| E diele, 13.04.2014, 05:06 PM |
Ramiz Lushaj
REXHEP GALI BALIDEMAJ
Kushtim atdhetarit 93 vjeçar Rexhep Gali Balidemaj nga Martinajt, që për nga qëndresat e burgimet në burgjet sllave në popull e masmedia i thërrasin “Mandela i Plavë-Gucisë”, që e kalon jetën në dy anët e Atlantikut: në vendlindje dhe në Nju Jork
Tungjatjeta, o Rexhep Gali Balidema,
Me 100 zemra, plagë, sfida e ëndrra.
Vjen nga Lufta, të merr Historia.
Kreshnik të ri të ka Plavë-Gucia.
Me hapa shekullor për tek Liria...
Limit nuk i kalërove për nga Lindja, nga Deti i Zi.
Malet e vendlindjes të rritën e njohën si lartësi...
Atje, në Amerikë, çka po i kuvendon Statujës së Lirisë?!
Ndoshta ditën kur t’a ngrejmë triumfalisht,
Shqiptarisht,
Edhe mbi Lim e Moraçë të Malësisë.
Mbete o Rexhep Gali Balidema me sy nga Martinajt
Në kërkim të Pranverës.
Në luftë me Dimnat.
100 vjet mbete Prill.
Me 100 pranga tue kërkue Diell.
Herë Prometeu, herë Ante.
100 vjet jetë e luftë për këtë Atdhe!...