E shtune, 27.04.2024, 08:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Bukuroshja ime

E merkure, 23.04.2014, 07:55 PM


BUKUROSHJA IME

-Vendlindjes së dashur, Rajës së Merturit-

Poemë:  nga Gjon Markokaj

…!

Atje i ngjitem veç freskisë

Ajo e ledhaton shpirtin tim

(Pleqëria –tranzicion i jetes)

Gjithçka e paska një frymëzim.

…!

 

Raja eshtë Bukuroshja Ime

E shtrirë mbi gurë të bardhë

Valbona zonjë, Drini sot Liqen

I japin asaj pamje aq të rrallë.

 

Njërën këmbë në Valbonë,

Tjetren në lumin Drin

Trupin Shpatulles Korës,

- Raja e bukur merr freskim

 

Kryet me ballin lart,

E mban afër cikolës

Eshtë m' afër Zotit….,

Përpara i prine kohës

 

Trupin si "nji kon gjigand",

Burime prej gjirit të Korës

Dielli e ngroh gjithe ditën

...- I jep gjalleri jetës!

 

Per vëndëlindjen tande

Mall të vjen kur moshohesh;

Sjellë muzen e dekadave

Merzitesh e frymezohesh.

 

Kujtesa t' i sjellka,

- Doket e malevet:

Vërrinin e bjeshkën,

Krojet e tellat e verimit

 

Pyje e livadhet alpine;

Me male, rupa e rudina

Qafa, “maje e cikole"

Qe puthen, me qiellin

 

Lera, kreshtat e thepat;

Rrëbija, rrëgalla e humnera

Rrasa, të lëmuara e shpellat;

S' te hiqen nga kujtesa!

 

Mëngjes… në Alpet tona


Bukuri t'rralla gjinden

Në Kore të Merturit

Piramidë në mes lumenjëve

Kapuç në krye te burrit

 

Me rrjedhjen e Valbonës

Rrjedh dhe jeta ime me mall

Drini sot eshte shndruar

Ne liqen me pamje të rrallë

 

Kujtoi bjeshkën e vrrinin;

Çobane e çobaneshat

Zogjët, "lakut bjeshkës"

E këngët e bilbilavet...,

 

Ne tellë, kur ngjiteshin,

- Burrat prej vërrini;

Gëzoheshin, fëmija e baçicat

Jehonte,  kënga e gëzimi...,

 

Teferig bjeshke ajr i pastërt,

Ujë të ftoftë, në daç: tamel e borë;

Djathë të njomë,  tamël koritet

Mazë te zier e ushqime tradite

 

Ne bjeshke, dua te pushoi:

Ne "Rupën e Kol Ndout",

(Me emrin e Xhaxhait tim)

Nga "Thepi i Shqiponjavet"

Te shikoj: “Malësinë e Gjakovës”!

 

Ne "Qukat e Nik Preqit",

Te shetis, "Kryqit Korës"

N' "Rupën e Nik Mëgjës",

Te shikoj Nikaj - Merturin

 

Djemtë: Sokolat e Rajës!

"I rriti shkëmbi" si veten

Thirren: "Djemtë e Merturit"

Per mirë gjithnji banë ëmën !

 

Burrat e Rajës:

I burrnoi besa e pushka

.... Si "Burrat e Rajes"

Shekujt i vlerësuen trima!

 

Endërr, s' e shoh New Yorkun

Detroidin as Nju  Xhersin

Washingtonin State - USA,

Ku kam njerëz e po kaloi pleqnin

 

Shoh vetem Rajën time

E "gradaçelat" e paana

I gjejë në Korën e Mërturit

Atje ku rrinë orë e zana.

 

Atje i ngjitem veç freskisë

Ajo e ledhaton shpirtin tim

(Pleqëria –tranzicion i jetes)

Gjithçka e paska një frymëzim.

 

Shikoi në ëndër:

Vetem "lojnat më femijtë”

"Endrrat me pleqtë”

Le t' i shohim në "amshim".

 

-Shkrimtari Gjon Markokaj, me nje pjese të familjes së tij në Washington State, USA-

----------

-Per ZemraShqiptare, nga Washington State, 23 Prill 2014-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora