Mendime
Muhamet Memishi: Na mbyti korrupsioni!
E diele, 01.06.2014, 04:55 PM
Na mbyti korrupcioni e hajt!!!
Nga Muhamet Memishi
Ditëve të fundit në Kosovë po zhvillohet një betejë e ashpër se kush do të arrij deri te “ kolltuku i artë” që të sigurojë një mandat 4 vjecar dhe që të arrisë që të qeverisë shtetin me anë të pushtetit demokratik.
Por sic jemi mësuar, si cdo vend Ballkanik që është në tranzicion edhepse disa prej tyre arritën të kalojnë tranzicionin, Kosova ka ende punë dhe misione të reja që të ketë shtyllat kryesore të shtetformësisë, por jo shtetkombësisë.
Dihet që gjithë partitë politike në Republikën e Kosovës tani po garojnë të tregojnë fuqinë e tyre dhe aftësitë e tyre para publikut (popullatës) që nesër populli të vendos dhe të jap votën e tyre të shenjtë për një mandat të ri.
Më datën 25.05.2014 i hypa veturës time, e vendosa rrypin e sigurimit dhe u ndisa që të shkoj deri në Prishtinë që të takoj mikun tim të kahmotshëm z. Emin Fazlijun që kisha kohë që nuk e kisha parë. Gjerë sa isha në Danimarkë ndëgjova që baci Emin ishte shumë sëmurë dhe iu kishte nënshtruar një operimi, që mua sadopak më ngjalli një dhembje për mikun tim dhe njeriun e ndershëm. Me të arritur në Prishtinë u ulëm ke një restorant përballë Hotel “Grand”-Prishtinë dhe më u ngjallën disa kujtime të motshme për të nderuarin mikun tim që sakrifikoi jetën e tij për cështjen e kauzën shqiptare. Gjerë sa qëndronim aty, baci Emin paksa ishte i shokuar nga gjendja aktuale në Kosovë duke më përsëritur dhe duke më thënë se: “Kosova jonë e dashur e gëzoj pavarësinë, e jo sovranitetin”, nga ana tjetër ai shprehte një keqardhje për subjektet politike që veprojnë në Kosovë që nuk po i shërbejnë popullit, por po i shërbejnë kolltukut të tyre dhe sekretareshës që ia plotëson ëndrrat e saja të kahmotshme me para në shtrat dhe me një apartament të ri. Poashtu, i nderuari baci Emin më rrëfente se si qeveria e tanishme e Republikës së Kosovës nuk i afirmon njerëzit e aftë dhe më tregonte se si shteti i tij nuk i ndihmon për të botuar sadopak dhe një libër, për të rrëfyer shumë tregime dhe realitete të ndryshme duke pasur parasysh se ai ishte njeri cështjes kombëtare dhe kishte vepruar në mënyrë ilegale për cështjen e Kosovës, ku kishte shërbyer si antarë i N.D.SH-së dhe B.K.D.SH-së që nga viti 1952 në veprim në Diasporën Shqiptare.
Nga shumë ngjarje dhe realitete politike e qeverisëse që po ndodhin në Kosovë, unë disi u shokova dhe fillova që të them me veten time “ eh Kosovë, moj Kosovë.. se si luftuam, e cka fituam”.
Pas
takimit që realizuam unë e përshëndeta bacin Emin dhe i dhurova shëndet dhe
suksese të mëtutjeshme , u ngrita dhe desha që të shëtis dhe të shijoj pamjet e
bukura të Prishtinës sonë të dashur. Duke shëtitur nëpër qendrën e Prishtinës,
pashë një pllakatë informimi që “Lëvizja Vetëvendosje ka një tubim që prezent
do të ishte dhe kryetari i saj z. Albin Kurti”. Nga kureshtja që kisha unë u
ndisa për në tubim që mbaheshte afër objektit të Qeverisë së Kosovës dhe
fillova të ndëgjoj platformën dhe fushatën politike të lëvizjes Vetëvendosje.
Sdi, cka të them?!- U impresionova dhe ishte një tubim i mrekullueshëm, ku cdo
kandidat fliste në mënyrë tepër serioze dhe që kishte fakte.
Prandaj, me këtë u binda që Kosova jonë e dashur ishte e zhytur e tëra në korrupcion e hajni, në krim të organizuar dhe në afirmim të kuadrove kuantitativ, ku fitova bindjen time se me të vërtetë se “ Shteti nuk duhet të ketë pushtet agresor, por pushteti të ketë shtetin, që shteti të funksionoj në gjitha njësitë territoriale ku ajo shtrihet”. Mandej dua të shtoj se nuk është koha për luftë politike, por koha është për punë që shqiptarët mos të detyrohen që të migrojnë drejt vendeve të ndryshme të botës, por të qëndrojnë në vendlindje dhe shteti ti punëson që të kenë një ardhmëri më të mirë gjithë shqiptarët, e më një ribashkim të Shqipërisë Etnike. E në fund fare ju i nderuari lexuesi im qofsh nga të gjitha vendet e Shqipërisë Etnike, mendo dhe shih se po të ishe ti në vend të kësaj familje cka do të bëje!?, si do të dilësh nga ky hall e nga kjo skamje që të korruptuarit po na bëjnë!? . Në fund sdi cka të them përvec kësaj fjalie “Zoti ynë i Madhëruar dhe i Plotfuqishëm, na ndihmo dhe na nxjerr nga kjo situatë korruptive me sërë njerëz konglomerat të korruptuarish”.....
Muhamet Memishi –ish-koordinator i degës “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare”, dega Xhemë Hasë Gostivari – Danimarkë.