Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Gjuhët sllave te Prof. Anila Omari
E hene, 03.02.2014, 07:54 PM
Gjuha shqipe dhe gjuhët sllave te Prof. Anila Omari
Nga Fahri Xharra
Se ç`po ndodh me ne, në shtjellimet dhe pështjellimet e historisë sonë, të gjithë po jemi të vetëdijshëm. Një “luftë” e panevojshme ndër veti. Energji të humbura, komprometime, tëhuajësime të vetvetes dhe zhbërje të asaj të cilën e kishin bërë të parët tanë dhe vazhduesit e tyre me breza të tërë deri më sot. Por, një tentim tjetër shumë i rrezikshëm që ka filluar të paraqitet nga të tanët; humbja e origjinës së gjuhës sonë. Medet!
Është një fatbardhësi e madhe që turqit me turqishten e tyre nuk po lypin të na paraqesin gjuhën tonë si vijimësi të së folmes turke, duke u nisur nga barbarizmat gjuhësorë që i kemi trashëguar me shekuj nga prania turke në anët tona. Nuk është për t’u habitur që një ditë ndonjë “mendës” (intelektual yni) të na dalë edhe me këso lloj teorie. E këtë duhet pritur. Një herë për një herë jemi në dëgjimin e asaj, e cila nuk është gjë tjetër vetëm se një “të vërtetuar” nga ana jonë se gjuha shqipe na qenka me prejardhje serbe, apo motër e saj, apo motër e dreqit të mallkuar.
“Kam
shkruar me fakte dhe dokumente e argumente e kam vërtetuar që shqiptarët nuk
janë autoktonë as në Shqipëri, e aq më pak në Kosovë dhe viset tjera që e
rrethojnë Shqipërinë. E kam thënë që shqiptarët kanë zbritur nga malet e tyre
në tokat e vendeve, si janë Greqia,
“Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina”. (Sami Frashëri). Një pyetje kurtuazie: “Jemi në valët e frekuencave të Sami Frashërit?
Në tollovinë intelektuale të shqiptarëve u bashkëngjitet edhe zonja Anila Omari, duke na mbushur mendjen neve, e duke e vërtetuar atë që e thonë serbët “Shqipja dhe serbishtja, gjuhë në fqinjësi”. Pasi i paska marrë në analizë mbi 200 tituj e studime, e krijon vepër model të kontakteve historike të shqipes me gjuhët fqinjë, “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”.
"Francezet vetë e pranojnë që varietetet e verës Vitis Vinifera Biturica janë me prejardhje nga trojet Shqiptare dhe atë nga Butrinti... e këto janë varietetet e familjes Cabernet dhe Merllot. (R. Kryeziu)". Pra, që nga koha e ilirëve, në shek. I , galët e atëhershëm e morën trungun e hardhisë nga ne. E mira është se sot francezët nuk e shtrembërojnë faktin e gjallë, ose të them ndryshe, më shumë e kanë për krenari që rrushi i tyre ka prejardhje ilire. Çka është për t’u përmendur që galët nuk ekzistojnë më, ata janë romanizuar tërësisht, gjuha e tyre ka humbur dhe quhen frëng, francezë. Kurse ne, si hardhia ilire jetojmë dhe marrim frymë shqip. Shumë për çudi se gjuhëtarët sot na dalin me teoritë e tyre marramendëse duke e shfrytëzuar emrin e tyre si Registered Trade Mark. Por, kot e kanë, puna e tyre nuk mbrohet me të drejtën e pronës intelektuale, sepse është kopje e punës së gjatë serbe dhe quhet plagjiaturë. Të mjerët ne, “i vjedhim” të tjerët për ta humbur veten! Ndoshta Anila Omari bazohet në këtë: “Mund të merret edhe si e vërtetë që albanizimi i sllavëve në shqiptarë ka filluar që nga kohët e vjetra serbe, dhe u shtua me ardhjen e turqve, sepse shqiptarët si barinj që ishin mundnin më shumë t’i bënin ballë goditjes turke se sa bujqit e urtë sllavë. Impulsit të albanizimit të serbëve iu dha një hapësirë më e madhe me rastin e islamizimit të tyre (të shqiptarëve f.xh.) (Mitar Peshikan Svjedocanstva starih popisa).
Autorja
(Anila Omari) nuk mungon ta përditësojë fillimisht lexuesin me vështirësitë e
hulumtimit në fazën e parë të këtyre kontakteve, sidomos në periudhën midis
shek. VI/
Dihet që lidhjet gjuhësore ekzistojnë kudo ndërmjet popujve, por autorja e thotë krejt ndryshe, ku, sipas saj, jo vetëm që serbët e shqiptarët kanë lidhje gjuhësore por ata e kanë, sipas saj, edhe të njëjtin paraardhës, që këtu po e sjellim edhe një herë, "Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indoevropiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre". Kjo është diçka tjetër, tepër irrituese, sikur të na thoshte autorja se shqipja dhe serbishtja kanë huazuar nga njëra-tjetra fjalë që nga ardhja e tyre në Ballkan, po do e kishim kuptuar autoren, mirëpo kurrsesi nuk duhej të thuhej se shqiptarët dhe serbët kishin paraardhëset (këtu ajo e ndërlikon edhe më shumë qëllimisht apo jo me "ardhsi/ ardhësit apo ardhësi? Se paraardhës paskemi ne shumë tjerë apo një, e përbashkët, nuk arrij ta kuptoj se mbi çfarë bazash e argumente shkencore mbështetet autorja Anila Omeri në studimin e saj?
Po: “Ligjet fonetike dhe kronologjia e tyre na japin dorë t’u vëmë gisht toponimeve të lashta, vendbanimeve tona, oronimeve, emrave të maleve, qyteteve të moçme: Shkupi, Shari, Shtipi, Shkodër, Mat-i, Dri-ni, Lesh-Lezhë, Ishmmi, Buenë, Bunë, Durrës, Qafa e Prushit (Scupi, Scardus mons, Astibos, (us) Mathis, Drinus, Lissus, Issamus, Perustae, Pirustae). Është konstatuar se shumica e këtyre toponimeve të sapopërmendura janë ilire e zhvillimi i formave të sotme të tyre nga ato të moçmet ka qenë i mundshëm vetëm me ndërmjetësim të fonetikës historike të shqipes; gjuhët sllave, me të drejtë, janë përjashtuar, sepse në kohën e kryerjes së këtij procesi gjuhësor, bartësit sllavofolës të tyre, në ato kohë, po gjëllinin përtej maleve Karpate. (Idriz Ajeti: “Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij”). Zonja Omari jemi dakord me zotin Ajeti? Turpi kombëtar nuk ka se si ndryshe të shfaqet!
Duke vazhduar hulumtimet që i përkasin kësaj teorijeje (: "Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indoevropiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre" Anila Omari) , me dalin shumë përkrahës . Por të jemi të sigurtë që ata janë nga rradhet sllave, dhe nga rradhët e shqiptarëve që synojnë një shterrim të kombit, një shuarje të prejardhjes (origjinës) sonë dhe krijimin e një krijese artifiaciale me përmasa të të mëdhe të shurjës së saj (shqiptarëve fxh)
Kur erdhën sllavët në Ballkan? na gjetën neve këtu , apo ne pas disa shekujsh pasi ”që erdhëm si të pa strehë i gjetëm” ata ?
Tentime nga më të ndryshmet shekullore ose dy-tri shekullore për mohimin e çdo gjëje
shqiptare , për habinë tonë vazhdojnë edhe sot. Kur do të ndalën? Mendoj se kurrë , pasiqë edhe nga vetë gjiu i ynë vazhdimisht po dalin mohsat e gjuhës, historisë dhe fytyrave tona kombëtare. Që të kemi një pasqyrë edhe më të qartë se si mohohet gjuha shqipe në qarqet akademike të huaja deshta të ju njoh edhe me një libër (prej shumë librave) të autorit sllovak Jan Kollar : ”Sláva bohyn? a p?vod jména Slav?v ?ili Slavjan?v 1839 ) ”Lavdi Perendisë për emrin dhe gjuhën Sllave ”(1839)
Nga vetë titulli shihet se si dhe me çfarë krenari e flitet për gjuhën sllave.Nuk do të më kishte penguar aspak si libër sikur mos të kishte folë në gjuhën e sotme te Anila Omarit dhe të anilanave tjerë. Si popull të ardhur vonë në trojet ku janë ata janë munduar në mënyra të ndryshme që të paraqesin ”autoktoninë” e tyre.Për qëllimet e tyre shpërlarëse , sllavët janë munduar në çdo formë të neutralizojnë elementin shqiptar ; se me zhvlerësimin e çdo gjëje shqiptare i forcojnë pozitat e tyre prej hajni në Europë.
Është për t´ardhur keq se si munden ”kokat e ndritura” shqiptare të këndojnë në të njejtin grup koral , apo në të njejtën orkestër të marrin edhe rolin e violinës së parë.
Dihet që lidhjet gjuhësore ekzistojnë kudo ndërmjet popujve, por autorja (Anila Omari) e thotë krejt ndryshe, ku, sipas saj, jo vetëm që serbët e shqiptarët kanë lidhje gjuhësore por ata e kanë, sipas saj, edhe të njëjtin paraardhës, kurse Jan Kollar që më 1839 e thot që ja fjelët sllave në gjuhën e shqiptarëve : Arra=orech (arra)
At=ot otec (ati),Bagatia=bogatstwj (pasuria),Balta=blato ,Berber=barbjr ( fjalë jo shqipe) ,Borika=borowice, Briska=britva,Cuba=dëwa ,????n=cekan /kyg ,Ciap=cap, kozel ,Dera=dwére ,Derres=drzeti ,Drapar=neb, sradar, srp ;Dru=drwo ,Durog=darugi
Durim=dar Dzier=deru, drátí Eviiatikit=wlhky, wilgotny, pois Fangil thengjill=ugel uhel,Fliakà=??, blcenj, plamen Gati=gotow Gliep= slep lippitudo Gropa=grob, Gropos=brobjm polàbiti Grusht=grst, hrst,hubjm :Cheth=hodjm Ishprazin=prázen Fàngilthengjill=ugel uhel
Fliakà=?? blcenj, plamen Gati= gotow Gliep=sr slep lippitudo Gropa=grob, hrob
Gropog=brobjm, polàbiti Grusht=grst, hrstCheth=hodjm I shpràzt=prázen
Liagin=láhwice, Liuga=lyzica Liupata=lopata Mace=raacka, kocka Miegula=magla, mhla ,Mrezià=mreza sak sjt, Mut=mut, kal, legno, [smutna voda] Nata, Nat=noc Nemec=nëmy
Nese e bëjmë një vështrim të thjeshtë të fjalëve ” sllave ” në gjuhën shqipe , shofim se ato janë fjalë të vjetra pellazgjike -ilire-shqipe se pse janë një rrokëshe (monosylabike), psh.
at, flak´, der`, çub´ e shumë tjera.Por le të mbetet në ndërgjegjën e gjuhëtarëve dhe tëna spjegojnë si duhet këtë ”huazim ”të shqipes nga sllavishtja
Përndryshe , për ata që duan më shumë le të referohen në: Sláwa bohyn? a p?wod gména Slaw?w ?ili Slawjan?w: w listech k P. J. Šafa?ikowi By Ján Kollár(books.google.com).