Mendime
Pirro Prifti: Ri-ngritja e Murit të Berlinit
E marte, 10.06.2014, 05:59 PM
Ri-ngritja e Murit të Berlinit
Nga Pirro Prifti
Kur u shemb Muri i Berlinit më 9 nëntor 1989 (u ndërtua më 13 gusht 1961) askush nuk mendoi se një mur i ri mund të ringrihej tani në shek XXI, i cili mesa po tregojnë gjasat do të shprehë një ndarje të re jo vetëm të interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha SHBA dhe BE nga njëra anë, por dhe të aleancave të reja që po krijohen në lindje në këtë fillm shekulli midis Rusisë dhe Kinës.
Përplasja
e kohëve të fundit midis interesave të SHBA dhe BE me interesat
Që nga momenti i përfundimit të luftës së ftohtë që u përjetua me rënien e murit të Berlinit dhe me nënëshkrimin nga ana e Gorbacovit në Reikjavik dhe me Kancelarin Kohl të ribashkimit të Germanive, dhe të prishjes së Traktatit të Varshavës, e deri në 2014, Lindja dhe Perëndimi bashkëpunuan me gjithë mosmarëveshjet tashmë jo ideologjike por ekonomiko-gjeopolitike. Rusia nënëshkroi një sërë marëveshjes më OSBE dhe KE ( e më pas BE) si dhe SHBA, duke bashkëpunuar në shumë fusha shkencë, teknologji, industri, investime, në luftën kundër terrorizmit islamik dhe terrorizmit në përgjithësi. Bashkëpunimi me SHBA arriti kulmin me krijimin edhe bashkëpunimin për shfrytëzimin e hapësirës kozmike me ndërtimin e stacionit ndërkomëtar me dërgimin atje të ekipeve të pëbashkëta.
Analistët Europianë dhe Amerikane që në fillim informuan se Rusia nuk ishte më Fuqi botërore por rajonale, megjithse një bashkim Rusi Ukrainë+ Kazakistan mund ti jepte Rusisë statusin e superfuqisë, por kjo nuk ndodhi.
Por fërkimet nuk munguan sidomos SHBA-Rusi në drejtim të konceptimit të luftës kundër terrorizmit, e të ligjeve për të drejtav e njeriut, të vetvendosjes, por nuk munguan divergjencat sidomos në luftën në Çeçeni, ku SHBA në fillim e konceptoi si luftë për pavarësi dhe të drejtat e njeriut; sidoqoftë, kur në atë luftë u ravijëzuan liderët islamikë ekstremistë, atëhere SHBA, por dhe Mbretëria e bashkuar, dhe vëndet e tjera të Europës Perëndimore në heshtje nuk e vazhduan përkrahjen për rebelët çeçenë.
Përplasja e dytë midis Rusisë dhe SHBA ndodhi me Kosovën ku konceptimi i ligjeve për të drejtat e njeriut dhe të vetvendosjes kishin kutpim ndryshe në vëndet respektive.
Problemi ndryshoi katërcipërisht kur vetë SHBA u përball me ekstremizmin islamik 6 vjet pas luftës në Ceceni në 11 shtator 2001 kur u rrëzuan kullat binjake nga Al Kaida. SHBA u trondit jo vetëm për nga mungesa e përgatitjes dhe e nënvlerësimit sepse e njëjta gjë ndodhi në Rusi por dhe për nga përmasat që po merrte ekstremizmi islamik (i ashtuquajtur islamik sepse liderët e tyre përdornin fjalën islam si koperturë).
Pas ndërhyrjes në Irak dhe Aganistan, udhëheqësit republikanë vazhduan në emër të luftës kundër terrorizmit dhe të demokracisë , të ndihmojnë shëmbjen e rregjimeve totalitare në formën e pranverës arabë edhe në Tunizi, Libi, e cila vazhdoi me `verën arabe` në Egjipt, dhe luftën e paralajmëruar civile në Siri në të cilën rregjimi i Bashar Asadit vazhdon të qëndrojë në këmbë por Siria (ka hyrë në listën e shteteve të dështuara). E parë nga kjo pikpamje, luftrat fetare po vazhdojnë jo vetëm në Azi por dhe në Afrikë duke shtuar frikën se ndërhyrja artificiale për të demokratizuar vënde totalitare është e rrezikshme sepse mund të kthehet në luftë civile dhe etniko-fetare.
Hyrja e
Ukrainës në qerthullin e destabilizmit po e fut bashkëpunimin midis Rusisë dhe
Perëndimit në qorrsokak. Problemi Ukrainës nuk është I ri, sepse shëmbja e
perandorisë sovjetike pas shëmbjes së murit të Berlinit la një boshllëk të thellë ideologjik në vëndet e
Europës qëndrore dhe nëë vëndet e ish-BRSS, por dhe në vëndet e tjera të
lidhura ekonomikisht apo aspironin socializmin si ai i ish-bllokut sovjetik.
Rusia e lindur pas shëmbjes së BRSS ishte shumë e dobët dhe humbi statusin e
superfuqisë duke patur nga fillimi i viteve `90 një
Dukshëm, bashkëpunimi lindje perëndim ndihmoi Rusinë të rindërtohej dhe ardhja e Presidentit Putin në krye të Rusisë dhe krijimi I bushtit ekonomik CIS (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura) midis ish-republikave sovjetike mundësoi një stabilitet dhe qetësi artificiale. Por tendencat për tu afruar me perëndimin ishin të hapura dhe në fillim Gjeorgjia, ish republikat e Azisë qëndrore (përveç Kazakistanit), Azerbaixhani dhe Armenia u larguan nga CIS sepse tre shtetet balltike Lituania, Letonia dhe Estonia nuk muarën pjesë që pas `92 dhe u afruan zyrtarisht me KE.
Rasti Ukrainë ishte dhe mbetet fillimi dhe vazhdimi i një lufte të re të ftohtë që mund të bëhet e nxehtë në të ardhmen.
Arsyet e këtij fillimi të luftë së ftohtë që mori shkaks me përplasjen e interesave gjeopolitike në Ukrainë janë të shumta por mund ti rendis sipas fakteve.
Për SHBA-të:
- Frika nga fuqizimi ekonomik dhe financiar i Rusisë, për shkak të investimeve, ritjes ekonomike graduale në atë vend, por dhe të mos pasjes luftë dhe fillimit të rritjes demografike pas vitit 2013 (sepse mendohej se Rusia që kishte mesataren e jetesës për meshkujt nga më të ultat në botë, kishte rënie të popullsisë që pas `90 e deri më 2011, pastaj erdhi një rritje e pakët dhe tashme Rusia është 146 milionë banorë së bashku me Krimenë),
- Indiferentizmi i BE për të integruar vëndet ish sovjetike, dhe frika se ish vëndet sovjetike mund të afrohen përsëri me Rusinë.
- Vazhdimi strategjisë së luftës së ftohtë për të mbajtur Rusinë nën një `kordon sanitar (kujtoni kordonin sanitary ndaj Rusisë sovjetike pas fitores së revolucionit të tetorit)`, pra duke e rrethuar dhe duke e lënë pa aleatët tradicionalë.
Për Rusinë:
- Perpjekjet për tu bërë supërfuqi krijuan shanset për të patur pak demokraci politike por një strukturë të fuqishme drejtimi autokratik.
- Strategjia ruse për të mbajtur nën sferat e saj të influencës ish vëndet sovjetike dhe për të mos i lënë të futen nën BE dhe nën SHBA.
- Tradita e fortë historike e vazhdimit të dominimit rus nëpërmjet ushqimit të nacionalizmit
- Taktikat ruse për të përçarë vëndet e BE në raste vendim-marrjesh kundër interesave ruse
- Përpjekjet për të neutralizuar veprimet e SHBA-venë drejtim të shkatërrimit të vëndeve aleate tradicionale me Rusinë.
Kontradiktat kanë dalë më në pah dhe sigurisht me gjithë dëshirën në dukje për të normalizuar marëdhëniet SHBA-BE me Rusinë, ato do të rëndohen pikërisht për shkak të përplasjes me Ukrainën e cila është një mollë sherri midis të tre grupimeve, sepse marrja e Ukrainës dhe futja e saj në BE do të shkaktojë pa tjetër një çarje të pariparueshme politike dhe nisjen zyrtare të luftës së ftohtë me pasoja në tërë botën.
Nëse integrohet Ukraina në BE sigurisht me përkrahjen e plotë të SHBA, ndarja në dy blloqe të reja ekonomiko-financiare do të jetë e paevitueshme.
Lojrat luftarake të qershorit me në krye SHBA të koduar si SABER-STRIKE-2014 nga datat9-21 qershor dhe ato detare të fillauara nga daata 6 -21 qershor të koduara si BALTOPS-2014, dhe ( http://rt.com/news/164972-russia-wargames-baltic-reply/), fillimi një lojë ushtarake ruse në Kalinin grad këto ditë për t`ju kundërpërgjigjur lojrave ushtarake amerikanë , - e dëshmon këtë luftë të ftohtë e cila po ringre murin e Berlinit në shekullin e XXI.