E diele, 28.04.2024, 03:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Lushaj: Rexhep Balidemaj tek Statuja e Lirisë

E diele, 13.04.2014, 05:06 PM


Ramiz Lushaj

 

REXHEP GALI BALIDEMAJ TEK STATUJA E LIRISË

 

Kushtim atdhetarit 93 vjeçar Rexhep Gali Balidemaj nga Martinajt, që për nga qëndresat e burgimet në burgjet sllave në popull e masmedia i thërrasin “Mandela i Plavë-Gucisë”, që e kalon jetën në dy anët e Atlantikut: në vendlindje dhe në Nju Jork

 

Tungjatjeta, o Rexhep Gali Balidema,

Me 100 zemra, plagë, sfida  e ëndrra.

Del nga burgjet, hyn në legjenda.

Vjen nga Lufta, të merr Historia.

Kreshnik të ri të ka Plavë-Gucia.

Me hapa shekullor për tek Liria...

 

Limit nuk i kalërove për nga Lindja, nga Deti i Zi.

Malet e vendlindjes të rritën e njohën si lartësi...

Atje, në Amerikë, çka po i kuvendon  Statujës së Lirisë?!

Ndoshta ditën kur t’a ngrejmë triumfalisht,

Shqiptarisht,

Edhe mbi Lim e Moraçë të Malësisë.

 

Mbete o Rexhep Gali Balidema me sy nga Martinajt

Në kërkim të Pranverës.

Në luftë me Dimnat.

100 vjet mbete Prill.

Me 100 pranga tue kërkue Diell.

Herë Prometeu, herë Ante.

100 vjet jetë e luftë për këtë Atdhe!...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora