| E merkure, 23.04.2014, 07:55 PM |
BUKUROSHJA IME
-Vendlindjes së dashur, Rajës së Merturit-
Poemë: nga Gjon Markokaj
…!
Atje i ngjitem veç freskisë
Ajo e ledhaton shpirtin tim
(Pleqëria –tranzicion i jetes)
Gjithçka e paska një frymëzim.
…!
Raja eshtë Bukuroshja Ime
E shtrirë mbi gurë të bardhë
Valbona zonjë, Drini sot Liqen
I japin asaj pamje aq të rrallë.
Njërën këmbë në Valbonë,
Tjetren në
lumin
Trupin Shpatulles Korës,
- Raja e bukur merr freskim
Kryet me ballin lart,
E mban afër cikolës
Eshtë m' afër Zotit….,
Përpara i prine kohës
Trupin si "nji kon gjigand",
Burime prej gjirit të Korës
Dielli e ngroh gjithe ditën
...- I jep gjalleri jetës!
Per vëndëlindjen tande
Mall të vjen kur moshohesh;
Sjellë muzen e dekadave
Merzitesh e frymezohesh.
Kujtesa t' i sjellka,
- Doket e malevet:
Vërrinin e bjeshkën,
Krojet e tellat e verimit
Pyje e livadhet alpine;
Me male, rupa e rudina
Qafa, “maje e cikole"
Qe puthen, me qiellin
Lera, kreshtat e thepat;
Rrëbija, rrëgalla e humnera
Rrasa, të lëmuara e shpellat;
S' te hiqen nga kujtesa!
Mëngjes… në Alpet tona
Bukuri t'rralla gjinden
Në Kore të Merturit
Piramidë në mes lumenjëve
Kapuç në krye te burrit
Me rrjedhjen e Valbonës
Rrjedh dhe jeta ime me mall
Drini sot eshte shndruar
Ne liqen me pamje të rrallë
Kujtoi bjeshkën e vrrinin;
Çobane e çobaneshat
Zogjët, "lakut bjeshkës"
E këngët e bilbilavet...,
Ne tellë, kur ngjiteshin,
- Burrat prej vërrini;
Gëzoheshin, fëmija e baçicat
Jehonte, kënga e gëzimi...,
Teferig bjeshke ajr i pastërt,
Ujë të ftoftë, në daç: tamel e borë;
Djathë të njomë, tamël koritet
Mazë te zier e ushqime tradite
Ne bjeshke, dua te pushoi:
Ne "Rupën e Kol Ndout",
(Me emrin e Xhaxhait tim)
Nga "Thepi i Shqiponjavet"
Te shikoj: “Malësinë e Gjakovës”!
Ne "Qukat e Nik Preqit",
Te shetis, "Kryqit Korës"
N' "Rupën e Nik Mëgjës",
Te shikoj Nikaj - Merturin
Djemtë: Sokolat e Rajës!
"I rriti shkëmbi" si veten
Thirren: "Djemtë e Merturit"
Per mirë gjithnji banë ëmën !
Burrat e Rajës:
I burrnoi besa e pushka
.... Si "Burrat e Rajes"
Shekujt i vlerësuen trima!
Endërr, s' e shoh New Yorkun
Detroidin as Nju Xhersin
Ku kam njerëz e po kaloi pleqnin
Shoh vetem Rajën time
E "gradaçelat" e paana
I gjejë në Korën e Mërturit
Atje ku rrinë orë e zana.
Atje i ngjitem veç freskisë
Ajo e ledhaton shpirtin tim
(Pleqëria –tranzicion i jetes)
Gjithçka e paska një frymëzim.
Shikoi në ëndër:
Vetem "lojnat më femijtë”
"Endrrat me pleqtë”
Le t' i shohim në "amshim".
-Shkrimtari Gjon Markokaj,
me nje pjese të familjes së tij në Washington State,
----------
-Per
ZemraShqiptare, nga