Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Serbia do t´i shpallë të pavlerëshme
E hene, 28.04.2014, 06:12 PM
Kur
Nga Fahri Xharra
"P ë
r mua ë s h t ë z g j i d h u r ç ë s h t j a
e K o s o v ë s. Kjo do të thotë
se ajo nuk ekziston më si Krahinë
Jugore.Brezin tuaj e këshilloj që mos të shpenzoni energjinë në çështjen e
Kosovës,ngaqë historia atë e ka zgjidhur pa ju".Qosiq thekson se ai:"
pari në vitet e gjashtëdhjeta kam dalë në opinion me idenë për ndarjen e
Kosovës,por ajo nuk ka kaluar... Nëse në një luftë humbasim 60 për qind të
meshkujve,ashtu na kishte ndodhur ne,nëse në vend aq shumë rrënohet dhe
plaçkitet si
Por, kjo nuk mjafton! Ta ndjekim pak historikun . Të shofim se si ata e planifikonin zhbërjen tonë ; e donin rritjen teritoriale me toka të huaja , me njerëz të huaj. E mendonin dhunën (jo vetëm që e mendonin) si mjet për arritjen e idesë së tyre t´errtë për ne. . Deri diku edhe ia arrijtën ! Ku qëndronte plani i tyre , dhe ku është qëllimi im?
Sërbia e madhe e quajtur edhe ideologjia serbomadhe e mendonte bashkimin e tokave
”serbe” , ato toka ku ata ” jetojnë ” dhe ”dikur jetonin”. Ku mund të ketë Serbi të madhe të shtrirë mbi toka të huaja.? Por planet me emra të ndryshëm dhe autorë të ndryshëm shtriheshin mbi tavolinat e zyreve të tyre dhe të kancelarive europiane gjatë gjithë kohës( që nga fillimi i shekullit të 19-të)
Ilia Garashanini(1844) dhe Na?ertanija e tij. Naçertanja ( plan, prashikim) ishte një program i msheft i politikës së jashtme të Serbisë. Plani ishte bazë e politikës serbe, që ajo të mos përkufizohet në kufijt e sotëm të saj (1884 fxh) , por duhet që ti bashkoj të gjithë popujt serb që ata na rrethojnë (Ilia G. Na?ertanije) (?erta je i temelj srpske politike, da se ona ne ograni?ava na sadašnje njene granice, no da teži sebi priljubiti sve narode srpske koji ju okružavaju (Ilija Garašanin, Na?ertanije) .Sipas të famshmës Naçertanje :”Serbia duhet të punoj në çlirimin e Serbëve dhe Sllavëve të tjerë dhe ti bashkon krahinat për rreth saj , Bosnja , Hercegovina , Mali i Zi , Shqipëria Veriore , Kosova , Sanxhaku (që ishin ende ndër Perandorinë osmane 1884) si dhe të tjerat që ishin nën Austrohungarinë.”
Serbët e dinin që perandorisë osmane i viente fundi , dhe mendonin ( dhe ia arrijtën ) që të shkëpusin sa më shumë toka të ”saja”.Serbia karshi botës e paraqitëte ” të drejtën e saj të shenjt historike ” e cila bazohej në ”Carevinën Serbe të Dushanint ” të shek.14-të. ” Sërbia duhet që nga shteti turk të merr gurë pas guri ,dhe nga ky material i mirë të ndërton mbi themelet e vjetra dhe të forta të carevinës serbe një shtet të madh serb”
mënyrë: ” Serbët e tri feve , ata të ”fesë greke” (ortodoksisë sllave) e quajnë vetën Serb, ( paramnendoni se çfarë numri i madh i shqiptarëve ortodoks është përfshirë në këtë grupim , duke pasur par syshë edhe vetë Vuk Karaxhiqin), të tjerët me ”fenë turke ” që quhen turq dhe të tretët ”të fesë së Romës” që quhen Latin.
Herët , shumë heret (1807) Kisha Serbe i kishte dërguar misionarët e vet (Arsenije Gagovi?-i, Stevan Stratimirovi?-i ) tek Cari i Rusisë që t´ia paraqesin dhe propozojnë planin pë ” ribërjen e "Carstva Slavjano-Serbskoga" , po në këtë vit edhe vladika i Malit të Zi ( Mali i Zi nuk kishte shtet në atë kohë ) Njegoshi e dërgon edhe ai planin e tij tek Cari i Rusisë për zgjerimin e Malit të Zi edhe kah Hercegovina dhe Dalmacia .(1807)
Por sidoqoft bazat e teorive dhe ambicjeve serbomëdha i ka themeluar Vuk Karaxhiqi.
Planet dhe apetitet serbe nuk kishin të ndalur . Paraqitet në skenë Jovan Cvijiçi i cili e shihte përparimin politik të Serbisë me anën e teorive serbomëdha. Ai i e kishte në ”qef” jugun e Ballkanit , mendonte në Maqedoninë e sotme dhe në Shqipërinë Veriore.. ” që ishin tejet të rëndësishme për zhvillimin e Serbisë” Merrni me mend që vendimet e Kongresit të Berlinit (1878) atij nuk i pëlqenin dhe se sipas tij :”Serbia ka mbetur shtet në shtetrrethim” dhe ” serbët , popull i burgosur” dhe në mënyrë që ajo (Serbia fxh) ”ta fitonte pavarësinë saj i duhej patjetër dalja në detin Adriatik ” Edhe Dubrovniku ” ishte ” serb , sipas tij. Cvijiçi nuk shihte ëndrra , a i e dinte që ”problemi ” serb zgjidhet vetëm me luftë . Dhe, atë e bënë dis herë.
Shumë plane , shumë përgatitje në vazhdimësi . Në vitin 1937 ,docenti i Fakultetit filozofik ne Beograd Vasa Çubriloviç, iu pat dëduar organeve shtetërore të Jugosllavisë një dokument të besueshëm me titullin ” Shpërngulja e Shqiptarëve” i cili flet për ”zgjidhjen e problemit Shqiptar, gjegjësisht si thot ai për shpërnuljen e koordinuar , sistematike dhe energjike” të shqiptarëve nga Jugosllavia, Çubriloviçi i propozon metodat e dhunës , tmerrit , presionit, korruptimit, dërgimin e njësive paraushtarake për kalljen dhe e fshatrave në mënurë që të arrihet shpërngulja masovike e banorëve shqipëtar nga tokat e tyre.
Në vitin 1939 , Nobelisti i ardhshëm (1961) , Ivo Andriç-i hynë në grupin e prejektuesve më të urryer për ndarjen e Shqipërisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve muslimanë.
E more Zot !
Mendoni që do të kemi qetësi nga Serbët ? Kurrë . Por ,fatbardhësisht që kësaj rradhe e kemi zgjedhur mikun.
Deri diku
kishte me u lehtësue shpirti sikur
Pra , kur