E merkure, 07.05.2025, 08:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Thepi i Ndrecë Muzlisë

E merkure, 16.04.2014, 07:00 PM


THEPI I NDRECË MUZLISË

 

Nga Gjon Markokaj

 

Sofra e shtruar,

Është zani i burrit...,

Mbi gurët e tjerë

Është Thepi i gurit

 

Në maje t'gurit

Perjetesuar n'gur

Burri i fortë

Ka pushkë e sofër.

 

Zgjuarsi e bujari,

Shkëmbi i ruajti si veten

Brezave ne trazhëgimni

Të pavdekshme me Thepin.

 

Ndrec Muzlia ishte trim

Kishte edhe pasuni...,

Deren çilë, "hajde byrëm"!

Bujari në trashgimni.

 

Ai e ketheu buken

Nderen ja shënuen në gurë

Sofra ta rritka zanin

....E nuk vdes kurrë!

 

Zemra e burrit:

Nderon veten edhe fisin

Sofra me "Thepin e Gurit"

Nderoi: Tetajt e Merturin.

 

Sofren e shtrueme

E kishin  për mikun

Pushkën e mbushune

E kanë per anmikun

 

"Sofren e Bujarise"

"Thepi Legjëndar":

“Bukmiren shqiptare”

E perjetoi në gur.

 

- Miresevini !

Më shpirt e më zëmer

E ruajti pagëzimi:

"Thepi i Ndrec Muzlisë"

 

Sofren në çdo kohë

Me shumë bujari

Mikëpritjen Arbënore

- Ta afrojnë krejt Tetajt...

 

Guri sofren e ruan

Nderën e Ndrecë Muzlisë

E të Tetajve te Merturit

Thepi e përjeteson

Sofra e pushka, lidhë me gurin.

./.

 

-Nga Washington State,  16 prill, 2014-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx