Mendime
Xhemal Ahmeti: “Zorraxhinjtë” në “shehëret” shqiptare
E enjte, 29.05.2014, 06:44 PM
“Zorraxhinjtë” në “shehëret”
shqiptare
Sulltani është çuar lugat dhe bën shqiptarët sërish për veti. Kështu krijohet përshtypja kur dëgjon turkofilët me shqipe të çalueshme. Problemi majëzohet kur ata qëllimisht nuk bëjnë dallimin ndërmjet panturqizmit dhe islamit. Qëllimisht, sepse islami i shqiptarizuar përjashton ekspansionet nga lindja
Nga Xhemal AHMETI
Demonstratat e dikurshme qyteteve të Maqedonisë, të cilat u organizuan në mbështetje të Recep Tayyip Erdo?an-it, gjersa ai shtypte revoltën qytetare me dhunë habitën shumë shqiptarë. Nuk munguan as akuzat shqiptarët e Maqedonisë të jenë tjetërsuar në turq; të kenë harruar sundimin e gjatë osman si dhe bëmat e tyre kundër qenies shqiptare. Historikisht manifestimet ishin vërtet më se paradoksale, mirëpo jo sa i përket aktualitetit dhe të djeshmes, sidomos kohës gjatë sistemit ish – jugosllav. Jo vetëm në zona ku ka jetuar elementi proturk është vërejtur një anim kah Bosfori, por edhe në ato zona ku ka ekzistuar një racizëm i theksuar deklarativ ndaj komunitetit në fjalë, fragmente të kulturës turke kanë jetuar e janë zhvilluar paradoksalisht si pjesë e integruar e identitetit të shqiptarëve.
Historia
Në shumë
aspekte historia zyrtare shqiptare u përngjanë përrallave të “ujkut dhe
kësulëkuqes”. Këtë gjendje e përdhosin edhe më shumë divizioni i
hobihistorianëve që janë çuar peshë dhe sajojnë historitë nga më të çuditshmet
e që s’kanë të bëjnë absolutisht me burimet en total për periudha të caktuara.
Shumëkujt i mjafton një burim (duke përjashtuar 99 tjerat e disfavorshme) për
të na sjellë një histori sipas stomakut personal, kështu duke irrituar dhe
nxehur gjakrat edhe më shumë se sa që duron racionali i shek. 21. Krahasuar me
pushtimet e periudhat tjera ajo osmane është më së paku e bazuar në faktografi.
Historitë zyrtare janë mjaftuar vetëm me përshkrime kuazi antisomane e që në
thelb (për shkak të mospërshkrimit fare të betejave, episodeve e pogromeve)
janë të ngrituar në stilin: akuzo pa fakte me qëllimin që mos të të besojë
kush, pra për të shkaktuar efektin e kundërt. Kjo metodë e përshkrimit ka të
bëjë me një perceptim joarmiqësor ndërmjet osmanëve dhe sllavëve, i cili
Jugosllavitë proturke
Gjatë
kohës së ish Jugosllavisë (flasim për vitet e 80-ta pasi i kemi përjetuar vetë)
muzika veshplasëse që dilte nga altoparlantët e qebaptoreve, ëmbëltoreve,
furrave, çajtoreve e kafeneve me “konobarica” ishte kryesisht turke e
boshnjako-serbe, madje edhe në Tetovën e konsideruar nga shteti si “vatër e
nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”. Bashkë me videoaparatin e parë pjesën
perëndimore të Maqedonisë e populluan edhe filmat me Karamuratin – hakamrrësin
e Anadollit, Ferdi Tayfur-in, Ibrahim Tatlisës e të ngjashëm. Shumica e pleqve
dispononin me kalendare (me verse kuranore) turke që i lexonin me zë për t’i
përmbyllur me “turk elhamdurilah”. Të njëjtën e bënin edhe imamët e pashkollë
dhe me autoritet fshatrave të Pollogut, Shkupit, Karadakut e gjetiu. Tani
parashtrohet pyetja pse identifikohet
Për Jugosllavinë e tretë, në fillim, kjo simbiozë ishte e qëllimtë sepse në këtë mënyrë mundej të justifikojë dëbimet masive dhe të falsifikojë statistikat mbi popullsinë për të krijuar republikat-shtetet e reja sllave. Prandaj në të njëjtin hov të “maqedonizimit” të mbiemrave me ov- ovski të ortodoksëve ndodhte edhe regjistrimi i qytetarëve me origjinë të saktë shqiptare por turqishtëfolëse (edhe shumë shqipfolësve) si pjesëtarë të komunitetit turk. Të fundit e konsideronin veten “sheherlinjë” (pra më urbanë se tjerët, çka nuk ishin në asnjë mënyrë) të tjerët i mbiquanin me nënçmim si “zorraxhinjë” (Pollogut e gjithandej).
Zorraxhinj e sheherlinjë
Turkofilët e sotëm pohojnë të jenë “mbetje osmane pas largimit të perandorisë”. Gjë që nuk dëshmohet dot as nga defterët e atëhershëm osmanë e as nga burimet tjera anësore që kanë mbetur mbi ato zona ku jetojnë turqit e Prizrenit, Gostivarit e vendeve tjera. Përkundrazi ekzistojnë me tonelata materiale që dokumentojnë kapërcimin e familjeve të priviligjuara shqiptare në statusin e “sheherliut”, “beut” konform edhe sistemit të rekrutimit osman që nëpërmjet vendorëve të administrojë tokat e pushtuara. Tjetri fakt logjik që flet për këtë tezë është edhe pyetja: pse në këto toka nuk mbeti nga ajo kohë asnjë familje që sot do t’i gjente rrënjët në fiset siriane, arabe, greke, serbe, egjiptase, perse, popuj të cilët poashtu me shumicë përbënin hierarkinë osmane, por vetëm turqit atëherë jo gjithmonë konstitutiv të perandorisë qoftë edhe si etni (emërimi turk për selxhukët lind nga goja e europianeve që quanin zonat e tyre “vendet e turkut”).
Islami dhe dovleti
T’i rikthehemi turkofilisë dhe islamit. Historikisht lidhshmëria ndërmjet religjionit dhe osmanisë është e arsyeshme dhe faktikisht kapitale. Për shkak të inicimit të fesë në tokat shqiptare. Më pastaj gjithçka flet që besimi, religjioni të ketë shërbyer si mjet ekspansioni i imperatorisë osmane. Një kontinuitet që këputet me krijimin e Turqisë moderne dhe që ringjallet me ardhjen e Erdoganit në pushtet. Kjo shihet pa asnjë dilemë edhe në programin e sotëm diplomatik të shtetit turk (dhe librin e Davutoglu-së). Me rikamuflimim e të ashtuquajturës “politikë e mbetjeve” Turqia nëpërmjet ekonomisë, shkollave, xhamive dhe instituteve tjera tenton të ndërtojë dominimin panturk në Ballkan. Domethënë sërish përdoret religjioni si mjet për të arritur qëllimin e avullimit të kulturave ose absorbimin e tyre nën ombrellën e supranacionalizmit turk, i cili është kryekëput politik proturk. Politikë që nuk është e suksesshme vetëm brenda grupeve kulturalisht të pavendosura apo të zhgënjyera ndër shqiptarët e Maqedonisë, por edhe në Kosovë, Bosnjë e gjetiu.
Ekspansioni si punë e zotit?
Nuk do të ishte problem nëse ndonjë shtresë e caktuar (konform Lirive dhe të Drejtave të Njeriut) vendos që të simpatizojë me gjuhën dhe kulturën turke, por konflikti ndizet kur ato grupe shpërthejnë mediave e rrjeteve sociale duke mbrojtur dhunën politike të Erdoganit ndaj qytetarëve të vetë në emër të islamit dhe duke valëvitur edhe flamurin shqiptar. Gjë që shumica absolute kulturosferave shqiptare e konsideron si provokim agjentës prosulltanikë dhe reagon ashpër. Sikur ato grupe të dilnin me flamurin turk, të bërtisnin ashtu dhe edhe po të kërkonin ridëbimin vullnetar Anadollit nuk besojmë se do të vajtonte dikush, sidomos në këtë shekull të alternativave të lira. Turkomania në kulturosferat shqiptare sot nuk mund të arsyetohet me besimin. Ajo nuk mund bazohet e thirret mbi kauzën e drejtë apo solidaritetin ndaj lirisë së një vendi apo popullit tjetër, sepse Erdoganit i është rritur mendja ta rikthejnë lavdinë e osmanëve dhe ta bëjë ekspansionin turk dhe mendon se shqiptarët sërish mund të shërbejnë si urë. Rekapitulueshëm: Simbioza e turkofilisë me islamin është agjendë e Turqisë aktuale për çështje dominimi në kulturosferat shqiptarë. Si përherë. Depërtimi i turkofilisë ka ardhur nëpërmjet islamit dhe anasjelltas. Asgjë dramatike. Kështu kryqëzohen kulturat e identitetet që nga themelimi i botës: vijnë me dhunë dhe lënë gjurmë drejt diversitetit, i cili sot mund të kultivohet vetëm pa provokimin apo mohimin e historisë dhe fakteve në dëm të tjetrit- në këtë rast të shumicës shqiptare.