Mendime
Xhevat Rexhaj: Kush kujt do ja ngulë në zgjedhje
E premte, 06.06.2014, 06:33 PM
KUSH
Populli krimit apo perseri krimi popullit ???
Nga Xhevat Rexhaj
Nji shtet në ecje me këmbë të çelqëta, një shoqëri ende e pavetëdijësuar, një qytetari e ndarë sa u përket vlerave dhe shumë parti „sulltanësh“ që luajnë K... me të ardhmën, të dielën pritet që ta tundin dhe sterpikin Kosovën me shumë çka të pritur e më shumë të papritura rreth ardhmërisë.
E pra ja
po vie dita e shumë ditëve të vitit, por dita e data e diela 8 qershor vërtet
ka një peshë jo të parë deri me sot që pas vdekja e President Ibrahim Rugovës.
Të dielën qytetarët e Kosovës, të interesuarit, fanatikët partiak,
simpatizuesit normal dhe ata të fjeturit që nuk e prishin rehatin e tyre për të
ia marrë vetes gjysëm ore për votim do të vendosin se kush kujt do ja nguli në
këtë shtet të pa shtet ende. Votimi i të dielës do jetë vërtet më interesdant,
do jetë me një peshë të veqant për shtetin, të dileën ka mundësi që
përfundimisht qytetarët e Kosovës të fillojnë çmontimin e krimit dhe SHIK ut,
të fillojnë nisjën e vështirë për një ekonomi normale me mundësi thithjeje
investimesh nga shtetet demokratike europiane.
Ja çfarë
rezultatesh na dhanë: PDK,
• Kosovës ia sollën turkun si blerës të pasurive të shtetit, pra sot Kosova gjendet në duar të firmave enigmatike turke, apo thënë më drejte PDK ja me aleat Kosovën e lejuan të pushtohet nga sulltanati i anadollit, poshtërsi!
• PDK me aleat Kosovën e varfëroi në shumë fusha, duke pasurue veten dhe duke vjedh miliarda euro nga buxheti!
• PDK me aleat vodhën dhe korruptuan nga 6 milion në kilometër katrot duke shtrue asfallt, e sidomos në autostradë, llogaritni vet lexues të dneruar se sa do del shuma!
• PDK me aleat e shëndrroi Univerzitetin në shitpre kikirikash duke ndarë diploma tezakeve, nipave, dajve dhe banditëve të kinse partisë!
• Pdk me aleat e kanë shkatërrue shëndetësin ku sot spitalet e shtetit janë shëndrruar WC publike, dhe aty vjedhjet janë me qindra miliona euro, e ku kryehajni kryesor mbetet Ferid agani!
• Pdk me aleat e shkatërruna policinë e Kosovës, shkurt e shëndrruan sherbimin policor në shërbim banditësh ngase mu në zyrat e policisë vjedhjet janë me dhjetra miliona, si dhe zhdukja e deshmive dhe frikësimi i dëshmitarëve anti korrupcion dhe anti krim!
• Pdfk me aleat i patën mbi 98 afera korruptive, kriminale e gjerë në lirim të vrasësve nga burgjet!
• Pdk ja me aleat e degradoi në plotni imazhin e brishtë të Kosovës në arenën ndërkombëtare duke e paraqitur Kosovën si shtet kriminal !
• Pdk ja me aleat e SHIK dëmtoi miqësin historike shqiptaro-gjermane duke krijuar aferen me kinse „spiuj“ gjerman, dhe nga ajo ditë Gjermania ka rezerva ndaj bandës qeveritare !
• Pdk ja me aleat gjykatat dhe prokurorit i shëndrroi në zyre paretiake të SHIK ut duke frikësuar popullatën që mos të ketë guximin të paraqesë rastet kriminale para drejtësisë !
• Pdk ja dhe aleatët të shantazhuar në bisedime me Serbin krijuan autonomin e serbëve në Kosovë, që në një të ardhme të afërt mundet të ketë edhe ndarje !
• Pdk ja me aleat i vodhi votat në vitin 2009-10, dhe kështu tregoi se mbetët diktatur kohe !
• Pdk ja në 7 vite e shëndrroi Kosovën në një poligon krimi dhe korrupcioni, duke mbajtur në pozita të akuzuarit, të denuarit dhe të burgosurit për krime, PDK ja lejoi edhe ikjen nga ligji të të denuarve të tyre !
• Pdk ja me aleat mjekrrosha dhe shkie i ndau luftëtarët, shkurt e përqau pushkën për liri !
• Pdk ja me aleat në qeverisje shkurt e trup e ka uzurpue cep me cep Kosovën, andaj kujdes qytetar se nëse edhe 4 vite e lejoni këtë bandë partije të na udhëheq atëher ne me mendjen tonë po krijojmë hapësirë që edhe gratë në shtart të na i marrin SHIK-PDK ja, a duhet të lejohet diç e tillë, besoi se është mjaft.
Nga këto
pak raste të shkruara më lart që tregojnë se ku e sollën shtetin këta
pushtues-pushtetar
• Sot jemi tri ditë para 8 qershorit,
athue a do të bëjmë të njejtin gabim, athue do të lejojmë që me mos interesimin
tonë për ta hedh nji votë, të lejojmë bandat të vazhdojnë në pushtet, mendoi se
nuk e kemi atë luks dhe duhet ta prekim kokjën se me shekuj e pritëm
demokracinë që të zgjedhim me votën tonë perfaq ësuesit tonë, e pra alternativa
keni.
• LDK sot e ka përnjime, e kush i ka thanë dhe i thotë vetes LDK ist duhet ta votoi këtë parti. Duhet LDK istët të kenë kujdes se janë edhe dy parti që në prapaskenë punojnë me PDK që ta mundin LDK-në, sidomos VV ja dhe pak edhe AAK ja, ngase sidomos VV ja është e interesuar që të fitoi PDK ja dhe të dobësohet LDK ja, mos u hutoni votues por dilni e votoni, se nuk ecet pe¨rpara me fjalë e llafe çajtoresh, jo jo me çaj rusi nuk forcohet shteti por me angazhime dhe këtu e keni pikën, votojeni LDK në dhe me këtë votoni një Kryeministër Akademik që bota e njef si ekonomistin ndër më të njohurit në rajon, e pra edhe këto ditë Z. Isa Mustafa po tregon pjekuri, urtësi, guxim, dije dhe prirje e edhe përkrahje nga shtetet perëndimore e sidomos nga Gjermania që Kosova të zhvillohet si duhet. Me 8 qershor shkurt qytetarët e Kosovës e kanë vetëm një detyrë, ta eliminojnë nga skena të keqen dhe krimin e ta sjellin në qeveri dijen, moralin, profesionalizmin, mendësin ekonomike dhe shumë çka nga vizioni RUGOVIAN, shkurt na duhet shtet demokratik me forcim ekonomik, ketë do ia ofroi Kosovës LDK ja me kryeminsitër Isa Mustafën që do e foroi një ekip qeveritar me figura profesionale e jo me të sterkequr dhe të shanatazhuar siq ishte në kohën e Sejdiu, po une jam LDK.