Kulturë
Zog Hysenaj: Atë vit kur linda
E merkure, 16.04.2014, 06:59 PM
Atë vit kur linda
Nga Zog Hysenaj
Atë vit kur linda
(që për mua është viti një),
Valbona nisi rrugën të rrjedhë përmes Malsisë,
Malet ngritën krye e…
Për herë të parë u lartësuan,
Qeleshet e bardha vendosën në krye
E kryeshtrue nuk dolën atë dimër,
Vera më pas, u shtri ratë mbi fytyrë të tokës
E gjelbëroi gjithfarëlloj bimësh e pemësh,
Çfarë nuk mbiu mbi të:
Dheu ma s’pari
Gurë, barë, lisa, pemë,
Kafshë lindën, lindën edhe zogj
E më pas njerëzimi.
Toka, lindi për njëherë me mua
E pak mbas meje
Se frymuan krojet atëbotë jetë
Jeta lindi ato ditë së pari
Me njëri-tjetrin e njëri pas tjetrit
Ecëm në këmbë apo fluturuam
Derisa u rritëm
Ne....
Mocanikë të kësaj bote
Së bashku të lindur, në një ditë.
Rrugë, stinë e vite së bashku kaluam
Secili në mënyrën e vet erdhëm deri këtu.
Në muret e gurta të kësaj toke
Vizatimet e vdekura i lamë si dorëshkrime
Historitë e lindje-rritjes tonë.
A thua u nguta që linda shpejt?
Se gjithçka pashë deri sot në këtë tokë
Edhe në qiell
Janë bashkëmoshatare me mua
(ato, a e dinë që unë jam moshatar me to)
Ndoshta emrin Botë, unë ia paskam ngjitë,
E ndoshta janë të mijat,
U rrita me to dhe i shoh përditë
E përditë në to marr frymë,
Marr jetë sot e kësaj dite,
Përvjetë më shtojnë nga një vit
E përvjetë ia Ia u jap nga një....