Kulturë
Demir Krasniqi: Ose vdekje ose liri
E hene, 21.04.2014, 06:57 PM
OSE
Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Jem një popull – trung Ilir ,
Jem një trup n’ katër gjymtyrë .
Krahu i majtë është kosovari ,
Krahu i djathtë Gucia e Tivari .
Këmba e majtë ngjitet n’ Kosovës ,
Manastir , Shkup , Kumanovë ...
Këmba e djathtë n’ mbarë Çamërinë –
Artë , Prevezë , Florinë , Janinë ...
N’ kraharor t’ majtë – shkëmbinj çeliku ,
N’ kraharor t’ djathtë – Adriatiku .
Ka kurrizin me xehe plot ,
Gjoksin mbushë flori , barot ...
Ky trup është Shqipëria nënë ,
Zemra e saj quhet Tiranë .
Shkodër , Durrës , Elbasan ,
Korçë , Vlorë deri n’ Sazan ...
Që nga jugu e në veri –
Është një komb – një Shqipëri .
Që nga lindja e n’ perëndim –
Jem një komb me një qëndrim !
S’ durojmë t’ huajt me na sundua ,
Me terror me na copëtua !
Do t’ luftojmë pleq e të ri –
Ose vdekje – ose LIRI !
Në Ballkan – ku ka shqiptarë ,
S’ do t’ jetojmë ma të përçarë !
Nuk ka shtet , as s’ ka fuqi –
Në mes nesh që venë kufi !
Mbarë Pollogu , Pellagonia ,
Sytë i kanë kah Shqipëria !
Se Kosova e Ilirida
Janë më
t’ pasura se
S’ durojnë Dibra e Kërçova :
“Evski”, “Ovski”, “Eva”, “Ova”!...
S’ durojnë Sharri e Çyçavica :
“Iça”, “Viça” dhe “Oviça”,
“Mahmutiça “ e “Kallabiça”!...
S’
durojnë Arta e
“Pangallosa”
e “
Jem shqiptarë , po na e ka ëndja –
Për t’ folë shqip si na mësoi nëna !
Shtatë milion ushtarë shqiptarë ,
Iu bëjnë ballë armiqve mbarë !
Për t’i mbrojt trojet etnike –
Zhvillojnë luftëra heroike !
Nëpër shekuj flakë jem kallë –
Vëllai me vëlla njëherë me u çmallë !
Moj Evropë , mos luaj lojë hileje –
T’ gjithë shqiptarët i ke n’ familje !
Duam t’ jem një shtet unik –
S’ mund t’ na ndajë kurrë një armik !
Për pa u nda deti nga zalli –
S’ ka q’ i ndanë shqiptarët për së gjalli !
Gjilan, më 07.03.1998 .
*****Demir Krasniqi :”Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998, faqe 16.