E diele, 16.03.2025, 08:23 PM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Barrikada e re tash më Europiane

E merkure, 18.06.2014, 04:55 PM


Barrikada e re tash më EUROPIANE ( me bekim europian) e ndan Kosovën me të "mirë" ????

Nga Xhevat Rexhaj

Mitrovica ishte nji komune, ishte nji qytet, Hashimi e ndau dhe e realizoi planin serb dhe tash serbët masi natën e hoqën barrikaden që ua shëmtonte pamjen, dhe duke ditur se veriu üeshtë definitivisht i ndarë dhe ashtë pjesë serbe sot e ndërruen pamjen e barrikadës. Sot gjithë ditën serbët edhe në prani të qeveritarit te qeverise serbe Nenad Gjuriq e vendosën jnjë barikadë që vërtet atyne ua zbukuron pamjen e urës, dhe njiherit me këtë tregohet se ma kurrë Mitrovica nuk do jetë Kosovë, ndoshta me ligje po, por praktikishtë jo. Ngritja e kësaj barikade me vazo me lule, definitivishtë dhe tani më në mënyrë më " civilizuese" ësdhtë kufiri në mes Kosovës dhe veriut të Kosovës, apo ZAJEDNICËS SERBE. Na të gjithë si fëmijët disi u gëzuam se si ndodhi nga nata të hiqej barikada, sa të pa dije jemi edhe si shoqëwri edhe si gazetar e qytetare, ani një mik i nderuar sot ka shkrue se ishte nji shqiptarë nga Peja që paska pas rolin kyq në largimin e barrikadës ??? por tash ypetja paraqitet kështu, athue ai qytetar që paska pas aq shumë lidhje me sewrbët dhe kinse ambasadat, ppse lejoi që tash të vendoset barrikada "europiane". Ndoshta tingëllon pesimiste , por nga sot definitivishte pjesa e Veriut është edhe butësishtë e ndarë nga Kosova, kush ka faje e din populli, por edhe ky popull po atyne ua jap votat, Shtet i zaptuar që me zaptime e ndau dysh sovranitetin...Nga mleefi e them se dita e sotme 18. qershor pa luftë dhe pa protesta u legjitimua ndarja formale e Kosovës, vazot me pisha dhe drunjë janë barrikadë me pamje "europiane" dhe nuk do ketë politikan e as qeveri që kurrnjihere ta largoi atë lloj barrikade që shifet në fotot e ofruara. Nëse  ndalemi dhe mendohemi se pse qëndruan me vite ato barikada, tani më po kuptohet se ishte nji proces i përbashkët si marreveshje në mes PDK-së e AKR se dhe qeverise serbe që barrikadat te mbesin deri sa të ariheshin marreveshjte, e marreveshja e 19 prilit 2013 tash u realizua në terësi, tash priten patriotata me baterija me livdue Hashimin dhe Pacollin e atë të paçurkave se si e "bashkuan" Mitrovicën, ndërsa ne normalët që nuk jemi patriot me baterija do e kemi të qartë se Veriu ligjërisht u nda, pa "luftë" me Serbin, por me luftë të pistë që bëjnë aprtitë shqiptare të Kosovës, Kosova apo gjysëm Kosova !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx