| E shtune, 12.04.2014, 05:54 PM |
KUR NDJEN TROKËLLIMËN E NJË POETI
Rreth librit poetik të autorit Xhavit Gasa “Trokëllima e poetit”
Nga Namik Selmani, shkrimtar ( Shqipëri)
Xhavit Gasa vazhdin të trokollijë me vargjet e tij të bukura, ndjesore,
tërë aromë shqiptarie po aq sa edhe me njëlloj universialiteti mes
hapësirave
poetike. Një trokëllimë që
si do ta quaja me plot gojë Matin e tij të lindjes, Zenishtin
ku çiftelia është bërë njësh me bukën e sofrës. Ka në poezitë e tij një
frymëatdhetare të Pjetër Budit që është nga Mati.Vjen nga oda ku flet
shumë për hijembretërish (Burgajeti i mbretit Ahmet Zogu është vetëm
pak minuta larg Zenishtit) dhe ndalet në stacione të dritëzuara të
Anglisë. Në ca stacione londineze që të japin një tjetër madhështi,
mbretërish e i bëjnë sfidë mjegullave të kohërave, të izolimit dhe aq
të mbushura me dialogje shekspiriane. Pa dashur që të jap një kurorë
të zyrtazuar librit të dytë të Xhavit Gasës po me plot gojë (dhe besoj
se me mua janë edhe të gjithë lexuesit e miqtë e poezisësë tij) them
se poezia e tij ka këtë gjeografi .Natyrisht duke i shtuar edhe
atë“gjeografi” të shpirtit njerëzor që gjithmonë është një minierë ku
të gjithë hyjnë me dëshirë të mirë për të bërë gjëra të bukura e të
dobishme, por që gjithmonë lëmë pas vetes ca fjalë të pathëna, ca
pengje të bukura poetikë, pa të cilat nuk do të ishte e bukur dhe e
mundimshme rruga e secilit art.
****
Duket se fort e mbarë është tringëllima e poetit Xhavit Gasa në këtë
rrugëtim sa të prekshëm aq edhe hyjnor. Në pak kohë dy vëllime të
botuara edhe pse thinjat ia merr era e qiejve dhe e arave të
vendlindjes sa herë që ai vjen për të takuar gurët e njerëzit e
dashur me të cilët ka ndarë dhimbjet e gazet. “Jehona e
dhimbjes”përcillet sot në “Trokëllimën e poetit” Një ballinë me
hekura të kryqëzuara e me një pëllumb të plagosur ia lë vendin një
dielli të fortë që rrezaton disa lastarë të brishtë lulesh .
Tamam si ëndrrat e dikurshme të jetës së tij. E mendova me vete në
një monolog poetik me vetveten. Doja të bëja urimin më të ngrohtë.
Nëtë dy këto libra është një tjetër simbolikë e udhës njerëzore e
poetike të Xhavit Gasës.
Në këtë liber të dytë poetik tëtij që lexohet me një frymë për
ngrohtësinë e mesazhet që ai jep, mësojmë seXhaviti është në të
njëjtën kohë edhe bujk lavërtar edhe arkitekt i fjalës së mençur dhe i
një ëndrre të parealizuar e të vrarë nga vitet e egra të
dikaturës,është edhe klithmues i padrejtësive politike, sociale, por
edhe historike të kombit tonë. Është një i dashuruar i përjetshëm ,
sfidant i frikës, liridon i kohës së trazuar një kreshnik që flet me
yjet për të rrëfyer të pathënat e shpirtittë tij. Është biri i
devotshëm për nënën e tij e për të gjithë nënat ku bën për to sa e sa
poezi të bukura.
Për këtë meditim më vjen në ndihmë edhe fjala e redaktorit të librit,
e mikut tim të penës e kritikut shumëtë njohur Fatmir Terziu. Për të
ai shkruan:
“Poezitë e Xhevit Gasës janë trokëllimajete derti e malli. Janë në
fakt vetë vargjet e poetit që sjellin vetë jetën etij të vapëmugëtirtë
në të shkuarën, të tashmen e e të ardhmen e saj…”
Për këtë ai thotë vetë: “I thashë një ditë vargut tim poetik/këtij
vargu që pafundësisht e dua/uroj sinqerisht të mos kesh fatin tim/ e
shndritshme si drita e diellit e lehtë si era t’u bëftë rruga”
E në këtë mision fisnik duket se e përfytëroj Xhavitin si një vraparak
që ecën për të fituar kohën që ka shkuar pa ia parë dobinë që ajo
duhet të kishte për të e për shumë shqiptarë të tjerë.
Vargu i tij zakonisht është një varg i lirë i thyer e pak na jepet
vargu klasik me strofa të rregullta. Ndoshta është një rendje e tij
për të dhënë sa më shumë mesazhet e poezisë. Ndoshta kërkon që jetë
bashkëkohor. Gjithsesi ato janë edhe poezi të shkruara në masën e
vargjeve që ato kanë. Në poezitë me motive popullore ai na e sjell
këtë ngrohëtësi e me poezi të njëjta me formën e tyre. Kështunë një
poezi ai shruan:
“Më ka rënë shamia
/ ma ka marrë një djalë/
djalit i thërras
/ sillma ta marr prapë
Një nga bashkëudhëtarët e karvanit të poezisë gasiane është LOTI.
Diku i dhimbshëm loti i prangosjes së lirisë sot në shumë raste është
kthyer në lotë gazi, aq sa të duket një çast se ky lot është brumi i
mjaft poezive të tij.
Si kristal shkëlqen
loti i gëzimit
të mbushur me helm
ai lot i hidhërimit.
Vargu i Xhavitit i ngjan shumëherë një kalërimi fisnik jo vetëm në
udhët e jetës që kanë të gjithë dritëhijet njerëzore, por atë e
shqetëson shumë edhe historia e kombit të tij. E ndaluar qëtë jetë e
tillë, kjo fjalë në kohën e dikaturës ajo sot është më e matur e
mençur,
është i mllefesur po ka maturi ka ndjenjë, ka detaj.
Në këtë grup poezish do tëdallonin në mënyre të veçantë poezinë për
Çamërinë. Pikërisht në Londër nëvitin 1913 Fuqitë e Mëdha zyrtarizuan
ndarjen e Çamërisë nga trualli shtetëror kombëar. Ai është edhe një
poet patriot.
Që pa shpalosur mirë vargun e poezi vetë tij në poezinë “Thirrje came”
ai shkruan: “Dëgjoje zërin e Çamërisë
moj Europë
është zëri i një populli
që trojet kërkon…
lirinë e saj. Për këtë ai ka zgjedhur një formë shumë origjinale atë
të rapsodisë. Me një harmoni të brendshme brenda hapësirave të saj.
Libri i
Xhavit Gasës duhet respektuar edhe për një risi që ka sjellë
në portretizimin e disa njerëzve të njohur e të dashur të tij. Ai nuk
ka rënë në skematiziminqë bien shpesh poetë të tjerë që zënë një nga
një me radhë figura të ndyshmedhe pa asnjë detaj poetik vargëzojnë
vargje që nuk të mbeten në kujtesë aspak,as kur mbyll kopertinën e
librit pa le të të mbesë në një kohë të gjatë . Në këto kushtime
poetike janë poezitë për shkencëtarin Qamil Xhika. Për patriotët
Shahin Toçi e Bajram Hoxha, për këngëtarin e talentuar e të dënuar nga
sistemi komunist Sherif Merdani e për ushtarin shqiptar Feti Vogli që
ra nëkrye të detyrë s në radhët e forcave të Natos .
Gati te të gjithë poezitë ai bashkon edhe ndjenjën e respektit ndaj
atyre që kanë luftuar e punuar për lirinë drejtësinë sociale, për një
jetë sa më të mirë, që u vranë nga diktatura, e sot nuk kanë as varr
për t'ju vendosur një buqetë me lule. Mes tyre do të veçonim poezinë
për BajramHoxhën ku në fund të poezisë ai shkruan:
Ti je larg, në prag të ëndrrës/
ngjitur-o në majë nderimi /
ulur-o në cep të këngës
nëpër krisma çel filizi.
Ku ke shkuar, Bajram Hoxha???..
Diku në një letërkëmbim me Migjenin e madh, ai na intrigon me një
përfytërim shumë interesant. Ai më tregon
/për kohën e tij
askush nuk më censuronte
/fjala ishte e lirë/
kurrë nuk ma prenë fjalën
edhe kur flisja keq për qeveritë.
Në këtë
dialog poetik me lexuesit Xhavitin e shqetëson
Misioni i poetit. Ndoshta me dy vëllime mund tëjetë pak e parakohshme
që ai të marrë këtë mison në një llogore të bukur e të vështirë.Koha e
jetës që ka kaluar ai, vështërsitë e pasioni aq i madh që ai ka patur
eka për poezinë e për fjalën e bukur në veçanti ka bërë që këtë ai ta
tregojë disa herë në librat e tij me një sinqeritet goditës herë herë
ai – ashtu si ne,si të gjithë, bie në lakun e mëdyshjes përtë thënë
të vertetën
“A nuk jemi ne, poetët ndryshimit të Motit/
dhe stinëve të vitit
/ a nuk janë vargjet tona
mbushur me rreze dielli
me bubullima vetëtime
me dallgët e trazuara deti
dhe me lule të bukura ngjyra –ngjyra.
bëjë moral të tjerëve, nëse nuk e bën vetë këtë gjë sa më mire.
Nëse do të t’i referohemi mjaft poezive që i bëjnë jehonë periudhës
së para viteve 90, do të thonim që autori ka dhënë një kontribut shumë
të rëndësishëmnë trajtimin poetik të kësaj teme. Kjo gjë ia shton
vlerat njohëse librit përmasën e lexuesve të rinj që nuk e kanë jetur
këtë kohë e nuk kanë jetuar drama të jashtëzakonshme jetësore. Në to
ka shumë ndjenjë, ka shumë trishtim e kjo e bën dhe më të dashur
poezinë, por edhe atë si autor para lexuesve të Evropës.
Në poezinë “ Barku i hekurt” (shumëmetaforik ky titull) ai na sjell
mes nesh atë pamje ndjellakeqe që sillninbunkerët edhe për ne, edhe
për të huajt
Ah,
Sikur të hapte
Atë gojë
E të fliste bunkeri
Dhe brezave të rinj
Vetëm t’ju rrëfejë
Me ato dhëmbë prej hekuri
Sa shumë mund e djersë ka ngrënë.
Do ta përshëndesnim poetin edhe përshumë poezi me statusin e llojit të
fabulës. Këto poezi i pamë edhe në librin parëm po në këtë libër ato
janë të arrira Të tilla janë “Merimanga”, “Lepuri”, “ Kali”,etj
Përherë për një libër mbetet diçka pa e thënë. Por do ta mbyllja këtë
diskutim me një poezi me titull të thjeshtë por që bën një lloj
skanimi të të gjithë viteve, të të gjithë poezive të shkruarae të
pashkruara nga ai në vite. Është fjala për poezinë “Ëndrrat”. Për këtë
pocitojmë vetëm strofën e parë dhe të fundit
Ku t’i gjej vallë , ku t’i gjej
Ëndrrat që keq m’i vranë?
Ku ta gjej pranverën
Që pa lulëruar e lanë
……..se ëndrrat kurrë nuk vdesin
Ato të gjalla rrinë
Se nuk mbarohen kurrë pranverat
Pas dimrit të tjera vijnë
Në këtë garë libromanie edhe libri më i ri i autorit Xhavit Gasa ka
një vend të respektuar dhe të merituar. Urimi më i saktë në këtë
shkrim do të ishte që trokëllima e poetit Xhavit Gasa të mosmbarojë
kurrë, edhe te fletët e bardha të librave të tjerë, por edhe të
lexuesit që do të marrin në duar këtë liber.