Kulturë
Vjollca Pasku: Qen bir qeni
E enjte, 10.04.2014, 07:52 PM
QEN
Tregim nga Vjollca Pasku
Shpirti është si një panair, që e përbëjnë lulet e ndjenjave. Zemra ime kishte dy fletë të trëndafilta në formë zemre, me rrënjë të thella në vendlindje. Brenda kësaj kornize, ishte e gjithë familja ime, bashkëshorti dhe dy fëmijët e mi.
Pas njëzetë vjetësh emigrimi, u rikthyem në atdhe. Ndihesha njësoj si shqiponja, kur hap krahët plotësisht për të fluturuar në qiellin e pafund...Për njëzetë vjet të jetës time, ditët e pranverave ishin veçse grimca që nuk i shijoja asnjëherë, për shkak të punës dhe detyrimet familjare. Tani doja të shijoja çdo ditë me të gjitha ngjyrat. Të prekja imazhet reale e t’i fiksoja në tablotë e mia të pikturës, e cila ishte pasioni im. Kisha blerë libra me cikle të tëra pikturash për të mësuar, që nga vizatimi më i thjeshtë me dritë hije, deri te ato më të vështirat. Përzierjet e ngjyrave, formësimi i luleve me penel më sillnin aromën e pranverës. Shpesh me dukej sikur pikturoja me sy, kurse tingujt dhe lulet ishin kanavaca e shpirtit. Ndërsa netët pranverore me yje, ishin si bojërat ku pikturoja me lehtësi, sepse në terr ngjyrat më jepnin më shumë dritë. Ndihesha e lumtur, kur mendoja se në qytetin tim të lindjes, do të blinim truall e të ndërtonim një shtëpi. Pranverën do ta kisha në kopshtin tim dhe fenerët e yjeve do t’i shihja e lirë, sa herë të doja, pa u penguar nga pallatet shumëkatëshe, që kishin pushtuar gjithë qytetin, vend e pa vend. Nuk e besova, kur im shoq Ardi më bëri surprizën e madhe të blerjes së një toke truall dhe atë e pashë për herë të parë...Parafytyroja shtëpinë e ndërtuar dhe jetën e qetë familjare deri në pleqëri. Toka ndodhej në periferi të qytetit. Nga aty mund të shikoja vetëm blerim, toka të mbjella, apo fidanishte, ku pemët nën tingujt e lehtë të flladit përshëndesnin njëra-tjetrën. Në largësi, shtriheshin male që kapeshin për dore, të fiksuar në një imazh bukurie, ku natën nga dritat vezulluese të fshatrave, dukeshin sikur kishin zbritur yje dhe banonin ndër ta. Në të dyja anët e rrugës ishin ndërtuar shtëpi, të cilat më ngjallnin ndjenjën e ngrohtë se aty ishte një lagje e mirë.
Përballë
nesh ndodhej shtëpia e një “ustai” që kishte punuar në Greqi. Punonte me
intervale kur gjente punë. Ai pyeti, dhe kur u informua se tokën përballë e
kishim blerë ne, na u afrua menjëherë, duke u mburrur se ishte mjeshtër në
ndërtimin e shtëpive dhe merakli i punës. Një njeri mesatar, i parruar, zeshkan
me flokë të rënë, dhe me sy si të miut, hetues në çdo lëvizje, me veshë të
ngrehur, që të jepnin përshtypjen e një robi që nuk i shpëton asnjë fjalë, në
lidhje me interesin e tij. Im shoq Ardi, pranoi që së pari të fillonte me
ndërtimin e murit rrethues të shtëpisë, e më pas të vijonte me hapjen e
themeleve sipas projektit. Meqenëse filluam rrethimin e tokës e më pas do të
vijonim me ndërtimin e shtëpisë, dy fëmijët e mi binjak m’u lutën të marrin një
këlysh të vogël qeni dhe ta mbanim në banesën ekzistuese, deri sa të
përfundonte ndërtimi i shtëpisë sonë, ku më pas ai do të kishte koliben e vet.
Me gjithë kundërshtimet e mia, sepse ishte shpejt akoma, ata morën një këlysh
pastor gjerman. Ajo krijesë e vogël një pëllëmbë, me sy të pahapur mirë akoma,
të rrëmbente me pafajësinë miturake. Ishte vetëm dyjavëshe. Kur i afroheshim lëpinte dorën
tonë , ndoshta për të ndjerë e për të marrë ngrohtësinë, nga e cila e privuam
prej nënës së saj. Të gjithë u bënë të marrë pas këlyshit. Një nga djemtë e mi,
ia vuri emrin Xhina. Kështu Xhina ishte në qendër të vëmendjes. Të dy djemtë e
shikonin, sikur të ishte një fëmijë i vogël. E ndërkohë ditët kalonin, Xhina
rritej pa kuptuar. Qimet e zeza dhe kafe i përziheshin në të gjithë trupin. Nga
frika e mikrobeve, përveç vaksinave, e laja shpesh dhe gëzofi i saj ndriçonte
si i dhelprës. Më shumë nga të gjithë, atë e llastonte burri im. I gatuante
vetë, dhe e merrte me makinë kudo që shkonte. Kur Ardi ishte në shtëpi, qenushja
donte patjetër të lozte me të, duke mos lënë as fëmijët ta ngacmonin. Shpesh
vraponte nëpër sallon, e më pas në dhomën e gjumit, gjë që nuk e duroja dot
nëpër shtëpi. Kur djali im Mikeli, përplaste këmbët ajo e ndiqte duke bërë
rrëmujë. Disa vazo kristali që i ruaja për merak në bufe u thyen. Kur ishte
vetëm, ajo kafshonte këmbët e mobiljeve, të cilat u bënë sikur i kishe prerë më
sharrë. Kjo gjendje krijoi një shqetësim të madh tek unë...Tani rrija
indiferente ndaj saj. Sa herë vija nga puna më priste, duke tundur ngadalë
bishtin dhe më bebëzat e mëdha të syve të saj dukej sikur thoshin “Përse nuk më
përkëdhel më, të gjithë më duan, vetëm ti je e çuditshme”. Atëherë i thosha me
zë të lartë: ”Shiko sa punë më hap përditë”. Atëherë ajo zinte një cep te tavolina
e vogël e sallonit dhe nuk lëvizte, derisa të vinte ndonjë nga fëmijët apo im
shoq. Çdo rrëmujë apo thyerje që bënte Xhina, të gjithë e falnin. Kjo në fakt
krijoi një ftohje mes nesh dhe mendja e qenit përpiqej të kuptonte arsyen. Meqë
hyri vjeshta me shira, ndërtimin e shtëpisë e shtymë në pranverë. Kjo donte të
thoshte që Xhina do të rrinte në banesë me ne dhe unë duhej të përpiqesha të
gjeja paqe me të, dhe ta bëja të kuptonte se edhe ajo duhej ti nënshtrohej disa
rregullave. Bananet i kishte shumë qejf, tamam si fëmijë i vogël. Këtu ia nisa
punës me të. Kur unë i flisja për diçka që nuk duhej ta bënte me fjalën “keq”
dhe për diçka që duhej të bënte me fjalën “mirë”. Kuptonte si fëmijë. Kur unë
isha e kënaqur nga bindja e saj, i jepja gjithmonë një banane.
Dalëngadalë, Xhina u bë një qen i
bindur, dhe i mësuar me rregullat e shtëpisë... Kur i tregoja rripin, ajo e
dinte se do dilte shëtitje, më hidhej me
dy putrat e para e gëzuar dhe priste tek dera. Ndërsa kur im shoq i thërriste
‘’Xhina do ikim me makinë”, ajo i përulej tek këmbët dhe e lëpinte..Ai e merrte
shumë shpesh me makinë në tokën e rrethuar mbjellë me zarzavate të ndryshme...
Mjeshtri përballë, kur dëgjonte makinën e tim shoqi dilte menjëherë. Tani ishte
pothuaj pa punë dhe nuk e linte kurrsesi t’i shpëtonte puna nga dora. Kur burri
im bisedonte me të për ecurinë e shtëpisë, Xhina i lehte me tërbim, sikur e
urrente, kurse Ardi gjithmonë i hakërrohej të rrinte urtë. Dukej sikur ndërmjet
saj dhe mjeshtrit kishte lindur një armiqësi. Kaluan shtatë muaj dhe tani trupi
i Xhinës ishte rritur.
Ardi, duke ndjekur punimet, pa që në fillim gabimet e një kolone, e cila u korrigjua menjëherë. Më pas gabimet e mjeshtrit do të vijonin me gabimin e një kolone tjetër, që u kap me vonesë nga Ardi, ndërsa muri i sheshit që ngrihej një metër nga toka nuk doli i drejtë, por i devijuar pesë cantim. Në këto kushte me një seri gabimesh, shtëpia kishte rrezik të dilte e shtrembëruar nga duart e “mjeshtrit”, ndaj edhe Ardi e ndërpreu bashkëpunimin me të. Komshiut “mjeshtër” nuk i erdhi mirë dhe turfulloi si kalë, kur dëgjoi se “duhej të merrte dërrasat e të shkonte”... Ai justifikohej se “këto gabime bëhen në ndërtim dhe i mbulonin suvatë”. Ardi ishte i prerë në vendimin e tij. Mjeshtri ziente përbrenda duke u përpjekur të ruante qetësinë... Puna i shpëtoi nga dora. Ai Ktheu sytë nga Xhina dhe diç mendoi..Qeni shikonte herë Ardin herë mjeshtrin, sikur kuptoi diçka. Kur ai iku, Ardi i tha Xhinës duke e përkëdhelur:
- Ndoshta ti e ke dhuntinë të shohësh shumë shpejt brenda aftësisë dhe shpirtit të njeriut...Ti s’e ke dashur asnjëherë atë, dhe ai s’do të vijë më këtu.
Xhina si kundërpërgjigje i lëpiu këmbët. Punimet e shtëpisë, Ardi i vazhdoi me një firmë ndërtimi. Ndërkohë, dërrasat e mjeshtrit po bëheshin pengesë, për hapësirën e zënë përpara shtëpisë. Mjeshtri tashmë fshihej brenda shtëpisë së vet, kur i thërriste Ardi. Atëherë dy punëtorë të firmës ia hoqën dhe ia stivuan përpara shtëpisë së tij. Fytyra iu bë katran dhe lëvizte në gjithë shtëpinë si miu para tërmetit. Të nesërmen pasdite, si zakonisht vajtëm të gjithë për të ndjekur punën e bërë nga punëtorët e firmës...Puna kishte ecur me ritme më të shpejta. Xhina u hodh si asnjëherë tjetër në lojërat e saj. Kur po bëheshim gati të iknim ajo ndryshoi... Mu duk se për një moment, ajo mblodhi gjithë pikëllimin e ndjenjës shtazore, sikur të ishte një ndarje lamtumire. Të dy djemtë folën me një gojë:
-O ma, shiko sa gjynah Xhina !...
U futëm
të gjithë në makinë dhe në mëdyshje po mendoja t’ju thosha ”Mund ta merrni
vetëm sot” , por në atë kohë Ardi i dha gaz makinës, dhe fjalët më ngelën në
buzë. Të nesërmen si ditë e diel, shkuam më shumë për të vizituar Xhinën, sepse
punëtorët e bënim pushim të dielën. Shtangëm të gjithë kur hyjmë brenda
territorit të shtëpisë, ku çdo gjë ishte kthyer përmbys, ndërsa Xhina mungonte.
Sytë e fëmijëve rrodhën një breshëri lotësh.” E kanë vjedhur“ thanë përmes
ngashërimesh. Natën e mëparshme kishte ardhur vëllai i mjeshtrit me makinë nga
një zonë jugore e vendit, Ndaj të gdhirë ishin dëgjuar të lehura të forta
qensh, dhe një komshi tjetër aty pranë
Gëzimi më i madh ishte hyrja në shtëpinë e re. Ëndrra e parë në vite u bë realitet. Mbolla shumë lule duke përfshirë edhe lule dimri, për të pasur gjelbërim në çdo stinë, duke i dhënë rëndësi dekorit natyror. Tani çdo gjë ishte në harmoni me vijimësinë e jetës… E shihja shtëpinë dhe nuk ngopesha duke bërë ecejake, sa brenda, jashtë.
Tashmë edhe Lordi më i rritur kishte një lehje më të rëndë, ishte i lirë të patrullonte natën. Kur qëllonte të kalonte mjeshtri turivarur, Lordi i lehte fortë. Intuitë qensh, mendoja përherë. Një natë Lordi, kishte një lehje të çuditshme. Ardi u ngrit dy herë, por asgjë nuk pipëtinte. Çdo mëngjes ngriheshim të gjithë. Fëmijët për në shkollë dhe ne të dy për në punë. Të gjithë përkëdhelnin Lordin pastaj iknin. Afër pragut të portës një qen i dobët kockë e lëkurë ishte shtrirë sa gjatë e gjerë. Nëpër trup ishte mbushur me plagë dhe pulla pulla gri. Ardi iu afrua dhe lëshoi “Ooo, oh!” të gjatë plotë dhimbje. “Xhina, Xhina si je katandisur”. U mat ta ngrinte ta fuste në makinë për ta çuar tek veterineri... Por përpëlitja e fundit e kapakëve të syve të saj, jepte të kuptonte se po nxirrte frymën e fundit. Askush nuk dinte si kishte shpëtuar Xhina nga zinxhirii fortë i atij 'qen bir qeni' se si kishte ecur natën dhe ditën në drejtimin e shtëpisë sonë. Sa ditë kishte duruar e pangrënë duke ecur. Qafa e saj ishte bërë plagë prej shtrëngimit të litarit dhe nëpër trup kishte shenja purteke, ku ishte qëlluar.
Fëmijët e mi i thërrisnin me trishtim: ’’Xhina, Xhina, o ba, Xhina po ngordh!...
Ardi
tundi kokën në shenjë pohimi. Lodhja rraskapitëse, ndoshta edhe xhelozia, sepse
një natë më parë kishte parë Ardin dhe fëmijët të loznin me Lordin, njësoj si
me të, e ngordhën përfundimisht. E varrosëm në një cep të tokës, duke i vënë
sipër një gur të bardhë
Për ta pasur kujtim familjar, e pikturova Xhinën në një tablo të madhe, duke e titulluar: “Sytë e përvajshëm”.