Kulturë
Ksenofon Dilo: Ishte madhështor
E marte, 10.06.2014, 07:11 PM
Ishte madhështor e me një vështrim që të shpërbënte. Përpara vështrimit të tij e edhe më trimi ç’fuqizohej e hidhte armët.
Nga Ksenofon M. DILO
I zhytur gjithmonë në bibliotekën e tij të pasur ku humbiste e ku ishte i vetmi vend ku mund ta gjeje por gjithashtu dhe i vetmi vend prej nga nuk mund ta nxirrje , ai gjithmonë ishte duke punuar me një këmbëngulje dhe palodhshmëri e cila e karakterizonte por sidomos kishte frutet e saj të madhërishme.
Forca e tij , logjika e shëndoshë.
Thua se gjithë atë volume librash ishin burimi ku mendimi i tij rritej e në rritje të tij lindte krijimi i së resë fruti i studimeve të pandërprera të gjitha në dobi të gramatikës së gjuhës së ëmbël shqipe Kur punonte asnjeri nuk mund ta ndërpriste.
Kishte përgjegjësinë e vetëdijëshme për atë që bënte, donte që brezat e ardhshëm tek të flisnin e të shkruanin në gjuhën amëtare ta kujtonin me nderim dhe kjo sepse do ta meritonte...
Ky ishte gjyshi im. Kisha fatin e madh të isha nip i një njeriu i cili duke shfrytëzuar në maksimum faktorin kohë e duke mos lënë asnjë atom të këtij faktori të jetë i lirë sigurisht i ndihmuar prej familjes e cila e kishte mëkuar dhe e kishte edukuar me instiktin e punës së dobishme , të punës për t’i shërbyer njerëtzimit por në radhë të parë vendit ku kishte lindur e ishte rritur.
Më kujtohet kur i vogël sa një kërmill ,i mbështjellë në guackën e një ndruajtje të natyrshme sepse kisha parë që askush nuk i afrohej asaj porte , e po qe se ndokush mundohej , gjyshja si një rroje besnike , e largonte e i thoshte me mirësi: AI (ILIA) po punon , nuk do ta shqetësojnë. Unë gjeta rastin kur nuk ishte gjyshja aty ,dhe u ngrita në majë të gishtave dhe ..hapa derën Ishte një sallë e madhe . Pranë dritares , në një tavolinlë prej dru arre ishte gjyshi im .
Ishte kaq i kredhur në punë sa nuk e dëgjoi portën që u hap e as që e kuptoi se unë kisha hyrë në mbretërinë e tij. Në atë çast më hyri frika . Bëra një prapaktheu dhe desha të dilja ashtu si hyrë në heshtje. Por atë moment gjyshi u kthye më pa dhe me një thirmë gazmore u ngrit e më mori në duar. Nuk e mbaj ment se çfarë më tha , ndoshta ngaqë isha akoma nën ndikimin e asaj frike se kisha bërë gabim, por di se gjyshi im i mirë prej asaj dite asnjëherë nuk më ndaloi të hyj e të ulem me një libër që gjithmonë do të ma zgjidhte ai vetë.
Rrija aty orë të tëra dhe u rrita duke parë se gjyshi punonte pa pushim , shkruante shumë dhe shumë herë që të vazdonte kërkonte nëpër librat të cilat ishin të vendosura me rregull dhe aq të shumtë sa ngjanin me një oqean të pafund diturie.._
Duhet t’i lexosh të gjitha këto libra- më tha një ditë. –Bën mirë të fillosh qysh tani. Njeriu i lëxuar nuk i trëmbet jetës , sepse duke lexuar shpesh gjen zgjidhjen për momentin e kërkuar. Librat janë pasuri e paçmuar, sepse aty është derdhur e vërteta , ka rrjedhur koha dhe është dhënë rruga drejt fitores.