E hene, 11.11.2024, 05:30 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Rita po vjen përsëri!

E shtune, 15.02.2014, 05:35 PM


Mesazhi i perëndimit, Rita po vjen përsëri !

Nga Fahri Xharra

(”Rita Ora me këngë në gjuhën shqipe ” Ka treguar se shumë shpejt do të vijë në Kosovë. E gjithashtu ka njoftuar se është duke punuar një këngë të re të cilën do ta sjellë në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Rita Ora, e cila me padurim po pret këto dy befasi, ka thënë ajo nëpër rrjetet sociale.

Lidhja e saj me vendlindjen sa vjen e rritet. E ndonëse angazhimet artistike i ka shtrirë në tregun botëror, Rita Ora për asnjë çast nuk ka qëndruar larg shqiptarëve të saj. Edhe më të afërt me kosovarët, këngëtaren do ta bëjë një këngë në gjuhen shqipe për të cilën ajo ka njoftuar se do ta sjellë së shpejti... Nga Express | 10 Shkurt 2014.)....

Me daljen e Rita Orës si yll i dalluar e plot shkëlqim në qiellin e muzikës botërore, unë e shoh një ndryshim të madh në të mirën e përkrahjes së botës së civilizuar së vazhdimësisë sonë. Pse doli Rita Ora në skenë?

Përkundër asaj që retë e zeza nuk i ndahen qiellit tonë të kaltër, përkundër asaj që vetëtimat dhe bubullimat i përcjellin retë turbulluese , përkundër asaj që kjo është një vazhdimësi e qëllimshme për futjen e ngricave në mesin e ngrohtësisë sonë atdhetare; por jo, i kemi bërë dhe i bëjmë ballë tradhtive nga më të ndryshmet, i bëjmë edhe sot ballë mohimeve të vetvetes, errësimin e të kaluarës sonë, njollosjen e të mëdhenjve tanë. Rita po vjen, Rita po vjen.

Pse po e përmendi Rita Orën? Rita Ora është ylli i Kosovës, me të gjitha të mirat e të këqijat që njerëzit mund t’ia mveshin nuk mund ta nënvlerësojnë, pasi është e vetmja që s’e mohon kombësinë e saj edhe në piedestalet më të larta botërore aty ku shumë vetë nga ne do të pranonin të identifikoheshin si shtetas të huaj e për të arritur të mirat marramendëse financiare që iu kishin ofruar për një pohim të tillë.

“Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit. Duke mos pasur qendër të rëndimit, e kemi të vështirë aplikimin e koncepteve të gravitetit”. Pse jam? Çka jam? Kush jam unë? Pse jam këtu? Për çka jam këtu? Janë pyetjet e rëndomta dhe sfilitëse që na mundojnë. Të gjithë sillemi rreth shumë pyetjeve, të cilave nuk ua dimë përgjigjen. Jo pse nuk dimë të përgjigjemi, por sepse nuk mundemi. Nuk mundemi se jemi të rrethuar me shumë probleme, e nuk dimë se cilës t`ia gjejmë të panjohurën së pari.

A po e vlerësojmë veten aq sa duhet dhe si duhet? Rita po vjen, Rita po vjen.

Çdo gjë e gjallë duhet patjetër t`u përshtatet ligjeve të natyrës, përndryshe rrezikohet nga zhdukja. Të tjerët këtë e dinë dhe llogarisin saktë se çfarë mundi iu duhet për të na larguar nga graviteti ynë, si dhe nga orbita e jonë e qëndrueshmërisë historike. Si veprojnë ata? E kanë të qartë dhe shumë mirë të llogaritur energjinë finale dhe nxitimin e duhur të një objekti që bie prapa në tokë dhe e dinë mirë se çka duhet bërë që ne të qëndrojmë gjithmonë pezull si objektet e humbura në gjithësi. A kemi edhe në mesin tonë të atillë që e dëshirojnë qëndrimin tonë pezull në gjithësinë dhe tërësinë e historisë?

Kodoshët e kombit

A mendon kush, dhe kush e njeh një njeri që të jetë, arkitekt, sociolog, historian, muzikolog, sportist, urbanist, humanist, artist, estetist, folklorist, mitist dhe gjithfarë "ist"-i tjetër, por kryesorja të jetë antikomb? Por, Rita po vjen, Rita po vjen. Nihilizmi pasqyrohet duke i mohuar vlerat e çdo strukture sociale, shtetit e ligjit, normave të vlerës dhe principeve të moralit. Këto orientime mund të çojnë kah dhuna dhe terrorizmi kundër një sistemi të vendosur edhe të rezulton në rezistencën dhe qëndrimin pasiv ndaj çdo gjëje pa kurrfarë alternative në mendje. Nihilistët na fusin në heshtjen e madhe ndaj Jeremiqëve që e paraqesin veten si viktima, si ato të natës së kristaltë, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk i ka vrarë e as dorëzuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nihilistët dhe mohuesit na bëjnë që të heshtim ndaj Jeremiqëve sllavë që në botën arabe na paraqesin si proeuropian e në botën e krishterë si “fundamentalistë islamikë”. Nga vjen kjo? Nga mospërfillja ndër-intelektuale, nga mospërfillja ndër-shqiptare. Një gjë duhet ditur, mirë se mospërfillja ndër-shqiptare e sjell guximin e të tjerëve për synime më të rrezikshme. Mospërfillja ndër-shqiptare shumë e lakmuar me vetëdije apo pa të, me frymëzim nga diçka që nuk po i vjen erë e mirë, mospërfillje deri në atë shkallë sa të mos vetëdurohemi, mospërfillje aq e madhe sa edhe të urrehemi midis nesh (me njëri-tjetrin). Kjo është ikje nga vetvetja dhe një zbërthim në dromca të vogla, ashtu siç e duan të tjerët. E përmenda Ritën me një gëzim që përkrahja e botës së civilizuar për ne ende vazhdon dhe si e tillë është një grusht i rëndë ndaj atyre që po na i sjellin retë e zeza në qiellin tonë.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora