E enjte, 01.05.2025, 10:13 AM (GMT+1)

Mendime

Kamber Demaj: Bubullimë me shumë pak shi

E merkure, 18.06.2014, 06:57 PM


Reagim

BUBULLIMË ME SHUMË PAK SHI…!

Nga Kamber Demaj

Para pak kohe u perhap lajmi, se në Kosovë do të  mabahet Kampionati Evropian në Bodybuilding, ku do të prezantohen garues nga të gjitha viset e evropes. Nga ky lajm, pritej që ky kampionat te jete me pjesëmarrje masive të sportiestëve në fjalë, ku do të perfshiheshin mbi 300 garues nga gjithë evropa. Mirëpo, në shfletimin e parë të këtij lajmi, mu duk paksa qesharake dhe më beri te mendoje, se për qfarë gare është fjala dhe për qfarë sporti mendohej me gjithë atë numër pjesëmarrësish ?!? Për këtë, vetëtimthi më shkoi  mendja në Brazil, ku do të mbahet Kampionati Botëror i Futballit, ku nuk do të ketë aq fudbollistë sa parashikohej të jenë në kambionatin e Bodybuildingut. Kjo vërtetë më bënte të habitem me lajmin e lexuar siç shkruante, se Kampionati Evropian i Bodybuildingut do të organizohet  nga Federata e ashtuquajtur WBPF - nje federatë fantome do ta quaja, ngase në botë ekzistojnë vetëme dy federata zyrtare IBBF dhe NABBA, ku edhe sportiestët tanë dikur ishin pjesë e federative të përmendura. Para pak vitesh me marrëveshjen e ketyre dy federatave të licencuara; është formuar edhe federata WNBBA – që ndryshe quhet federata e bodybuildingut natyral, që do të thotë, se janë te ndaluara mjetet stimuluese kimike, anabolik dhe steroide, të cilat dëmtojnë sheëdetin e njeriut.Tani, në botë sikur është bërë modë të  formohen shumë federata në të gjitha lëmit e sporteve, që më tepër janë komerciale dhe biznesore - se sa profesionale dhe zyrtare. Këto federata të ashtuquajtura janë të pajisura me licenca private, që nuk janë të pranuara ndërkombëtarisht. Tani shtrohet pytja:  si mundet të organizohet në Kosovë ku lloj kampionati, kur ende nuk e kanë njohur Kosoven 5 shtete në krye me Serbinnë?,qe ne baze te prezences gjitha ato shtete ishin te pranishme, Ketu lind dyshimi serioz, se kush vallë janë akterët krysor të kësaj loje të pakuptimtë…!. Këtu më ra në sy edhe një gjë që len vend për dyshimet e mia. Në bazë të fotografive nga ky “kambionat” nuk u pa fare flamuri ynë kombetar - por vetem flamuri peshqir siç e quan z.Surroi,  i prier nga flamuri serb dhe tjerë flamuj te "miqve". Mos harroni se jemi në kohën e demokracisë..,gjërat ndërrojnë dhe neser mund ti humbni të gjitha “sukseset”. Mos u largoni nga identiteti ynë dhe të bini pre e imponimeve te huaja dhe të klaneve partiake, sepse ne kemi kombin dhe një të vetmin flamur  kombëtar.

Tani kthehemi tek tema e aktuale. Qfarë gare në të vërtetë na ishte kjo ?! Ky farë marifetllëku, më shumë më ngjante në njëfarë revy mode promocionale, ku prezantoheshin dresat sportive ( (brekë të gjata ), promocion, i cili fare skishte të bënte me bodybuildingun. Në këto takime u verejten edhe figura të  personaliteteve  shtetërore, siç ishte zv.Kryminstri, Pacolli etj. Por nuk u pane askundi njerëzit meritorë, që kanë kontribuar në gjithë sukseset në sportin e bodybuildingut, që nga themelimi e kendej. Vallë, a ishte kjo një lojë e radhës, e cila perseritet që nga viti 1990, e veqanërisht nga pas lufta. Bejë nje pytje:  se a më keni hyrë në hak ? - kur dihet mundi dhe sukseset e mia në ketë sport, si në Kosovë, po ashtu edhe në ish – Jugosllavi, dhe në arenën ndërkombtare, për çka flasin sukseset e mia zyrtare. Pa ashtu edhe për faktin se isha themeluesi i vetem i fitnesit per femra ne Kosovë në atë kohë të pa frymë… .Si e pa të udhës Federata e Bodybuildingut, të më anashkaloj që nga viti i largimit tim me dhunë nga forcat e policisë serbe (1991), e deri më tani që të më injoroni - sikur mos te egzistoja fare!!!...Të gjithë e dine, se isha dhe jam bodybuilderi me i sukseseshem  në prezentimin e Kosovës dhe Kombit Shqiptar – si në vend ashtu edhe në gara të  ish – Jugosllavisë, dhe në ato ndërkombtare, për çka ndihem i ngushtuar të flas për vetveten time, kur për meritat e mia është dashur të flisni ju sepse këtë e keni obligim moral dhe zyrtar. Nese dëshirojmë të na njohin të tjerët, së pari duhet ta njohim vetveten tonë. Këtë ju nuk po e bëni, duke i anashkaluar kontribuesit e mirëfilltë të sportit në fjalë. Në këtë kontekst, duhet përmendur edhe z.Ali Latifin, sportist dhe puntor i madh i sportit, i cili në kohët më të shtira e formoi Shoqatën e Sporteve të Pavarura në Kosovë .Ne ketë listë, të parët ishin: Prof.Trainer i mundjes z.Mentas Allaijbegu,Tainer i klubit te Bodybuildingut"Prishtina" Kamer Demaj, Boksieri i famshem Aziz Salihi dhe Dr.Mazllum Belegu. Kjo ishte mënyra e organizimit për të ekzistuar sporti kosovarë dhe ne si sportista. Për këtë serbia përdori dhunë të paparë dhe me masa policore na i mbylli dyert e Pallatit të Rinisë,  ish -"Boro e Ramizi "në Prishtine. Që naga ajo kohë askush më nuk ka mbajtur asnjë kontakt me mua. Ky injorim mu be edhe nga Ministria për Arsim, Kulturë dhe Sport. Pra, kjo ministri nuk e pa të udhës – që së paku të më kujton për kontributin tim dhe për këtë në një formë zyrtare të më mirënjohë për unen dhe sukseset e mia në ketë sport. Tani, po kjo ministri ndan mjete të buxhetit, vend e pa vend pa asnjë kontroll, duke bërë dallime dhe divergjenca në mes sportistve pa asnjë kriter dhe ndërgjegjje…

Së këndejmi, Federata ka shumë sportistë të merituar, për çka ndjej kënaqësi dhe mburrem me suksesin e tyre jo vetëm si sportistë por edhe si udhëheqës të federates, për të cilët kam respekt dhe njëkohësisht, duke i përshëndetur dua edhe paksa dhe ti kritikoj për anashkalimin tim për çka njerëzisht ndihem i prekur… Në këtë kontekst, nuk do dëshiroa të vini në pozitën time, aq më pak të injoroheni nga ata që qe nuk kan fare të bejnë me Bodybuilding e  as me sportet tjera, të cilëve ju ka rastisë dhe pozitat e pamerituara po  i  shfrytshfrytezojne në menyrën më të keqe të mundshme…  Do të vijë koha, kur do të skuqen nga paturpësia e tyre…

Në fund të këtij mllefi, ju pershendes kolegialisht dhe ju deshirojë suksese të shumta. Mos e harronii Flamurin Kombtar dhe Kombin.Mos harroni, se Bodybuildingu nuk ka filluar nga unë ase nga  ju…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx