E shtune, 27.04.2024, 06:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Angjelina Krasniqi: Jam thjesht një bukëpjekëse

E hene, 14.04.2014, 07:33 PM


ANGJELINA KRASNIQI

 

JAM THJESHT NJË BUKËPJEKËSE

 

Unë mundohem,në furrën time të krijimit,

Të bëj bukë me maja mendimi të ardhur,

Me miell të bluar prej timit, frymëzimit,

Deri kur mëngjesin pres për të ardhur...

 

Dua të behem me miell e bardhë si borë,

Si monoment të qëndroj përmbi magjet,

Kush më shikon t’u dukem si perëndorë,

Nëpër portat e uritura dhe nëpër pragjet.

 

Bukët i dua të pjekura nëpër temperaturë,

Nën djeg’jen e metaforave por dhe të saçit,

Situr në sitën me emërin e bukur kulturë,

Me brishtësinë që i mbrun aromën kulaçit.

 

I dua byrekët romane, por dhe poezitë petë,

Arrat krahasime shpërndarë shtresa–shtresa,

Që bakllavaja ime poezi brënda saj të ketë,

Dhe vajin e shpirtit të tretur nga vetë besa...

 

Poezia ime byrek e pite për miq e për shokë,

Shtruar në tryeza leximi kurrë të mos mungojë,

Të derdhet me kilogramë, por edhe me okë,

Të gjithë të hanë, sejcili përsëri prap të kërkojë...

 

Atëherë them: “Jetën time prej furrtareje nëpër stinë,

Nuk e humba kot për të pjekur për Ju cilësi-poezinë” !

 

UNIVERSITETI I FISIT TIM

 

O strehëz ku derdha të qarat e para,

Dhe hapat e parë, për të ecur në jetë.

Ku zëgazi rrjedh posi gurgullimë-ujvara

Ku mësuam bukuritë që ka krahu bletë!...

 

O çerdhe e ngrohtë ku krahët i hapëm,

Qiellin e pushtuam në diell, në furtunë.

Aerodrom i vogël nga ku botën kapëm,

Zgjuar mes lodrash,në ëndrra,në gjumë!...

 

Mbuluar je nga dëbora e ftohtë e dimrit,

Mbrrënda ngrohtësia s’të mungojë kurrë,

Të shëmbi topi serb i urrejtjes,gjëmimit,

Ti u ngrite prap,kala-fortë murë mbi gurë!...

 

Shtëpia ime e lindjes çerdhe,por dhe llogore,

Monument historie lulëzim - dhimbje – jetës.

Me dëborë mbi supe si e lashtë përmendore,

Flet në Gjuhën Shqipe historinë e së vërtetës!...

 

Shtëpi ndertuar me tulla,llaç e gdhendje-gurë,

Universiteti i fisit tim për pushkë, për kulturë!...

 

MANGALLI I SHPIRTIT

 

Hejjj, mangall ti sofer dielli e mbledhur,

Rrethuar duarsh, kureshtjen e ke hak,

E mbuluar me hirin,prap gacë e ndezur,

Ngroh lumenjtë nënlekuror, timin gjak.

 

Hejjj, kuti e vjetër me duhan të dredhur,

Që shtrihesh mbi tabaken e gjoksit tim,

Pret-përcjell mikun me halle ndrydhur,

Bashkërisht të pihet kafe e përmallim....

 

Hejjj!.. kupë e mbushur me lotin gëzim,

Derdhe ujin pikë - pikë si Kroi i Pejës,

Të dehimi në kufirin çmendi-ngazëllim,

Ngazëllimi të fitoj në fushën e betejës.

 

Hejjj,mulli ku bluaj farë-fjalën që ngjall,

Mbledh blojën e mendimet imët bluar,

Krundet e mbetura i hedh mbi mangall

Të digjen ashklat,mbetur anash kalbuar….

 

Hejjj,qilimi im fjalëurtë që endesh si hije,

Shtroju për këmbë fëmije hapë - ritshme,

Sa herë shputa u prek përmbi të tuat fije,

Të marr uraten hapërime të shëndritshme….

 

Hejjj,tabake ku mblidhet vreri i një djeg’je,

Që lëshon shtëllunga hallesh,enden si re,

Nuk e kam për zakon,por e do një vrejtje,

Tymosja s‘rregullon dertin,po qëndrove pre.

 

Sot dertova me gjëra të shtruara mbi shpirt,

Veten qartësoj për gjerat që kërkojnë dritë!...

Ndoshta shpirti i përmalluar flet me mrekulli,

Dhe i mban të kyçura, si të shtrejtat ar-stoli!...

 

ÇAST PRANVEROR

 

Sot shpirti lumturohet gjithësisë re-valë,

Shkon e ndalet mbi Bjeshkët e Rugoves,

Aty fillon grykëderdhja e Lumit të Bardhë,

Derdh këngën qiell - hapurit të Kosovës !...

 

Shpirt-grimcuara shumfishmërisht endet,

Pranveruar aromon , lulëhapur gjithkund,

Herë bëhet bilbileshë,ulet në degë-pemët,

Herë fije-bar-zgjatur ,që puhiza e përkund!...

 

Bëhet gur - shkëmb ku pushon Shqiponja,

Valëza burimi me krahë të një valltareje,

Që puth gurëzit e anëbrigjet kah valerizoja,

Mallin e mbledhur lan me zë - këngëtareje!

 

Grimcat e shpirtit bëhen hije të ndritshme,

Që gjasojnë në zanat kapur dorë për dore,

E ndjekin gjurmë-hapat brigjeve të ritshme,

Derdhen gurgullimes të bardhëta lulebore!...

 

Më ka ëndja të bëhem qengj lazdrimtarë,

Që bart këmboren bashkë me blegërimin,

Dhe kur Ju dëgjoni tingullin kombortarë,

Është tingulli i shpirtit,thërret ngazëllimin.

 

Buzë - lumit të qetë kurorëhapura pemë,

Ku mbrëmjeve takohen idilet dashnorë,

Flladfreskun lëshoj,posi prekje e një ëme,

Momente ku mbretëron çasti më hyjnor!...

 

Dua të arabeskoj si harabel i përkëdhelur,

Me hapa kërcimtarë që mahnitë të gjithë,

Edhe pse plogësht,athët por krah-hedhur,

Shpupurisë gëzimin, e var në degë stolitë!...

 

Herë lëndinë bar- njomtë posi mendafshi

Ku vrapojnë këmbëza fëmijësh gazmorë,

Herë lulekuqe , që luajnë lojen e një afshi

Lëngputhje kristalore mbi buzë- dashnorë!...

 

Herë kthehem në fijedrite dhe zë-jehonë

Thërras nga lartë „Ojjjj Kosooova imeee!“

Nuk më shikon apo nuk më dëgjoooonë

Jam Bijë Shqiptare, kthyer në Zanë-hije!....

 

Hejjjj!O Lumi i Bardhë me valë-hijet e mia

Barte dashurinë time nëpër shtratin tënd

Hidhe vallen e shpirtit thellë nga mbrendia

Merri dhe vargjet e mia ,derdhi anë e kënd!...

 

Kur Shpirti i Malluar endet Qiellit Shqiptarë,

Është Çast Pranverorë ,të mërguaren ngjallë!...

 

VETË AKORDUESE

 

Telat e nënlëkurshëm tingëllojnë dhimbje,

Fushë e shpirtit mbuluar me mjegull e shi ,

Të rrebeshta fjalë pathënat bëjnë grindje,

Zë - druri rreh shpirtin me rrëmbyeshmëri!...

 

Shshttt!...Lutem heshtni !....Dua pak qetësi!

Të dëgjoj hapat ectures natëerrtës së egërt,

T'gjumoj përshpëritjet lëmëritëse n’mbrendi

Dhe atëherë kur shkarrivitem barit të egjërt !...

 

Shshshtt!...Heshtni!...Ju lutem mbani qetësi

Më lini të hyj në thellësine e shpirtdhembjes,

T'peshohem para pasqyres me përpikshmëri,

Të flas me rrudhat,thinjat e orët e mbrëmjes!...

 

Ju nuk m’a dëgjoni tingullin e mbrendëshëm,

Por unë prap ju lutem për qetësi !..Shshshttt,

Mos prekni notat fushëpentagramit t’errshëm

Djepoj plagëdhembjen pagojë, mëmecërisht!...

 

Shpirt – dlirta edhe dhembjen shfaq të butësuar,

Tinguj nxjerr nga vetja,janë nota mire-akorduar!...

 

TEL I KËPUTUR

 

Vallëtare vegimesh, ëndrrash e ëndrrallash,

E derdh zogun e shpirtit sa herë vijnë festat,

Ah,sy që valvitesh mallshëm mes qëpallash,

Mbi flakë qiriri ndalu , ngroh të miat eshtrat!

 

Kur flakë - qiriri lëkundet nga puhiza e lehtë,

Është fryma e ajrit, të ftohtë sjell hijen time,

Është malli, spërkatje vese , vjen e bie fletë,

Mbështjellje don me këngë e valle vendlindje.

 

Mos kritikoni shpirtin ,trokun e tupanit ndjek,

Telat e çiftelisë kërkon në dridhje për gëzim,

Brithyer,zemrshqyer kujtim i dasmës më djeg,

Ujra valësh m'larguan,mungoj n’hap-vallëzim.

 

Sa herë vinë festat me këngë,tupana,fyell e çifteli,

Shpirtit i këputet telit,e rrjedh lot-mallëngjimi buri!...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora