Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kosova nuk është shtet islamik
E premte, 14.02.2014, 08:09 PM
Kosova nuk është shtet islamik
Nga Fahri Xharra
”Me sot
lirisht mund të thuhet se përfaqësues radikal të Islamit në Kosovë i kanë
ofruar një argument Rusisë dhe Serbisë që këto dy shtete asnjëherë nuk e kanë
pasur deri më tash. Sidomos përfshirja e shqiptarëve në luftën e Sirisë është
përdorur gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga përfaqësuesi rus
si një rrezik që po vjen nga shqiptarët. Historikisht Rusia dhe
Vetëdija
e ultë kombtare shqiptare në Kosovë është pasojë e një pas lufteje plot
skandale shoqërore, turbulenca mediale
dhe e një varfërijeje të pa kuptueshme dhe të papritur.Zakonisht për zhvillimin
e e ndonjë sëmundjeje, bakterjeve apo virusëve trupi i lodhur, i cfilitur dhe i
pa yshqyer iu ofron një mjedis shumë të lehtë për shumëzim.
A jemi
shtet islamik ? Jo. A po manifestohemi si i tillë ?
I kam me
mijëra pyetje të cilat lypin përgjegje nga të gjithë ne, por kryesorja është se si po arrinë
Te kalojmë në planet e tyre, në ato plane që janë në publik, të cilat çdo shqiptar që di shkrim -lexim mund ti kupton dhe ta sheh vetën se a është lojtar në lojën e përgaditur antishqiptare.
Botës dhe neve , na janë të njohura planet e Garashaninit, Çubriloviqit dhe Ivo Andriqit.
Ato janë dhe me ato shërbehet edhe sot politika serbe . Por e keqja që ne nuk i lexojmë dhe nuk bindemi që ujku është gjithnjë tek dera.Dhe, i besojmë buëqeshjës së tij.
Vaso Çubriloviöi ishte një historian, mësues dhe politikan. Në rini kishte marrur pjesë në vrasjen e Franc Ferdinandit në Sarajevë Në Jugosllavinë e vjetër ishte këshilltar politik i shtetit. Pas Luftës së dytë botërore ishte edhe anëtarë i Akademisë së Shkencave të Serbisë- Çka thot ai në planin e tij për ne? :” Si që dihet Masat Muslimane, në përgjithësi janë lehtë të ndikuara ( mashtruara ) nga feja dhe besimet e kota dhe janë shumë fanatikë.Kështu ne duhet që shqiptarëve të iu marrim nën kontrollë njerzit e tyre të fesë me kërcnime apo me para që të kemi më të lehtë për dirigjimin me ta ( me shqiptarë fxh)....Duhen të gjinden agjitatorët sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe special ata të Turqisë, sepse atyre iu besohet më shumë”..Kur vjen puna tek feja, shqiptarët janë shumë të prekshëm, prandaj ata duhet të ngacmohen në këtë pikë Kjo mund të arrihet nëpërmjet keqtrajtimit të tyre . Klerikët e tyre duhen manipuluar, të ndalojmë poligamin e tyre dhe sidomos të mundësojmë mos shkollimin e vajzave te tyre..”.
“Në momentet e fundit të jetës, para se t'i pushoj edhe për pak qaste rrahja e zemrës, Hoxhë Saidi i Dibrës e kishte lënë këtë porosi: "Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim. Pasi të fitohet liria të m'i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini një flamur." Pra siç po shihet Saidi nuk e humbte shpresën se do të vijë dita kur edhe zogu edhe bilbili do të këndojnë lirisht shqip.” po juve cka t iu shkrujnë ne gurin e varrit, apo do që të varrosin në zallin e Afrikës, pa shenjë e pa dokë?