën pa disiplinë,  qytetarin e papërgjegjshëm dhe pushtetarin e korruptuar.  Studimi i personalitetit është një degë që zhvillohet vazhdimisht dhe shumë me përparësi në ditët e sotme;

“Historia e shqiptarëve duhet të korrigjohet e jo të ndryshohet.  Fatkeqësisht edhe në periudhat më të hershme edhe tash në këtë periudhë ka ende keqpërdorime dhe shtrembërime të fakteve historike”( Akademiku,  Feti Mediu) Ai konsideron se krahasimi i perandorisë osmane me pushtimin serb nuk është i drejtë.  “Sulltanati Osman,  ardhja e osmaneve në Ballkan,  respektivisht tek shqiptaret është e ngjashme me NATO-n dhe forcat e paktit veri-atlantik.  Se sulltanati osman ka qene i egër dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njëjtë sikur të thuash që NATO ka qenë i agresor ndaj popullit të Kosovës”,  thotë Mediu. .  Kjo është anarki intelektuale:. . ” i dërgojnë kumte anarkisë së shoqërisë duke besuar që trajtimi i tyre anarkist i qështjes është mënyra më e mirë dhe zgjidhja më e mirë. ”

Koha prodhon ndryshime në mënyrë të vazhdueshme.  Sajimin e Personalitetit e bëjmë për të njohur të ardhmen tonë,  që ndryshon në funksion të pasurive që i kemi në vetvete.  Formimi i personalitetit tonë do të thotë ta njohim dhe dominojmë të ardhshmen tonë.  (Hansen Michel,  Psikologjia e personalitetit).

Sipas Prof.  dr.  Ferit Dukës.  historia duhet zhveshur nga gjuha e urrejtjes që ka politika,  sepse gjuha politike është jashtë shkencës së historisë.  “Historia duhet të zhvishet nga çdo etiketim fyes për popujt e grupet e ndryshme sociale,  kulturore,  etnike”,  – ka deklaruar Duka,  duke u bërë kështu i pari zë shqiptar që u del pro rishikimit të teksteve,  pas kërkesës së bërë nga qeveria turke asaj të Kosovës dhe Shqipërisë edhe më herët.

Ai sqaron se,  kur është fjala për historinë e periudhës osmane të Shqipërisë,  duhet të jemi korrektë në trajtimin e saj,  e për këtë arsye duhet të nxjerrim në pah jo vetëm momentet negative,  luftërat dhe përplasjet mes shqiptarëve dhe osmanëve,  por edhe zhvillimet pozitive që janë manifestuar në rrafshin ekonomik,  social dhe kulturor.  Anakisti e thërret anarkinë!

E more Profesor : “Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh,  por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin.  Është histori kryengritjesh e luftërash për liri, histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës,  të kuturës e të identitetit.  Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare,  për shkrimin shqip,  histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri,  pavarësi dhe sovranitet kombëtar.  Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin,  kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Evropës. ” dhe gjithë kësaj i mëshon shkelm ti?

Koha prodhon ndryshime në mënyrë të vazhdueshme.  Sajimin e Personalitetit e bëjmë për të njohur të ardhmen tonë,  që ndryshon në funksion të pasurive që i kemi në vetvete.  Formimi i personalitetit tonë do të thotë ta njohim dhe dominojmë të ardhshmen tonë.  (Hansen Michel,  Psikologjia e personalitetit).  Dhe pastaj anarkisti intelektual vazhdon:”” Ironia është se kombi shqiptar lindi pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane u tërhoq nga Ballkani.  Për të qenë ironia kulmore,  ishte Perandoria Osmane ajo që kushtëzoi Fuqitë e Mëdha dhe vendet ballkanike që të mundësojnë lindjen e kombit shqiptar dhe shtetit shqiptar. (. )” anarkisti intelektual na kanoset: ”Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente –

Anarkisti intelektual prodhon me të madhe  njerëz të pakënaqur,  të pavetdijshëm dhe shumë kundërshtues dhe forca e tyre rritet me një energji të madhe negative.

Në anën tjetër iu humbë fuqinë atyre që kishin për të qenë të lumtur, të vetëdijshëm dhe bashk-aktiv   për të marrë përgjegjësi për autoritetin e tyre moral, intelektual deh emocional.    Dhe lexoni :”Të thuash se pushtimi osman ka shkaktuar gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar është një budallallëk me brirë. ”

Dhe pastaj anarkisti intelektual vazhdon:”” Ironia është se kombi shqiptar lindi pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane u tërhoq nga Ballkani.  Për të qenë ironia kulmore,  ishte Perandoria Osmane ajo që kushtëzoi Fuqitë e Mëdha dhe vendet ballkanike që të mundësojnë lindjen e kombit shqiptar dhe shtetit shqiptar “”

Anarkistët  intelektual të Kosovës  po presin::”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i fryente pëlhurat e pllanave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. Se dote jetë e pamundur të bëhësh kalorës nëse nuk  dëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini se  sikur mos të përmbaheni prej frikës, munt të nisim lëvizjën e punëve se frymat e vendësve nuk janë kurr të qetësuara,  e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur”(  nga  Don Kishoti i Cervantesit f. 96).

“Kosova është vend i paradokseve.  Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur,  por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Kosovës. ”

Si duket tani për tani duhet të kënaqemi vetëm me atë që ekzistojmë.  A hiç më tepër a?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora