Mendime
Xhafer Leci: Kujtime për Shqipërinë 1992 – 1993
E merkure, 18.06.2014, 07:02 PM
Kujtime për Shqipërinë e viteve 1992 – 1993
ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRI
Shkruan: Xhafer LECI
Pak kohë më parë, si dhjetëra dhe qindra shqiptarë të mërgimit, po kthehesha nga një udhëtim aq i bukur dhe aq kuptimplotë në shtetin amë, në Shqipëri. Ishte një dëshirë e gatuar pas kaq shumë vjetësh, që fatbardhësisht m`u realizua tash, me ardhjen e demokracisë në shtetin amë. Pas vetes lija kujtimet e shumëta të njerëzve që kisha njohur më parë si; zotnit Bedri Islami e Sokol Gjoka gazetar të “Zërit të popullit”, apo që i njoha gjatë atyre pak ditëve të qëndrimit në Shqipëri, si; majorin Shpëtim Spaho, profesor Gani Krasniqin e shumë të tjerë. Kisha mbresa nga kujtimet në Kalanë e Krujës, të Lezhës, të Shkodrës të Beratit etj., buzëdetin e Durrësit dhe plot vise të tjera, ku bukës i thonë bukë dhe ku tingëllon fjala e bukur shqipe.
Nga e majta: Bedri Islami e Xhafer Leci, tetor 1992, në Kalanë e Shkodrës, Shqipëri.
Nga e majta: Major Shpetim Spaho, tash i ndjer, Xhafer Leci e Sokol Gjoka, aktualishtë Ambasador i Shqipërisë në Moskë të Rusisë.Tiranë, tetor 1992
Nga e majta: Xhafer Leci e Mustafë Shkodra, tetor 1992 në Kalanë e Beratit
A duhet
lënë, për shembull, që trojet e Sarandës, të Himarës, të Vlorës, e të gjithë bregdetit t`i zaptojë greku? A nuk
jemi të zotët ne, të investojmë e të ndihmojmë më konkretisht, e jo si disa
“mërgimatarë” që për faqe të zezë menduan vetëm për vete e aspak për popull?
Vërtet, sot çdo mërgimtar është i brengosur për atë se çka po ndodh në Kosovë dhe është i gëzuar njëkohësisht për rrjedhat kah po ec Shqipëria. Edhe ndihma janë tubuar.
Nga e majta: Mustafë Shkodra me Xhafer Lecin në odën Skënderbeu, Krujë 1992
Vetëm aktivi i LDK-së në zonën ku banoj unë ka dhanë e jep çdo muaj mijëra marka për Kosovën, e nuk është shterrur ndihma as për Shqipërinë. E as nuk do t`i ndërprejë, por kjo nuk mjafton,është përëseri pak. Për më pak se një vit demokraci, Shqipëria po ecën kah shërimi i plagëve të saj. Por ajo ka nevojë për më shumë furra buke, që edhe në fshatra e në qytete të vogla të dalë bukë e mirë, e jo ta gatuajë çdo shtëpi bukën në magjen e saj. Ajo ka nevojë për shitore, për hotele, për fabrika të vogla ( ka nevojë për uzina, por për to ne i kemi mundësitë e kuafizuara), ka nevojë për fjalën e ngrohtë në rrugën e saj drejt demokracisë. Një ditë shqiptarët në dy anët e kufirit dosido do të gjenden në një front lufte kundër armiqve të përbashkët. Por qëndresa e përbashkët fillon që tani. Ta fillojmë këtë betejë që ta kemi të sigurt të ardhmen.
Edhe në vintin 1993 me gjithë familjen time bërëm pushimet verore në Durrës.
Në Durrës ishim vendosur me banim tek miku im prof.Gani Krasniqi, familje kjo që kishte emigruar në Shqipëri, në kohen e mbretërisë së Ahmet Zogut, me origjinë nga fshati Shahiq i Kamnenicës të Kosovës. Nga ajo kohë e gjithë jeten time, ruaj kujtimet e mia të pa harrueshme, të mrekullueshme, për shumë njerëz të mirë, që njoha me rastin e vizitës të Shqipërisë më 1992, dhe pushimeve verore me familjen time më 1993.
Fëmijët e Xhafer Lecit, në Plazhin e Durrësit, nga e majta: Aida, Liridoni, dhe Afërdita. Mbrapa tyre Elvis Krasniqi, i biri Ganiut, gusht 1993, Durrës.