E enjte, 08.05.2025, 04:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: E verteta

E enjte, 10.04.2014, 07:52 PM


E VERTETA

 

-… Populli thotë:

"Rri shtrembet e fol drejt"!...-”

 

Poemë,  nga: Gjon Markokaj

 

Sa here shkojsha

Te nji "burre i urte"

Ai me thoshte:

A duhet me e dhane hakun?

 

... Une pa u thellue,

- I pergjigjesha: - po!

 

Ai ma kthente:

- jo Gjon jo,

"Haku eshte i rende"!!..

.

Mendova fort me veteveten

- Haku: eshte per mue

Eshte edhe per ty,

Eshte edhe per ata...

- Haku eshte, per te gjithe.

 

Jane te paket ata

Qe te japin hakun

E, t' thone, t' verteten

Te verteten, e lypi e s'gjeje!

 

.... Eshte, ne thellesi

Ku s' zhytem dot....,

Sa budalle, tregohem....?

Me duket se e di e s' e gjeje

-- Jo ore, s' me tha njeri

..... Se une e kame gjete.

 

At'here si e ditkem une

A, jam ma i zgjuari?

- S' eshte e vertete!...

 

Dikush, me tha:

Eshte, "n' minaret e xhamivet";

Ne "rrethoren", ku hoxha therret zerin.

 

U, ngjita shkallvet me zore....

E, hypa ne "rrethin zathirres"

Edhe, nese atje ishte, s' e kuptova....,

Se Hoxha, - "fliste arabisht"

 

Te shkalla e siperme i thash vehtes:

- C' mu deshti mua...,

T' u besoj shkalleve t' hoxhes

 

Thone se hoxha ka thane:

- "Beni si tu them une

e, mos beni si bej une"!

 

- Hoxhes, te tjeret poshte:

- I, duken te vegjel...,

 

Ika vrap te Frati dhe me tha:

S' te tregoj gje pa u rrefye

- Nji dikushi....,

qe, s' eshte kerkushi!

 

Me tha: e ka fshehe

"LuciferrI", me ate rrine.....,

 

- Gjurmova shume:

E, gjeta kollej, "luciferrin";

Ai gjindej kudo....,

Me doli, "rruge boshe".

- Shkova vetem kot....,

"Luciferri",

Ishte vetem per "shejtanlleqe"!

S' kishte pune, me t' verteten.

 

Nji i zgjuar;

ma mire mos, qofte!

Me tha: e dreja eshte:

- T' ata qe drejtojne....,

 

C' eshte e verteta

pa dite se e gjeta

- U, gezova shume!

U zhgenjeva.....,

e, thashe me vehte:

- Po aty, do te jete!

 

Shkova i gezuar

- Veshtire

e pata neper zyre

Se ishin shume

e, me ata, s' flitej

se e quanin veten

- me te ditur...,

 

Ata ishin shndrruar

ne njerez te medhenj

e te priviligjuar...

 

Une, perpara tyre

- dukesha, m' i vogel...,

Ne drejtimin e administrates

"Te verteten askund, s' e gjeta"

Atje gjeta: - njerez xheloz,

- karjerista, e rrenacake

- egoista e shpifarake

- burrokrat e fjaleshtrembet

- Njerez qe, s'mbajne,

fjalen - premtimin e dhene

 

Populli thote:

"Rri shtrembet e fol drejt"!

 

E drejta te pushtetaret

- s' njihej fare.......,(!)

U, zemerova shume!

Gjumi naten, s' me mori.

 

Freskia e mengjesit

Ne mendje, dicka, m' solli

- Mos u merzit o burre!

"E verteta, s' rrin pa dale

o, heret o, vone"!

 

- E, mora veten disi

Thash: e gjeta - pa e gjete!

E, ketheva kryet mbrapa

Ne shekullin e trembedhjete

....., te Nastradin Hoxha.

 

M' u kujtue, kur pat thane:

"Tagjite e zoterise

......., i dogja une".

 

Atije, s' ja zune bese

E, denuen me varje

Litari u keput, e fali

Ai pat thane: "e verteta del

-- po "gopin" ta, then"!

 

E, kam shume veshtire

M' e gjete te verteten

Si Nastradini, motis....,

E, vrava shume mendjen

Pse e verteta, s' gjindet?

Njeri, thote:eshte keshtu,

- tjetri,s' eshte ashtu!

- Njeri eshte aty, tjetri s' eshe aty

- "Njeri i bie thumbit, tjetri patkoit"....,

 

Çudi e madhe, e di vetem une!

E di e do ta them,kur asgje s' thone!

Njeri e di,- tjetri, s' e di

"Qit - kobure, në pe’"....,

Une u cova, "dore boshe"

E, vrava mendjen:

- S’pari isha vetem,

neper, administrata

- Tani sedyti, do te vete

Ta gjej, te verteten.

- Te Kryeministri

ose, - te Presidenti...

 

Shkova te ata.....,

Ata te verteten e kishin:

Vetem sa,- "per sy e faqe"!

E, gjej te organet e drejtesisë

Te prokurori, te gjykata

dhe, te drejtori i policisë...,

 

Shkova, - s'pashe gje!

Ata s' merreshin fare

- Me te verteten....

Ate, e mshefnin, me letra

O,o,o, harru kam!!

- Avokatin e Popullit..,

Me vrap te, ai....,

 

Atije i kishte humbe fare

(Ishte ma ne uje te Drinit se une)

Shkova sa shkova......(!)

S' e kishin asnji perzemer!

-- Kethehesha mbrapa,

te Nastradin Hoxha

E, me vinte turp,

- ta zgjoja prej varrit...,

Te me tregojne te verteten!

 

Mbas shume perpjekjesh;

"Ma mire vone se kurre"!

E, gjeta, - e gjeta, - e gjeta ....,

"Everteta gjindet: te vetevetja"

 

- Nese e pastron, "ndergjegjen"

Ushqen, "shpirtin, me vertetesi"

Ne detyre; ne pune, e ne jete

- E, quan veten, me te vogel;

.., - ndaj, te tjerevet

- S' te rritet mendja

e s' ja perdredh tjetrit.....,

-- Shkurt e verteta gjindet:

- "Ne zemren tende".

 

Nese heq, nga mendja:

Egoizmin e smiren e keqe;

Bajraktarizmim e unin etj.-etj ...,

- Qe i gjeta te pushtetaret

- Je njeri - qe fiton besimin.

 

Po fitove besimin

- Kie fitue te verteten

Je njeri i vertete....,

Nese e verteta;

qendron, ne "zemren tande"

Te verteten ke per ta gjete:

...Kudo e me kedo, ne jete!

…!

…Populli thote:

"Rri shtrembet e fol drejt"!...

           ./.

-Per Zemrashqiptare, nga Washington State, USA, 10prill 2014-



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx