E enjte, 08.05.2025, 01:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Trokëllima e një poeti

E shtune, 12.04.2014, 05:54 PM


KUR NDJEN TROKËLLIMËN E NJË POETI

Rreth librit  poetik të autorit Xhavit Gasa  “Trokëllima e poetit”

Nga Namik Selmani, shkrimtar ( Shqipëri)

Xhavit Gasa vazhdin të trokollijë  me vargjet e tij të bukura, ndjesore,

tërë aromë shqiptarie po aq sa edhe me njëlloj universialiteti mes

hapësirave poetike. Një trokëllimë që nis diku në një LuginëDiellore

si do ta quaja me plot gojë Matin e tij të lindjes, Zenishtin

ku çiftelia është bërë njësh me bukën e sofrës. Ka në poezitë e tij një

frymëatdhetare të Pjetër Budit që është nga Mati.Vjen nga oda ku flet

shumë për hijembretërish (Burgajeti i mbretit Ahmet Zogu është vetëm

pak minuta larg Zenishtit) dhe ndalet në stacione të dritëzuara të

Anglisë. Në ca stacione  londineze që të japin një tjetër madhështi,

mbretërish e i bëjnë sfidë mjegullave të kohërave, të izolimit dhe aq

të mbushura me dialogje shekspiriane. Pa dashur që të jap një kurorë

të zyrtazuar librit të dytë të Xhavit Gasës po me plot gojë (dhe besoj

se me mua janë edhe të gjithë lexuesit e miqtë e poezisësë tij) them

se poezia e tij ka këtë gjeografi .Natyrisht duke i shtuar edhe

atë“gjeografi” të shpirtit njerëzor që gjithmonë është një minierë ku

të gjithë hyjnë me dëshirë të mirë për të bërë gjëra të bukura e të

dobishme, por që gjithmonë lëmë  pas vetes ca fjalë të pathëna, ca

pengje të bukura poetikë, pa të cilat nuk do të ishte e bukur dhe e

mundimshme rruga e secilit art.

****

Duket se fort e mbarë është tringëllima  e poetit Xhavit Gasa në këtë

rrugëtim sa të prekshëm aq edhe hyjnor. Në pak kohë dy vëllime të

botuara edhe pse thinjat ia merr era  e qiejve dhe e arave të

vendlindjes sa herë që ai vjen për të takuar gurët e  njerëzit e

dashur me të cilët ka ndarë dhimbjet e gazet.    “Jehona e

dhimbjes”përcillet sot në “Trokëllimën e poetit”   Një ballinë me

hekura të kryqëzuara e me një pëllumb të plagosur ia lë vendin një

dielli të fortë që rrezaton disa  lastarë të brishtë lulesh .

Tamam si ëndrrat  e dikurshme të jetës së tij. E mendova me vete në

një monolog poetik me vetveten. Doja të bëja urimin më të ngrohtë.

Nëtë dy këto libra është një tjetër simbolikë e udhës njerëzore e

poetike të Xhavit Gasës.

Në këtë liber të dytë poetik tëtij që lexohet me një frymë për

ngrohtësinë e mesazhet që ai jep, mësojmë seXhaviti është në të

njëjtën kohë edhe bujk lavërtar edhe arkitekt i fjalës së mençur dhe i

një ëndrre të parealizuar e të vrarë nga vitet e egra të

dikaturës,është edhe klithmues i padrejtësive politike, sociale, por

edhe historike të kombit tonë. Është një i dashuruar i përjetshëm ,

sfidant i frikës, liridon i  kohës së trazuar një kreshnik që flet me

yjet për të rrëfyer të pathënat e shpirtittë tij.  Është biri i

devotshëm për nënën e tij e për të gjithë nënat ku bën për to sa e sa

poezi të bukura.

Për këtë meditim më vjen në  ndihmë edhe fjala e redaktorit të librit,

e mikut tim të penës e kritikut shumëtë njohur Fatmir Terziu. Për të

ai shkruan:

“Poezitë e Xhevit Gasës janë trokëllimajete derti e malli. Janë në

fakt vetë vargjet e poetit që sjellin vetë jetën etij të vapëmugëtirtë

në të shkuarën, të tashmen e e të ardhmen e saj…”

Për këtë ai thotë vetë: “I thashë  një ditë vargut tim poetik/këtij

vargu që pafundësisht e dua/uroj sinqerisht të mos kesh fatin tim/ e

shndritshme si drita e diellit e lehtë si era t’u bëftë  rruga”

E në këtë mision fisnik duket se e përfytëroj Xhavitin si një vraparak

që ecën për të fituar kohën që ka shkuar pa ia parë dobinë që ajo

duhet të kishte për të e për shumë shqiptarë të tjerë.

Vargu i tij zakonisht është një varg i lirë  i thyer e pak na jepet

vargu  klasik me strofa të rregullta. Ndoshta është një rendje e tij

për të dhënë sa më shumë mesazhet e poezisë. Ndoshta kërkon që jetë

bashkëkohor. Gjithsesi ato janë edhe poezi të shkruara në masën e

vargjeve që ato kanë. Në poezitë me motive popullore ai na e sjell

këtë ngrohëtësi e me poezi të njëjta me formën e tyre. Kështunë një

poezi ai shruan:

“Më ka rënë shamia

/ ma ka marrë një djalë/

djalit i thërras

/ sillma ta marr prapë

Një nga bashkëudhëtarët e  karvanit të poezisë gasiane është  LOTI.

Diku i dhimbshëm loti i prangosjes së lirisë sot në shumë raste është

kthyer në lotë gazi, aq sa të duket një çast se ky lot është brumi i

mjaft poezive të tij.

Si kristal shkëlqen

loti i gëzimit

të mbushur me helm

ai lot i hidhërimit.

Vargu i Xhavitit i ngjan shumëherë një kalërimi fisnik jo vetëm në

udhët e jetës që kanë të gjithë dritëhijet  njerëzore, por atë e

shqetëson shumë edhe historia e kombit të tij. E ndaluar qëtë jetë e

tillë, kjo fjalë në kohën e dikaturës ajo sot është më e matur e

mençur,Po në këto vargje që zgjojnë historinë në ditët  tona ai nuk

është i mllefesur po ka maturi ka ndjenjë, ka detaj.

Në këtë grup poezish do tëdallonin në mënyre të veçantë poezinë për

Çamërinë. Pikërisht në Londër nëvitin 1913 Fuqitë e Mëdha zyrtarizuan

ndarjen e Çamërisë nga trualli shtetëror  kombëar. Ai është edhe një

poet patriot.

Që pa shpalosur mirë vargun e poezi vetë tij në poezinë “Thirrje came”

ai shkruan: “Dëgjoje zërin e Çamërisë

moj Europë

është zëri i një populli

  trojet  kërkon…

Po,mekëtë shqetësim atdhetar ai këndon edhe për Kosovën tashmë për

lirinë  e saj. Për këtë ai ka zgjedhur një formë shumë origjinale atë

të rapsodisë. Me një harmoni të brendshme brenda hapësirave të saj.

Libri i Xhavit Gasës duhet respektuar edhe për një risi që ka sjellë

në portretizimin e disa njerëzve të njohur e të dashur të tij. Ai nuk

ka rënë në skematiziminqë bien shpesh poetë të tjerë që zënë një nga

një me radhë figura të ndyshmedhe pa asnjë detaj poetik vargëzojnë

vargje që nuk të mbeten në kujtesë aspak,as kur mbyll kopertinën e

librit pa le të të mbesë në një kohë të gjatë . Në këto kushtime

poetike janë poezitë për shkencëtarin Qamil Xhika. Për patriotët

Shahin Toçi e Bajram Hoxha, për këngëtarin e talentuar e të dënuar nga

sistemi komunist Sherif Merdani e për ushtarin shqiptar Feti Vogli që

ra nëkrye të detyrë s në radhët e forcave të Natos .

Gati te të gjithë poezitë ai  bashkon edhe ndjenjën e respektit ndaj

atyre që kanë luftuar e punuar për lirinë  drejtësinë sociale, për një

jetë sa më të mirë, që u vranë nga diktatura, e sot nuk kanë as varr

për t'ju vendosur një buqetë me lule. Mes tyre do të veçonim poezinë

për BajramHoxhën ku në fund të poezisë ai shkruan:

Ti je larg, në prag të ëndrrës/

ngjitur-o në majë nderimi /

ulur-o në cep të këngës

nëpër krisma çel filizi.

Ku ke shkuar, Bajram Hoxha???..

Diku në një letërkëmbim me  Migjenin e madh, ai na intrigon me një

përfytërim shumë interesant. Ai më tregon

/për kohën e tij

askush nuk më censuronte

/fjala ishte e lirë/

kurrë nuk ma prenë fjalën

edhe kur flisja keq për qeveritë.

Në këtë dialog poetik me lexuesit Xhavitin e shqetëson fort edhe

Misioni i poetit. Ndoshta me dy vëllime mund tëjetë pak e parakohshme

që ai të marrë këtë mison në një llogore të bukur e të vështirë.Koha e

jetës që ka kaluar ai, vështërsitë e pasioni aq i madh që ai ka patur

eka për poezinë e për fjalën e bukur në veçanti ka bërë që këtë ai ta

tregojë disa herë në librat e tij me një sinqeritet goditës herë herë

ai – ashtu si ne,si  të gjithë, bie në lakun e mëdyshjes përtë thënë

të vertetën

“A nuk jemi ne, poetët ndryshimit të Motit/

dhe stinëve të vitit

/ a nuk janë vargjet tona

mbushur me rreze dielli

me bubullima vetëtime

me dallgët e trazuara deti

dhe me lule të bukura ngjyra –ngjyra.

Po është e vërtetë Xhaviti me fisnikërinë e tij mentare nuk mund t’u

bëjë moral të  tjerëve, nëse nuk e bën vetë këtë gjë sa më mire.

Nëse do të t’i referohemi mjaft poezive që i bëjnë  jehonë periudhës

së para viteve 90, do të thonim që autori ka dhënë një kontribut shumë

të rëndësishëmnë trajtimin poetik të kësaj teme. Kjo gjë ia shton

vlerat njohëse librit përmasën e lexuesve të rinj që nuk e kanë jetur

këtë kohë e nuk kanë jetuar drama  të jashtëzakonshme jetësore. Në to

ka shumë ndjenjë, ka shumë trishtim e kjo e bën dhe më të dashur

poezinë, por edhe atë si autor para lexuesve të Evropës.

Në poezinë “ Barku i hekurt” (shumëmetaforik ky titull) ai na sjell

mes nesh atë pamje ndjellakeqe që sillninbunkerët edhe për ne, edhe

për të huajt

Ah,

Sikur të hapte

Atë gojë

E të fliste bunkeri

Dhe brezave të rinj

Vetëm t’ju rrëfejë

Me ato dhëmbë prej hekuri

Sa shumë mund e djersë ka ngrënë.

Do ta përshëndesnim poetin edhe përshumë poezi me statusin e llojit të

fabulës. Këto poezi i pamë edhe në librin parëm po në këtë libër ato

janë të arrira Të tilla janë “Merimanga”, “Lepuri”, “ Kali”,etj

Përherë për një libër mbetet diçka pa e thënë. Por do ta mbyllja këtë

diskutim me një poezi me titull të thjeshtë por që bën një lloj

skanimi të të gjithë viteve, të të gjithë poezive të shkruarae të

pashkruara nga ai në vite. Është fjala për poezinë “Ëndrrat”. Për këtë

pocitojmë vetëm strofën e parë dhe të fundit

Ku t’i gjej vallë , ku t’i gjej

Ëndrrat që keq m’i vranë?

Ku ta gjej pranverën

Që pa lulëruar e lanë

……..se ëndrrat kurrë nuk vdesin

Ato të gjalla rrinë

Se nuk mbarohen kurrë pranverat

Pas dimrit të tjera vijnë

Në këtë garë libromanie edhe libri më i ri i autorit Xhavit Gasa ka

një vend të respektuar dhe të merituar. Urimi më i saktë në këtë

shkrim do të ishte që trokëllima e poetit Xhavit Gasa të mosmbarojë

kurrë, edhe te fletët e bardha të librave të tjerë, por edhe të

lexuesit që do të marrin në duar këtë liber.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx