E hene, 29.04.2024, 12:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: E ëmbla e fjalës së shpirtit

E hene, 21.04.2014, 06:13 PM


E ËMBLA E FJALËS SË SHPIRTIT

Lexim i librit të poetit Gazmend Dashit, "E bukura e fjalës së shpirti"

Nga Rrustem Geci

Libri i Gazmend Dashit, “ E ëmbla e fjalës së shpirtit”, është një  poezi me frymë krejt të re. Prej  vargt të parë e deri  tek poezia e fundit,  rekëtinë shpirt i trazuar i poetit. E ëmbla e fjalës në jetë, dhe në dhimbje, tek poeti Dashi,  i merr dhe i jep dorën së bukurës. Jeta nuk duket, por atë  e ndiejmë. Gazmend Dashi më këtë libër na  sjell një poezi me ngjyra të jetës sonë. Lufta  dhe hallet  shkruan  autori  na degëdisën    mërgim. Andaj, trofetë e mia thotë autori janë këto  poezi . Unë, jo rallë  thotë  poeti bisedoj me poezinë s´i me  fëmijët e mi. Studio e poezisë    poetit, Dashi, është  shumë  spartane. Një studio me plot libra dhe shënime. Në bufen e mbushur të  kohës së poetit, herë  bosh, e herë  plotë, ai përjeton udhëkryqet e ndërlikuara të   jetës . Ky  shi  me  aromë   vetëtimash  e  bubullimash , çdo  çast  është    i përvuajtur. Nën këtë nënqiell shkruan Gazmend Dashi,  banojnë  hijet  e  lashta të diellit, mëgjeset e para, mbrëmjet dhe netët e bukura, yjet që s´ frikohen nga terri. Vargjet  e  mia  s´kanë nevojë për gjeste heroike, kur dihet se kjo jetë është e mbrujtur me lufta dhe beteja. Në librin „E ëmbla e fjalës së shpirtit„ Gazmend Dashi, lexuesit i afron një poezi të kohës sonë. Prushi poetik i Gazmend Dashit, ka flakët që reflektojnë. E magjishmja në poezinë e Gazmend Dashit është e tëra prej brumit poetik, prej rrahjeve të forta të zemrës, prej timbrit të gjeniut, popull. Metaforat  e  pasura, semantika  e thukët, togfjalshi bashkëkohor, leksiku , dhe  metafizika  e  dashurisë, janë  bota  poetike  e  Gazmend  Dashit. Gazmend Dashi u lind më 29 dhjetor 1967 në fshatin Stagovë të Kaçanikut. Shkollën  fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kaçanik. Gazmendi u kulturua në Universitetin e Prishtinës, respektivisht, në Fakultetin e Makinerisë. Aty Gazmendi mori dijet dhe përvojën e dijësve të mëdhenj. Gazmend Dashi, që nga viti 1989 jeton  dhe  punon  në Gjermani. Libri e "E ëmbla e fjalës së shpirtit" është libri i tretë, pas librit "Drenica, zemra ime" dhe "Një lutje diellit". Poezia thotë Gazmend Dashi  është  pasioni  im, pa  të cilin pasion, unë s´ di    jetoj. Për  një  kritikë      thellë të poezisë së Gazmend Dashit, i mbetet lexuesit që edhe ai    flas për vlerat  e  padiskutueshme të  këtij libri mëse poetik. E uroj  autorin Dashi, për këtë vepër të bukur që po i shtohet letërsisë sonë.Gëzuar Gazmend!...

 

Tufë poezish nga libri i Gazmend Dashit „ E ëmbla e fjalës së shpirtit“

 

 1.

 

Mik i  udhëve të  gjata

Mere këngën me vete

Brenda kam amanetin

kodin e gjitha betejave

 

2.

Me misër e thekër të arave

I kemi festuar lulet tona

Ëndrrave tona të bukura

U kemi thënë, është casti!..

3.

Me fjalët më të përditshme

I kam kënduar lirisë sonë

Misrit dhe grurit në ara

Dhe djemëve nëpër beteja

4.

Tek ky fshat i lindjes sime

Uji i lumit është uj i bekuar

Nga fusha e gjerë e Kosovës

Dhe nga malet me blerim

5.

Çasteve kur shkruaj poezi

Ngjitem degëve në pemëve

Degëve  ku ( dehet )  dielli

Aty pres lulet të bëhen fruta

 

6.

 

Vitet më të  mira 

jetës, më ikën nëpër

udhë e vende të huja

në mungesë të lirisë

( në dheun e vendit tim )

duart m´u bënë gjak

të siguroj bukën e gojës

për vete dhe për lirinë

 

7.

 

Këtë poezi të dhimbjes sime

e këputa nga pema e jetës

nga degët e saj të gjelbëra

dhe nga pesha saj e rëndë

 

8.

 

Zemërimi s´pyet kurrë

për trafikun e jetës sonë

ky lumë i bardhë i tokës

është vëllai i lumit tim

njëri derdhet në Vardar

dhe tjetri në  det  tjetër ...

 

 9.

 

Ato      shiut

që sjellin këtu shiun

disa prej prej tyre

janë, ré të vendit

ré me afsh të tokës

 

 10.

 

Një dashuri për të bukurën

është  njëjtë me një betejë

është e njëjtë me një fitore

është e njëjtë me një krijim

 

11.

 

Kjo poezi për diellin

është një motiv i imi

këngë e shkruar që moti

me urdhër të shpirtit

 

12.

 

Ata gurëzi në lumë

Të përzier me rërën

janë shtrati i lumit

udha nga ecën lumi

 

13.

 

Shpirt, a të kujtohet ai

takim, ato puthjet tona

kur duheshim nën pjeshkë

Të rrethuar me aromë

kopshtit,dhe hënë qielli

 

14.

 

Zemra ime, shpirti im

vetëm vëllai ynë lumi

dhe bari në breg të tij

e dinë sa  jemi  dashur

dhe sa jemi përqafuar

 

15.

 

Kurrë nuk kam dashur

të jem larg  e me mall

por jeta e bëka të veten

në këto vite të mërgimit

mërgimi më ka ndarë

nga miqtë,shokët,vendi

dhe nga jeta në shtëpi

 

16.

 

Pas shumë përpjekjeve

një poezi më kishte lënë

unë s´dija ku të kërkoja

shëtita në tërë qytetin

dhe asgjëkundi s´e  gjeta

 

17.

 

Vashë e njëmijë këngëve

më lejo tani të përqafoj

dua të puthi me pafund

unë sot jam I dehur, kam

knjë festë që s´e them dot

 

18.

 

Në varrezat e fshatit

çunat e ajrit,engjujt

përherë janë të zgjuar

ata nuk i sheh njeri

engjëjt e tyre janë aty

ata i rujanë varrezat

 

 19.

 

Kjo pemë me plot fruta

mendjen e ka tek shiu

tek mëngjesi i nesërm

tek dielli I  pas shirave

dhe tek shoqet e tjera

 

20.

 

Në një ditë të gjatë jete

Isha dehur për së mbari

Me verë e mezë Kosove

ku as emri s´më kujtohej

isha dehur për së mbari

nga një motiv i pathënë

dhe  nga  mall i pashuar

 

21.

 

Në ditët e përditshme

motivet me dashuri

janë krijime të bukura

që i shkojnë shijes sime

 

 22.

 

Unë jam një vetëm poet

dhe asgjë ma shumë

ngutem të mos më qas

ndonjë mik i paftuar!..



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora