E shtune, 25.01.2025, 06:52 AM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Kosova ne prag te ndryshimit

E shtune, 07.06.2014, 04:34 PM


Kosova ne prag te ndryshimit te qeverisjes.

Nga Dr. Enver Bytyçi

Pasneser Kosova shkon ne zgjedhjet parlamentare te parakohshme. Eshte nje dite e shenuar ne historine e shtetit me te ri ne Europe. Jo se behen zgjedhje parlamentare, porse ato do te sjellin ndryshimin e kerkuar nder disa vite radhazi. Sondazhet e shumta e te gjithellojshme kane shenuar Lidhjen Demokratike te Kosoves, partine e themeluar nga lideri historik i shqiptareve kudo qe ndodhen, Ibrahim Rugova. Them per te gjithe shqiptaret, sepse doktrina dhe filozofia e Rugoves do te sjelle ndryshimin e madhe edhe ne Shqiperi, Maqedoni, Luginen e Presheves e te shqiptaret e Malit te Zi. Vetem me filozofine e urtesise se atij burri mund te bashkohet kombi ne qellimin e tij oper te konkuruar me dinjitet ne mesin e kombeve te tjera ne rajon e ne Europe.

Prandaj dhe Lidhja Demokratike, e themeluar prej burrit te madh qe e lindi shekulli, vetem kjo parti qe ne kohen e Rugoves regjistroi 700 mije anetare, vetem kjo parti qe u themelua si partia me e madhe ne ish-Jugosllavi, vetem kjo parti, nese do t´i qendroje besnuk liderit te saj historik, mund ta çoje Kosoven e bekuar prej Zotit ne destinacionin qe ajo meriton, ne NATO dhe ne Bashkimin Europian. Prandaj eshte koha per ndryshim, prandaj dhe eshte koha per nje kthese te re historike ne atdheun e shqiptareve dhe banoreve te tjere te Kosoves, i cili ka vuajtur aq shume per liri dhe nje jete demokratike.

Lidhja Demokratike e Kosoves eshte dhe duhet te jete fituese e zgjedhjeve te se dieles. Por ajo nuk do te munde te korre sukesin e Ibrahim Rugoves. Prandaj per qeverisjen e re do t´i duhen aleate. Edhe aleatet ia ka percaktuar lideri historik, Ibrahim Rugova. Te gjithe ata qe kane ne programin e tyre rugovizmin, principin e lirise e te barazise, principin e dialogut, tolerances, transparences e te demokracise liberale, te gjithe ata qe besojne ne vlerat e nje shoqerie te bazuar ne modelin amerikan dhe europian te zhvillimit dhe qe i permbahen me besnikeri ne praktike ketij modeli, jane e duhet te jene alkeate te natyrshem te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Por nuk mund te jene aleate te Lidhjes Demokratike te inkriminuarit, te korruptuarit, ata qe shtetin e kane konsideruar ose e konsiderojne si lope, qe vetem duhet mjele. Nuk duhet te jene aleate te Lidhjes Demokratike te Rugoves ata qe besojne te metodat revolucionare te zhvillimit, ata qe nuk respektojne demokracine dhe rrugen evolucioniste te ketij zhvillimi, ata qe injorojne historine dhe trashegimine e pasur te Kosoves.

Lidhja Demokratike e Kosoves duhet ta shperbleje besimin e qytetareve te ketij vendi, duhet ta pranoje pergjegjesine per t´u sherbyer qytetareve dhe jo per t´i shenderruar qytetaret ne sherbetore te saj. Lidhja Demokratike e Kosoves duhet te deshmoje se eshte e afte ta çoje vendin ne NATO e ne BE- me pare sesa ne OKB. Preokupimi i pare i saj duhet te jete liberalizimi i vizave, zhvillimi ekonomik, rritja e investimeve. E te gjitha keto ajo do t´i realizoje vetem nese nuk pajtohet si paraardhesit e saj ne qeverisje me korrupsionin, vetem nese ajo ben shtet ligjor, vetem nese ve balancen e nevojshme midis pushteteve, vetem nese respekton lirine e qytetareve te saj dhe keshtu behet modeli i qeverisjes ne te gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor. Te gjitha shanset jane se Lidhja Demokratike e Kosoves dhe aleatet e saj ne qeverisje do te bejne kthesen e domozdoshme ne zhvillimin e Kosoves dhe forcimin e shtetit te saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora