E marte, 30.04.2024, 05:00 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Qeveria "teknike", kryeministri në zarf!

E enjte, 19.06.2014, 07:58 PM


Qeveria "teknike", kryeministri në zarf!

Nga Florim Zeqa

Pas marrveshjës së arritur për koalicion të bllokut opozitar, për formimin e qeverisë "kthimi i shpresës", rezistencës së kryeministrit në ikje për mbajtjën e pushtettit dhe vonesave të KQZ-së në shpalljën e rezultateve finale të zgjedhjeve të 8 qershorit, radha mund t'u vije skenarëve ndërkombëtar për formimin e një qeverie "teknike", nga e cila fitues nuk do të dali askush, përderisa do të ndiheshin humbës të gjithë pa dallim, pozitë dhe opozitë.

Përvojat e mëparshme na kanë mësuar, kur pas çdo "ngërçi" politik, ndërhyjnë ndërkombëtarët (ambasadorët) në Prishtinë.

Gjasat janë edhe tani, pas "ngërçit" pasgjedhor, e për më tepër nga "mjegulla" kushtetuese, kur secili sipas shijës së vetë e interpreton kushtetutën dhe ligjet e saj!

Qytetari i zakont kur ndëgjon interpretime të ndryshme për të njëjtin nen, paragraf apo ligj të kushtetutës, doemos krijon dilema, paqartësi dhe mosbesim në dokumentin më të rëndëshishëm rregullativ të vendit!

Situata e krijuar, të kujton paqartësitë kushtetuese rrethë zgjedhjes së presidentit, situatë të cilën e shfrytëzojë pala e tretë (ndërkombëtarët), për të "qetësuar" palët në konflikt, pa përfillur rregulla apo norma demokratike, ju servuan kosov(r)arëve në mënyrë të jashtëligjëshme presidentin nga "zarfi"!

Praktikë kjo e paprecedent në vendet demokratike,...e cila përfundoj me disa kundërshtime të lehta duke marrur bekimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës me 2/3 e votave të deputetëve!

Një ndërhyrje eventuale (e pritshme) e akterëve vendimarrës në Kosovë (zyrave dhe ambasadave të huaja), përfundimisht vendin do ta nxjerrte jo nga kriza, por nga rendi kushteues dhe demokratik.

Mospengimi i zgjedhjes në mënyrë të paligjshme  të presidentes nga zarfi, ua ka lënë derën hapur ndërkombëtarëve të vazhdojnë tutje me praktika antidemokratike ndaj kosovarëve (shqiptarëve) zëmërlirë  ndaj "zgjidhjeve" që ofrojnë të huajtë,....zëmërngusht e shpirtëligë ndaj vet-vetës, që më aq vështirësi pranojnë zgjidhjet nga mbrenda.

Në kohën kur "lansuan" produktin nga zarfi (Atifetën), ndërkombëtarët dhe as vet Delli amerikan nuk e kanë besuar që me aq lehtësi do të përligjet "oferta" e tyre,...e cila tashmë pas rënjës së kredibilitetit të kryeministrit në ikje, institucioni i presidentit dhe ajo vetë është shëndrruar në autoritetin numër numër 1 në vend.

Duke parë të "arriturat" e ndërkombëtarëve në Kosovë, ska si të mos jetë shqetësim skenari (i mundshëm) i tyre i ri për një "zarf" numër 2, nga i cili mund  të dali emri i kryeministrit të ardhshëm të vendit tonë.

Rrethë një zhvillimi të tillë, duhet të jenë të vëmëndshëm të gjithë akterët e politikbërjes në Kosovë. Parandalimi i një skenari të tillë do t'i shërbente proceseve demokratike në vend, do të kthente besimin tek institucionet dhe besimin tek liderët vendor.

Vazhdimi i dialogut të mbrendshëm në rrafshin kombëtar pa patronatin e ndërkombëtarëve, ashtu siq u muarën vesh për koalicionin pasgjedhor do të krijonte besim dhe shpresë në mesin e popullatës, do të krijohej imazhi i mirë se ka kush t'i dali zot këtij vendi.

Moslënja e hapsirës për ndërhyrje ndërkombëtare në zgjidhjen e problemeve institucionale do të krijoj përceptim pozitiv dhe bindje të fuqishme të qytetarëve ndaj institucioneve vendore, do të funksionalizohej pavarësia dhe sovraniteti i vendit,...në të kundërtën do të cenoheshin ato dhe jo vetëm ato, do të shkelej rëndë vullneti i qytetarëve të vendit i artikuluar përmes votës së lirë!

Madje, as një llojë marveshje politike që nuk reflekton  vullnetin e shumicës, nuk do t'i shërbente stabilitetit politik dhe as përspektivës zhvillimore të vendit.

Do të ishte mirë sikur liderët e partive politike të kenë nxjerrur mësimin e duhur nga e kaluara. Të lirohen nga egoja e tyre për pushtet, të mos mashtrohen nga lakmia për poste dhe privilegje, të mos mbajnë mendjën tek pasurimi nga paratë e pista.

Çka u bë mjaftë u bë mjaftë! U ka ardhur fundi i atyre që Kosovën e trajtuan si plaçkë lufte e jo si atdhe të tyre.

Mallkimi i popullit të Kosovës do të bjerë mbi të gjithë  liderët e korruptuar, hajnat dhe keqpërdoruesit e parasë publike, djersës së mërgimtarëve dhe gjakut të dëshmorëve të lirisë sonë.

"Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që dëshiron shumë"  (Seneca).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora