Mendime » Xharra
Fahri Xharra: "Kishë e lirë në shtet të lirë"
E marte, 17.06.2014, 06:12 PM
"Kishë e lirë në shtet të lirë"- Dhimitër Tutulani
Nga Fahri Xharra
“Në djepin e kulturës, në Shkodër, fle një firmëtar i Pavarësisë, Luigj Gurakuqi, shtëpinë e të cilit e shëmbën për të ngritur një bunker betoni, duke shkatërruar kështu gjithçka që la e bëri atdhetari i madh. E kështu me radhë në Tiranë me Abdi Toptanin, në Durrës me Dom Nikollë Kaçorrin, eshtrat e të cilit erdhën në Shqipëri si një thes i pavlerë dhe shumë të tjerë. Kjo, është harresa më e tmerrshme e një kombi, e një vendi që harron baballarët e tij.”….. ky është mentaliteti ynë harrestarë i cili i kushton shumë ardhmërisë.
Kur isha i ri ,nga radio Tirana e dëgjoja një këngë kushtuar Margarita Tutulanit . Më dhimbësej se ishte e re dhe e kishin pushkatuar fashistët Italian; por unë nuk e dija të vërtetën. Këngën e dëgjoja bukur shpesh , por asgjë më tepër. Në Kosovë nuk na fliste kush për te dhe mbetej me kaq…… dhe koha ecën dhe ecën.
“...Margarita
Dhe Kristaq Tutulani :Të dy u rreshtuan në frontin antifashit në qarkorin e
Beratit ku zhvilluan aktivitete për të tërhequr në luftë masat e rinisë dhe
grave. Pas kapjes së tyre të papritur në lagjen Mangalem në Berat në 4 korrik,
që ka mbetur edhe sot pas shumë vitesh
një mister, iu nënshtruan torturave nga më makabret në qelitë e
((Margarita u arrestua papritur. Ata motër e vëlla duhej të largoheshin nga Berati, pasi kishin rënë shumë në sy. Aktiviteti i tyre dukej sheshit, pasi spiunët bënin punët e tyre. Por atë moment që ata duhej të iknin Sekretari i Qarkorit tha që s’mund ta lëmë Beratin pa këta njerëz, pasi këta na bëjnë punën. Pra kur diskutohej të iknin në mal apo të qëndronin, ata i arrestuan sikur t’i çonte njeri me dorë aty në shtëpi ))
28 nëntor
1912, nga Vlora, shqiptarët thërritën njëzëri emrin e tyre duke i treguar botës
mbarë se Shqipëria nuk mund të zhdukej në rrjedhën e kohës. Baballarët e
kombit, me në krye Ismail Qemalin, simbol i një populli që refuzoi të përkulej,
nënshkruan deklaratën e pavarësisë… Aty ishte edhe Dhimitër Tutulani .
Babai i Margaritës dhe Kristaqit quhej Milto Tutulani, dhe në qeverinë e Zogut ka qenë ministër i Arsimit dhe ministër i Drejtësisë dhe ministër i Finacave. Ka qenë 12 vjet deputet i Beratit dhe është vrarë në vitin 1933.
Milto Tutulani ishte politikan shqiptar.
Milto Tutulani u lind në Berat. Ai ishte i biri i nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Dhimitër Tutulani. Milto Tutulani u zgjodh senator në Senatin e Shqipërisë (parlamenti i parë shqiptar) në zgjedhjet që u zhvilluan më 31 janar 1920. Ai ishte Ministër i Drejtësisë në qeverinë Ahmet Zogut të viteve 1925 - 1928 dhe atë të Pandeli Evangjelit të viteve 1931 - 1932 dhe Ministër i Financave në qeveritë e Koço Kotës të viteve 1928 - 1929 dhe 1929 - 1930.
(Më shkon mëndja tek Margarita : Kishte sy që flasin vetë. Pra në sytë e saj gjeje çdo gjë të bukur. E gjeje shumë thjeshtë atë çka kërkoje. Sytë e saj flisnin sa miliona fjalë. Sy të mençur. Tek sytë e Margaritës kuptohej çdo gjë në sy, pa të folur ajo. Pra kuptohej edhe kur ishte e gëzuar edhe kur ishte e hidhëruar edhe kur ishte e lodhur. Komunikimi me të ishte vetëm me sy.- thoshte e motra e saj.)
"Gjyshi
i tyre, avokat Dhimitër Tutulani, si delegat i Beratit, ishte një ndër
firmëtarët e Aktit të Pavarësisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912. Ai ja kushtoi
gjithë jetën atdheut dhe ashtu e edukoi dhe djalin e tij, pra
Sa më ngazëlloi dhe mbushi rrënqethje tradita e atdhedashurisë së tutulanëve nga Berati.
Ne në Kosovë nuk i njifnim, nuk na fliste kush apo nyk guxonim të denim.
Por…...“Kisha e lirë në shtet të lire” ishte sllogani i Kongresit të Beratit ( 10 Shtator 1922 ), në të cilin u vendos nga Fan S. Noli dhe figurat tjera patriotike (fetare ortodokse) që të shpallet Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare, që një here e përgjithëmonë të ketë mëvetësinë nga Kisha e Stambollit , dhe një here e përgjithmonë popullsia shqiptare ortodokse shqiptare të ndahet nga ndikimi i rrezikshëm grek. “ .Aty ishte edhe Dhimitër Tutulani . Tutulani shërbeu plotë 35 vjet si anëtar i Metropolisë së Beratit , gjer në vdekje . Dhe në atë kohë ortodoksia shqiptare fliste shqip.
Firmëtar i pavarësisë Dhimitër Tutulani , mik dhe bashkëveprimtarë me Jorgji (Dudë) Karbunarën, Sulo Resulin, Llambi Goxhomanin, Jorgji Manushin,Nyzhet Vrionin. ..... dhe sa lehtë i harrojmë figurat tona që na e zbardhën historinë.. Kjo, është harresa më e tmerrshme e një kombi, e një vendi që harron etërit e tij.”….. ky është mentaliteti ynë harrestarë i cili i kushton shumë ardhmërisë.