Mendime
Kim Berisha: Zgjedhjet i fitoi shamia
E enjte, 12.06.2014, 06:34 PM
Zgjedhjet i fitoi shamia
Nga Kimete Berisha
Nga humbja e fitores së Hashim Thaçit ka mbijetuar vetëm shamia.
Deri tash po shihet se nga premtimet e fushatës personale të Hashim Thaçit dhe nga rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare fitoi vetëm shamia.
Nga nevoja patologjike e Hashim Thaçit për të qenë non-stop Kryeministër i Kosovës, përfituan një grup i fëmijëve, një grup i vajzave të vogla myslimane, të cilave Hashim Thaçi, ua garantoi lejimin e bartjes së shamive nëpër shkolla fillore dhe të mesme.
Hashim Thaçi, shamitë i tërhoqi me shami, anipse, unë kurrë nuk kam parë fëmijë shqiptar të mbuluar me shami.
Ndryshimi
i udhëzimit administrativ nga Ramë Buja lidhur me punën e shamive (e
ferexheve), kishe ka mbetur "enigmatik" për opinionin publik, kishe
ende nuk po dihet se a do të
Gjithë këto media, asnjëra nuk e ka shfrytëzuar të drejtën që e garanton Ligji për qasje në dokumente zyrtare për ta bërë publik atë udhëzim.
Fitoi shamia dhe vajzat e vogla myslimane. Ato, për falenderim, t'ia dhurojnë tash avokatit të shamisë, Hashim Thaçit, një shami speciale prej mëndafshi, që ta valojë e ta ngrej lart në qiell nga selia e partisë së tij private, si simbolikë e përhershme e dorëzimit në mënyrë paqësore.
Ndërkohë, pritet paisja e shkollave fillore me legena e me peshqira, ndërtimi i dhomës së lutjeve nëpër shkolla, ku fëmijët myslimanë do ta kenë komoditetin dhe qetësinë e nevojshme për ta falur namazin e drekës apo të ikindisë.
Gjatë 7 viteve të Hashim Thaçit në Kosovë nuk ka pasur rritje ekonomike, por ka pasur lindje dhe rritje të një "feje tjetër myslimane", rritje të nevojës ekstreme për një Zot tjetër, që populli shqiptar nuk e ka njohur më parë.
Hashim Thaçi asnjëherë nuk është distancuar nga deklaratat e ekstremistëve fetar kundër kulturës dhe personaliteteve tona kombëtare, përkundrazi i ka futur 6-të "shallvare" në Parlament, me idenë që njëri prej tyre ta marrë Ministrinë e Arsimit dhe ta bëjë K'uranin "E drejta romake".
Ata që e kanë krijuar Hashim Thaçin, e dijnë se ekstremistët fetar kanë dështuar ta bëjnë shtetin e tyre brenda shtetit të tyre në Afganistanin e tyre, e qysh ka menduar Hashim Thaçi të mashtrohet se tri-katër shallvare do të mund të kenë sukses, e ta bëjnë një ishull afganistanez midis Evropës, në Kosovë.
Nuk të lënë.