E marte, 30.04.2024, 02:53 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Talljet serbe

E premte, 20.06.2014, 07:06 PM


TALLJET SERBE

Nga Dibran Demaku

Talljet serbe në llogari të shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës vazdhdojnë.Në ditën e djeshme ndodhi tallja e radhës.

Ata, pra, serbet e veriut të Kosovës, dje u tallën edhe një herë me shqiptarët.Qysh në mëngjesin e herëshëm të ditës së djeshme mediat e ndryshme si dhe gazetarët e tyre do të njoftonin opinionin se serbet e veriut të Kosovës më në fund po i ktheheshin arsyes dhe racionales?! Ata kishin filluar aksionin për largimin e barrkadës mbi urën e lumit Ibër, që vet më parë e kishin ngritur?!.Lajmi sa ishte senzacional dhe i befasishëm në të njëjten kohë ishte si të thuash disi edhe i pabesueshëm!Por, kur lajmi jipej edhe me pamjet vizive nga ku shiheshin eskavatorët se si i largonin gurët dhe dheun nga vendi i ngjarjes, domosdo krijohej bindja se po ndodhte diçka e jashtëzakonshme?!

Shqiptarët të ekzaltuar, qofshin ata qytetarë të thjeshtë apo pushtetar lokal apo edhe qendror,do të deklaronin se marrëzia serbe po mirrte fund dhe qyteti i ndarë i Mitrovicës po bashkohej! Askujt nga shqiptarët, qofshin ata qytetarë të thjesht apo pushtetar lokal e qendror, nuk i kishte vajtur në mendje se veprimi serbëve ishte një mashtrim i stilit të tyre,apo një tallje e radhës!

Përkundrazi.Pushtetarë të nivelit lokal dhe ata të nivelit qendror do të nxitonin duke bërë garë se e kujt ishte merita për atë që po ndodhte?!Të ekzaltuar  dhe të vetëkënaqur ata po mendonin sikur do të fitonin ndonjë dekoratë!Dhe o burra, vrap në deklarime sa më të shpejta se na iku zogu nga dora!

Kjo ishte një edhe një marrëzi dhe mendjelehtësi shqiptare vizavi talljeve të vazhdueshme serbe!

Dhe derisa qytetarët e thjeshtë shqiptarë të Mitrovicës,po shpresonin se pas kësaj ndodhie të jashtëzakonshme,mbase do të ktheheshin në shtëpitë dhe pronat e tyre në veri të Mitrovcës.ndërkaq pushtetarët lokal e qendror ëndërronin për marrjen e dekoratave për merita,serbët vetëm pak orë më vonë do të kujdeseshin që ato ëndrra shqiptare të zhdukeshin si ëndrra mëngjesi, me një befasi  jo të këndshme të rradhës! E ajo befasi jo e këndshme serbe në logari të shqiptarëve, ishte një lojë tragjo-komike,apo tallje e radhës me ta dhe me ndjenjat e tyre!

Ata serbët e veriut të Kosovës,që sipas deklaratave të pushtetarëve lokal e qendror të të Kosovës,kanë pranuar ligjet e Kosovës dhe janë integruar në jetën institucionale të shtetit të Kosovës,vetëm pak orë pas largimit të barrikadës së vjetër,ashtu shpejt e shpejt ngritën barrikadën tjetër po në vendin e vjetër mbi urën e lumit Ibër!Të rafinuar siç dijnë të jenë serbët,këtë herë barrikadën e re e quajtën hiq më pak se „Park të paqes?!“Që ironia të jetë edhe më e madhe , therrëse dhe e thartë për shqiptarët,ata ,pra, serbët i ftojnë shqiptarët që „Parkun e paqes“ të ngritur mbi asfaltin e Urës së Ibrit ata ta vazhdojnë në pjesën e tyre jugore?!

Pas gjithë kësaj loje tragji-komike serbe lind pyetja se deri kur do të vazhdojnë serbët me talljet e tyre vizavi shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës?! Edhe sa kohë do të lejojnë shqiptarët e Kosovës që një grusht serbësh nga veriu i shtetit të tyre të tallen me ta?! Përgjigjen e kësaj pyetjeje siç duket nuk e dijnë as qytetarët shqiptar të Kosovës e as pushtetarët e tyre!

Pushtetarët e Kosovës, kur është në pyetje pushteti i tyre, nuk lënë gur e dru pa lëvizur, nuk lënë nen e as aline të kushtetutës pa e lexuar e pa e analizuar vetëm e vetëm që të fitojnë atë pushtet! Ndërkaq kur u kërkohet që të mbrohet kushtetuta dhe shteti, sipas ligjeve në fuqi, si pushtetar dhe përgjegjës për shtetin, ata rrudhin krahët dhe më e shumëta që bëjnë për ta mbrojtur shtetin e Kosovës, vizavi serbëve të veriut të vendit,që as e njohin shtetin e Kosovës,ata, pra pushtetarët e Kosovës shprehin keqardhje në raport me të bëmat e serbëve kundër shtetit?! E sipas Kushtetutës, ata, pra pushtetarët e Kosovës janë të obliguar që ta mbrojnë çdo cep të vendit! Nëse, ata, pra pushtetarët e Kosovës, deklarojnë se serbët e veriut të vendit, i kanë pranuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës,dhe janë zgjedhur në poste udhëheqëse sipas atyre ligjeve,ata, pra, serbët udhëheqës të komunave,përveq privilegjeve të pushtetit,  duhet të të japin edhe llogari kur i lëndojnë ligjet e shtetit.E kryetari i ashtuquajtur i Mitrovicës veriore,dje sërish i lëndoi ligjet dhe Kushtetutën e vendit! Ai dhe bashkëmendimtarët e tij, dje,sërish ngriti barrikadë dhe sërish e ndau në dy pjesë Mitrovicën me të ashtuquajturin „Park i paqes?!“ Më e pakta që do të duhej të ndodhte me të, do të ishte arrestimi i tij! Nëse vazhdohet kështu në stilin” ngreh e mos këput” serbët e veriut të vendit do të tallen deri në pafundësi me shqiptarët dhe me shtetin eKosovës! Ka ardhur koha që të ndahet shapi nga sheqeri dhe t`u thuhet edhe serbëve të veriut se kështu më nuk mund të vazhdohet! Është e ditur botërisht se serbët e njohin vetëm gjuhën e forcës! Dhe pasiqë at nuk njohin gjuhë tjetër, duhet t`u tregohet edhe gjuha e forcës!

Nëse edhe më tutje veprimet e tyre antiligjore dhe antikushtetuese në dëm të shtetit të Kosovës do të tejkalohen vetëm me shprehjeje të keqardhjes, ata serbët do të vazhdojnë talljet e tyre në llogari të shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës!...Dhe talljet e tyre do të jenë edhe më ironike, më therrëse dhe më të tharta në vazhdim!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora