E merkure, 11.12.2024, 03:10 AM (GMT)

Mendime

Dibran Demaku: Zgjedhjet pa zgjidhje

E enjte, 12.06.2014, 06:17 PM


ZGJEDHJET PA ZGJIDHJE

Nga Dibran Demaku

Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës u shpallën,  u organizuan, ikën, por zgjidhje nuk sollën. Dikush këto zgjedhje i quajti zgjedhje të rregullta, dikush tjetër zgjedhje të parakohëshme, por si të atilla apo si të këtilla zgjedhjet në fjalë nuk sollën ndryshimin e një qeverisjeje ndryshe, siç u proklamua me pompë gjatë fuashatës parazgjedhore. Dhe pompës së ndryshimit të qeverisjes i mëshuan me të madhe Partitë politike opozitare, me shpresën e tyre se pas numërimit të votave ato do të dilnin fituese të këtyre zgjedhjeve. Por,  ëndrrat e tyre nuk u plotësuan dhe atë për fajin e tyre. Në këto zgjedhje ato hyn të ndara e të përqara, secila me besim në fitore si e vetme?!Përveq kësaj ato i nominuan edhe Liderët e tyre partiakë për kryeministër të ardhshëm të vendit. Slloganet e tyre „urime postin kryemisnitri ynë“ gjatë tërë fushatës parazgjedhore sa ishin të pavend aq delnin edhe qesharake?!Ato,  pra partitë opozitare gjatë fushatës parazgjedhore vepronin sipas asaj së njohur populloare“hesape pa hangjinë“!

Në anën tjetër Partia politike ende në pushtet, Partia demokratike e Kosovës,  lidhi koalicion parazgjedhor me disa parti politike,  në shikim të parë minore, por që me votat e tyre, mjaftoi që ajo të dalë fituese e zgjedhjeve. Mbase kjo fitore e Partisë demokratike të Kosovës në koalicion me ca parti të vogla, nuk e ka atë ëmbëlsinë e duhur, për shkak të përqindjes së vogël, por në fund të fundit në zhargonet juridike dhe politike ajo quhet Fitore! Fitores së Partisë demokratike të Kosovës, nuk i ndihmoi ish anëtari i koalicionit,  AKR ose Aleanca për Kosovë të re e Behxhet Pacollit,  e cila duke u ndarë nga kopeja mbase do ta paguan tagrin e asaj popullores se „Delja që ndahet nga kopeja“ e han ujku!“.

Dhe fill,  pas daljes së rezultatit të votimeve, të pakënaqurit,  humbësit, që në këtë rast dolën të ishin partitë politike opozitare, në opinion po dalin „Xhevahire“ të pashembullta politike?! Partitë politike opozitare, si të pakënaqura me humbjen e tyre, tash pas zgjedhjeve lidhin koalicion dhe ndajnë edhe poste udhëheqëse sipas dëshirës së tyre?!Thënë të drejtën pak kush ka menduar se do të ndodhin „xhevahire“ të tilla politike?! Partitë në fjalë,  në vend që të reflektojnë dhe të nxjerrin mësim nga gabimet e tyre në humbjen e këtyre zgjedhjeve,  lidhin koalicion tash pas zgjedhjeve duke menduar se kështu humbjen do ta shndërrojnë në fitore?! Se sa do t`u „shkrep kjo” pritet të shihet! Vetëm koalicioni i tyre i lidhur pas përfundimit të zgjedhjeve dhe rezultati i dalur si humbës për to i ngjanë asaj popullores”si kofini pas të vjelit”?!

Dhe gabimet e partive politike opozitare si shkak i humbjes së zgjedhjeve janë të shumëta! Së pari siç e cekëm edhe më lart,  ato hynë në zgjedhje të ndara e të përqare! Së dyti partite opozitare në listat e tyre zgjedhore i nominuan kandidatët për deputet, po ata kandidat që kishin humbur në zgjedhjet lokale?!Përveq kësaj këto parti politike si kandidat të tyre emëruan edhe ca ndidate “gjyshër”,  që thënë ndryshe u ka kaluar koha biologjike dhe që duhet të shkojnë në pension! Nëse ata kandidatët “gjyshër” kanë merita në të kaluarën e partive në fjalë, tash do të duhej të shkonin në”pension të merituar”. Nëse partite politike opozitare Lidhja demokratike e Kosovës dhe Aleanca për ardhmërinë e Kosovës,  mendojnë se edhe më tutje do t`i mbajnë në gjirin e tyre “gjyshërit meritor” edhe në të ardhmen do të rrezikojnë që të mbeten në “opozitë të përjetshme”!(Një konstatim i tillë nuk mund të thuhet edhe për “Nismën për Kosovën” si parti politike e themeluar rishtazi, edhepse edhe aty mund të gjendet ngonjë “gjysh” që duhet të shkojë në pension!). Si konkluzion i tërë kësaj mund të nxirret se partite politike opozitare janë vetë fajtore për humbjen e këtyre zgjedhjeve,  andaj ato duhet të reflektojnë dhe t`i përmirësojnë gabimet që i nxorën sërish në opozitë…

Përveq kësaj, mbase edhe Liderët e këtyre partive do të duhej të reflektonin dhe të shihnin se a mos vetë ata janë pengesa për partitë   në fjalë dhe shkaktar për këtë humbje dhe të shkonin në pension?! Mbase dikush këto fraza mund t`i marrë si heretike dhe mjaft të ashpra, por edhe Liderët partiakë, sado të fortë qofshin,  duhet të mësohen se në demokraci nuk ka dhe nuk duhet të ketë Liderë të përjetshëm,  e vizavi kësaj as Udhëheqës të përjetshëm,  sado meritor qofshin ata?!

Në fillim të këtij shkrimi u tha se zgjedhjet u shpallën,  u mbajtën dhe ikën,  por nuk sollën Zgjidhje! Mbase kjo,  edhe për fajin e vetë votuesëve!Ata,  pra votuesit,  shumica e tyre nuk dolën në votime. Mbase të frustruar nga qeverisjet e këqija të deritashme, ata nuk dolën të votonin, sepse sipas tyre kushdo që të fitonte, për ta dhe hallet e tyre nuk do të kujdesej askush?!Qeveritë e deritashme, më shumë se për hallet e popullit, janë kujdesur për vetën e tyre dhe për anëtarët e familjeve të tyre?!Përveq kësaj, ato qeveritë e deritashme, me fjalë e kanë luftuar korrupcionin, ndërkaq në praktikë e atë e kanë ngritur në stratosferë!

Ndërkaq ata që dolën në votime,  të joshur  në mënyrë morale dhe materiale nga partia ende në pushtet, ia dhanë edhe njëherë asaj votat?! Por edhe fitorja e partisë ende në pushtet është një fitore me probleme, sepse nuk i ka numrat e nevojshëm për të qeverisur! Sipas asdaj që ndodhi me partitë opozitare, ato tash nuk do të kenë as kredibilitet dhe as mundësi,  që ndonjëra prej tyre t`i bashkojë votat me partinë fituese për formimin e qeverisë!

I vetmi opsion mbeten zgjedhjet e reja, që për Kosovën dhe buxhetin e saj të varfër do të jenë me një kosto të lartë!Pastaj kush mund të garantojë se zgjedhjet e reja të parakohëshme apo të jashtëzakonshme mund të sjellin Zgjigjje?!

Me një fjalë zgjedhjet e tashme në Kosovë nuk sollën Zgjidhje, por vetm sa e sollën një kaos politik. Dhe ky kaos politik nuk dihet se ku do ta ketë fundin, përveq nëse nuk intervenon faktori i jashtëm, që në Kosovë ndodhet me të gjithë organizmat e tij dhe t`i ulë apo t`i qetësojë ambiciet e sëmura të faktorit politik shqiptar për pushtet?! Në të kundërtën ky kaos politik,  krijuar me vetëdije apo pa të nuk do të sjelli asgjë të mire për Kosovën dhe popullin  e saj, përkundrati?!. . .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora