E premte, 19.04.2024, 03:48 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Barkat e qepura ilire!

E enjte, 27.03.2014, 08:50 PM


Të herëshëm ishim -  Barkat e qepura ilire !

Nga Fahri Xharra

E pa mundur dhe shumë e vështirë të mos e lidhësh historinë tonë me zbulimet e nënujit dhe të nëntokës që vazhdimisht na befasojnë me mrekullitë e të kaluarës sonë . Sa më shumë po zbulohet , po gjurmohet  dhe  po publikohet po shifet që historia na i ka ruajtur shënimet e saja në mënyrë të virgjër që një ditë të na e thotë ato që nuk guxonim ti thonim ne. Nuk guxonim , por edhe nëse guxonim  flisnim me të ”ndëgjueme ” , se nuk kishim prova. Provat , ah provat!

Sa e paturpshme më duket kur  më thonë që po kërkoj për të gjetur shqiptar në shpellat e Azisë , në jashtëtokësorët , në gjithësi. Ne një anë mosdija dhe qëndrimi absolut në  përkrahjën padhëmbje në mosdijën individuale  dhe atë kolektive, e në anën tjetër dëshira e  qëllimshme për mohimin e çdo gjëje shqiptare dhe  dhe të kaluarës së saj. Deri sa fqinjët e nxjerrin vetvetën të vjetër dhe vendas të këtyre tokava , të vjetër mbi 8 000 vjet ; disa nga ne në mënyrë absolute mundohen të zhvlerësojnë çdo gjë .

Por  kur të iu them që ne i kishim edhe barkat e qepura,  që ato ishin pjellë e mendjes së të parëve tonë për ta lehtësuar bartjen , lëvizjen dhe komunikimin ndërnjerëzor ; në atë kohë nuk kishte as  sllavë e sa turq këndej pari.  Barka e qepur e  gjetur këto ditë në ujërat e njlmtë të Kroacisë ,  që sipas arkeologëve daton mbi 3200 vjet e vjetër , është një falemnderim që na e ka bërë natyra duke na i ruajtur reliket e kohës që në kohën e sit të dokumentojmë që ishim këndej pari kur nuk kishte njeri tjetër , ishim  ne.

”Një barkë e kohës së Bronzit u gjet në Mesdhe ” shkruan gazeta Le Point.fr , duke i falëmnderuar syqeltësisë së një  peshkatari ”.Pra në lagunën Zambratia në Kroaci , arkeologët nën-ujor ia dhanë dritën një barkeje të vjetër mbi 3200 vjeçare , të mëshehur në fundin e detit . Një shpërblim i natyrës me ruajtjen e saj.

” Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm ” thoshte  e ngazëlluar Giulia Boetto , arkeologe detare e ngarkuar për hulumtime nga CNRS . E gjithë kjo ishte një vazhdim pune e bashkeshortëve kroat Ida Konçanit ( arkeologe) dhe burrit të saj Marko Uhaç (Ministër i Kulturës së Kroacisë ) të cilët që në viti 2008  në bazë të shenjave që iu kishte dhënë peshkatari , kishin ndërmarrur zhytje- hulumtim , dhe i kishin sjellur mbi ujë provat e një barkeje që mendohet të ishte romake (?) Por , falë rezultaeve të sondimit me karboni C 14 u pa që objekti ishte i kohës para romake , nja 1200 vjet para Krishtit. S´kishte as Romë atëherë , e as perandori Romake.

Fjala ishte për një konstrukt plotësish i veçant , tipik për Detin Adriatik :

“Barkat e qepura” ishin një teknikë e posaçme lundrimi e jetësuar në Adriatik , deri në ardhnje e romakëve, dikush thotë epokën romake. Mjeshtëria ishte në ate që dërrasat mbaheshin ndër veti me një “qepje” me litarë bimor.. Këta litarë futeshin nëpër zgavrat të cilat shpoheshin nëpër dërrasa , dhe këshu e krijonin tërësinë  që qëndronte.

Nga kjo barkë e madhe apo anije e vogël ,kanë mbetur vetëm 7 m nga gjatësia  dhe 2,5 m  nga gjerësia e sajë . dmth lidhjet dhe pjesa thetër është kalbur. Pjesa e mbetur pra është pjesërisht e ruajtur mirë. Dërrasat ishin  nga druri i bredhit ,verrit dhe elmit.

“Mënyra e rregullimt , teknika e të lidhurit dhe e të përforcuarit të dërrasave ndër veti , ishte tipike për Histritët dhe Liburnët dhe  me këte mund të the me sigurinë më të madhe se ishte fjala për një mjet lundrues të ndërtuar nga njerëzit  local” -thot arkeologëja Giulia Boetto.

Por nuk mbaron me kaq , arkeologët kroat  , nja disa qindra metra largë anijës së vogël gjetën mbi një sipërfaqe të madhe prej më shumë se një hektar  shumë shtylla të drurit, të cilat   ishin mbajtëset e shtëpive e vjetra mbi ujë. Pas analizimit bathymetrik te gjirit, qeramikave dhe kockat e kafshëve të ndryshme të gjetura në vendin e përmendur, duket se epokën e bronzit, gjiri ishte në të vërtetë ... një lagunë.

Se ç’më ra laku në fyt dhe gati ma zuri frymën; gati më ngufati kur e pashë të shkruar që nuk paskemi vazhdimësi nga ilirët, se qenkemi të mbirë mbi këta mijëravjeçarë nga farët e kërpudhave të sjella nga Azia në një vend që i “kishte” banorët e saj që moti. E ne si ardhacakë, të vendosur si për “gjynah” në malet dhe bjeshkët e Ilirisë “pritnim” leje që të vazhdonim jetën. “Mirësia e vendasve” si kundërshpërblim për shërbimet që i bënim na mundësoi të bëhemi ata që jemi. “Duhet t’ua dimë për nder” që na dhanë pak tokë, pak ujë dhe pak frymë’! A jemi ne në vete? Po kush e pranon këtë? Ne duhet të jemi plotësisht të shitur, plotësisht të pagjak që të alivanosemi nën ndikimin e aromës së joshjes për të mohuar çdo rrënjë tonën. Krim! I madhi Gjergj Fishta kishte për të thënë: “O Perëndi a ndjeve, po lanë pa Histori dhe e kishte për ta fajësuar Zotin: “E ti rri e gjuen me rrfé, lisat n’per male kot!”.

Çudi! Liburnia! Çudi Histritët!

“Si ta përshkruajmë Liburninë?  Po, si një thesar të gjetur të vlerave unike të përzierjes së trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike.(“Liburnët, të parët e shqiptarëve” nga fxh)  Liburnia shkruajnë kroatët është një simfoni e pamjeve dhe e zërave nga aroma e shijeve dhe e kultit. Primorja dhe Gorski Kotari ( Kroacia e sotme) shtrihen mbi atë që dikur ishte pjesa perëndimore e asaj bote antike dhe mistike, e thurur si pëlhurat në veket e lashtësisë; nëpër thellësinë e hapësirës dhe kohës. Bota e natyrës, me llojllojshmërinë e saj ishte e bekuar nga Zoti. Valët specifike të habitatit të Alpeve Dinarike dhe ngrohtësia e Adriatikut, e bëjnë reliefin që të zgjon krenarinë e një toke të trashëguar. Pozita gjeografike e kësaj pjese të Ilirisë që e bënte lidhjen më të shkurtër në mes qytetërimeve të Mesdheut dhe asaj të Evropës Qendrore ishin të bekuar për një rënie të domosdoshme në lakminë historike. Historia e saj është aq e pasur sa trashëgimia natyrore nga ajo. Në një tokë aq të vogël shekujt e tërë janë përplasur me pushtues dhe mbrojtës, me luftëra dhe tregti, dhe famë e kulmim historik; deri në rënie në duar të ardhësve që ndërroheshin pa mëshirë. Liburnia në gjeografinë e lashtë ishte toka e Liburnëve, një tokë përgjatë Adriatikut verilindor, në kohët e sotme Kroacia, kufijtë e të cilit lundronin në zgjerimet e tij duke e rritur dominimin e Liburnisë në mes të shekujve 11-të 1 të epokës sonë

Rekonstruim dixhital 3D i barkave te qepura



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora