Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse çmohet shumë Kemal Ataturku?
E premte, 18.04.2014, 04:39 PM
Pse çmohet shumë Kemal Ataturku?
Nga Fahri Xharra
Nuk më kapi as malli e as lotët nuk më shkuan kur për Atin e Turqisë lexova shumë. As pak nuk u rrënqetha sepse ai ishte me prejardhje shqiptare , e as as që më bëri syri vërr se sa i madh që ishte . Çudi ! se si nga toka e jonë dalin të mëdhenjt ,por janë të mëdhenj aty ku jetojnë. Kjo më ngacmon ! Historia është mësuesja e jetës ,jo vetëm për mua por për ne të gjithë; edhe për shkrimtarin , poetin , kujdestarin e shtëpisë , atdhetarin dhe deri te burrështetasi ynë apo burrështetasit tonë.
E lexova diku dhe më pëlqeu :” Pavaresia e Kosovës nuk është pronë e askujt . Nuk ka personazh më të rëndesishëm ose më pak te rëndësishëm. Ishte një luftë gjithëpopullore. Ishte një vuajtje kombëtare. Edhe unë jam pjesëtare e kësaj pavarësije . Si mendoni qe Pavaresia ti atribuohet dikujt . Jo! Edhe nëna qe e shihte duke ia vrarë djalin ndër sy, edhe gruaja e dhunuar, edhe fëmija qe mbeti pa prindër , edhe shtëpija djegur e lagjës sime , të gjithë janë personazhe të rëndësishme të Pavaresisë.(A.Xh.) “
Shteti
apo lideri botërorë pa të cilin nuk do t'ia dilnim? Kë ta dallojme ? Europa dhe bota e civilizuar
qante për ne . Edhe anglezi , francezi, spanjolli çeku, irlandezi te gjithë vuanin me ne. Ne historinë e njerëzimt Kosova ishte hollakausti i dytë. Kjo
mjaftonte që edhe fuqitë ushtarake kontinentale apo ato botërore të shprehin
mllefin ndaj Serbise. Nëse insistoni se cili lider , atëherë ai ishte Tonny
Blairi dhe Bill Clintoni. Por a mund të mos permendet
Shiraku i Francës ?
Dikush
pyeti :
Por, pse
çmohet aq shumë Kemali , Ati i Turqëve ? Çmohet, sepse bëri shumë për Turqinë.
-I
rëndësishëm është se e themeloi
Republiken Turke dhe ishte kryetari i parë i saj. E formoi shtetin modern turk
nga hiri dhe pluhuri i Imperatorisë Otomane, një një ” i sëmurë e Bosforit
”
-E krijoi shtetin sekular në mesin e një mori shtetesh islamike . Ai punoi në dy drejtime ; së pari si reformator në ndërrimin fundamental të shoqërisë dhe e bëri që i tërë populli të ta sheh dhe të bindet në ato ndërrime. ( Ne , nuk po shofim ndërrime në asnjërin nga shtetet shqiptare që të bindemi në atë çka kishim dëgjuar dhe kishim shpresuar))
- E solli fundin e një dinastije Otomane e cila e kishte sunduar Perandorinë për mbi 6 shekuj dhe e bëri Republikën e Tuqisë me 1923 .( Ne e sollëm fundin e komunizmit në një anë e në anën tjetër fundin e barbarize shekullore serbe, dhe nuk bëmë asgjë të re)
- Si President , për 15 vjetët e tij të udhëheqjes , në mënyrën më të butë i solli reformat politike, ekonomike , ligjsore dhe kulturore . ( Ne nuk bëmë asgjë më tepër se sa e shkruam në letër)
Bëri reforma civilizuese :Reformat politike: E shformoi Sulltanatin ( 1.11.1922 ) ( ne krijuam sultanate partiake ); e hjeki kalifatin (3.03 1924 ) ( ne rrezikohemi nga sulltanët e rinj).I anulojë gjykatat fetare . ( ne filluam ta propagojmë sheriatin); E futi ligjin sekular gjithëkombëtar . ( ne e sulmojmë sekularizmin tonë ) . E shliroi gruan turke duke i dhënë të drejta politike dhe sociale (1926) ( ne po ia sjellim shaminë , ferexhën , largimin nga shkolla ) . E unifikoi edukimin . I mbylli medresetë dhe i hapi shkollat bashkëkohore sipas nevojave civilizuese të kombit ( Ne po hapim medrese dhe shkolla nëpër xhamija)
E futi Alfabetin Turk me shkronja latine dhe e filloi pastrimin e gjuhës turke nga fjalët e huaja (1 .11.1928 ) ( Ne nuk e pranojmë gjuhën e bashkuar dhe krijojmë gjuhë lokale, e kërkojmë alfabetin osman )
E ne me kë të lavdërohemi`?