E merkure, 07.05.2025, 09:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Fjalë të arta të shqipes

E enjte, 17.04.2014, 07:04 PM


Gërmime gjuhësore

Shprehjet popullore,  fjalë të arta të shqipes,

... thesare të folures te Devollit

Nga Luan Kalana

Leksiku i Gjuhës Shqipe, është një pasuri e madhe  me vlera te pasura në të folurin gojor por dhe aq ne atë letarar, qe e dallon ate nga gjuhe  tjera te botës, duke qene Gjuha Nënë e parë e njerezimit e folur.

Shprehjet popullore, ne termin gjuhesor quhen, frazeologjike , bashkim fjalësh që kanë  kuptimin  e një fjalë te vetme, janë pjesë  kryesore e leksikut,  të folurit,  të një gjuhe dhe përbejnë fjalorin e një gjuhe kombetare.

Fondi themelor i gjuhe shqipe, ka per baze dhe shprehejet popullore, qe kuptimi i tyre eshte figurativ, shprehet me fjalet te tjera, duke mare fjalet shume kuptime, veç nocionit, kuptimit te pare te fjales.

Shqipja në tërësi dhe varianti dialektik i Devollit, pra e folura devollite, që hasim, dallohen dhe janë një nga gjuhët e e rralla në botë të pasura me shprehjet frazeologjike,  duke e veshur dhe zbukuruar gjuhën tonë , "të ëmbël", "perkedhelese" dhe artistike , me "ngjyra". Ato i japin fjalëve dhe gjithë njesisë frazeologjike kuptim të figurshëm, e veshin me nje vello nusërije.

Ato përdoren dendur në të folurën e perditshme që ësht tipike për devollinjte , por më shumë në gjuhën  amtare letrare, ne folklor, gojedhenat e legjendat, anektdotat e barsoletat, fabulat, aforizmat, bejtet, kenget popllore, e nete folurin "me te hedhur", me kunjë, me ironi, satire e me humor.

Nga ana e strukturës gramatikore, ato përbëhen zakonisht nga dy fjale, e para eshte folje, dhe e dyta, e treta emra ose togfjalesha emerore, qe kane kuptimin e nje fjale te veteme, nuk do te ndalemi ne kete ane gjuhesore.

Le te shikojme veshjen letare, krahas tofgaleshit, dy a tre fjalesh bashke, ato shoqerohen e me fjale te tjera te figurshme, figura letare epitete, krasime hiperbola, personifikeme e te tjera, duke na dhene ne te shumeten e rasteve nje figure artistike , Metaforen-bazen e prozes poetike, themelin e poezise.

Le ta konkretizojme me nje shembull, frazeologji tipike devollite  :

-"Më t'u mbylltë e mendjes"....ka kuptimin(çfarë po thua ?..aje ne terezi.e ke mendjen ne vend, apo keput kercunj..akoma me tej , ne vend te njesise frazeologjike,

"po flet teftil hava" ( më tym), pak si huazuar nga turqiahtja

Burimin , ato krijohen nga nje fjale e veteme qe zakonisht eshte folle apo dhe emer, duke iu bashkengjitur dhe fjale te tjera, emer apo mbiemra...

Ketu te bejme nje dallim nga togfjaleshat, qe formohen nga dy folje apo lukucione foljore, qe quhen idioma..edhe keto kur shoqerohen me fjale te tjera formojne njesi frazeologjike, pra shprehje te mirefilta frazeologjike.

Shprehjet apo njesite frazeologjike ne termin gjuhesor, fjala e pare folje ose emer, veshjen , pra fjalen e dyta, mbiemra , ndajfolje ete tjera, te cilat  marin ngjyrime nga dukurite e natyres apo nga natyra e njeriut, pjeset e trupit te tij, veglat e punes , procese shoqerore, ...e te tjera.

Le te sjellim disa shembuj  të njësive frazeologjike lidhen ngushtë me emërtime të pjesëve të trupit të njeriut a të kafshëve. Këto njësi përbëjnë një numër të madh, .. sepse njerëzit e kanë shumë të lehtë të përdorin si mjete krahasimi, epitete apo sinonime,  pjesët e trupi që i njohin mirë.   Pjesët e trupit përdoren në njësi frazeologjike për vendodhjen e tyre,  për formën,  përmasat dhe rëndësinë  e tyre në proçese të ndryshme jetesore..

Te tilla mund të përmendim  disa shprehje te vjetra popullore te te folures te Devollit,  të tipike dhe me shume kuptime e perdoremi , qe kanë të bejnë me :

-truri-mendja,  koka..më të mbylltë e mendjes, /çfarë po thua, /te paverteta..;

-i binte mendjes mbrapa; -ekishte mendjen afer;

-i kishte dale mendja mbi leshrat:

-i ka ikur turi ..per lesh../ka mbaruar nga mendte, ;

kur s'ke kokë,  ke këmbë, / lodhesh mundohesh kot, ;

-i kane mbire mendte mbi koke, leshrat, /mendjemadh, ;

kokë zbuluar, ..i kanë renë qeramidhet, /pafloke;

-i ke mendte o? ; e shume te tjera

-kembet...ngul këmbë si mushka, /nuk pranon;

e mori me kembe te para/e mohoi ;

i ra  te mires me kemebe, /e mohoi;

i ranë kembet perdhe, / u lodh;

-duart...dy duar per nje koke jane, /per vetembrojtje ;

e beri me duart e tij, /e prishi vetë, ; duar thatë, /dembel ;

ç'i she syri i bën dora, /i zgjuar, punetor, ;

-ushqimi, te ngrenit, .. s?i kanë dalë arpallëkët “është ende i vogël,  nuk është pjekur mirë;

e bëri barkun spathi (çizme) “hëngri shumë,

i plasi barku së ngrëni”; e kam barkun në një pe “jam shumë i uritur”;

i lëpin putrën vuan shumë,  serviloset ose sakrifikon”;

-syri- pëlcet kalin “nga syri i keq sëmuresh”;

e ka syrin kastriq/te mprehte “sheh mirë dhe larg”;

i ka syri turp, / “është njeri me sedër”;

s?ja pret mender bytha penë, / “nuk është i zgjuar”;

ja bëri veshët, pute  si të gomarit “, /e qortoi shumë”; tridhjet e dy e një në dhëmbë,

“i trashë nga mendja,  tutkun”;

ia bëri dhëmbët bërsi “e rrahu shumë,  e zhdëpi në dru”;

-veshet.. i ka veshët bilbil “dëgjon shumë mirë”;

i mban veshët ngrehur “përgjon;

-hunda.. i ra hunda “nuk e mban më hundën përpjetë,  nuk mburret”;

të bie hunda përdhe “është shumë ftohtë; t?i bjerë hunda përdhe,  nuk ulet ta marrë “thuhet për një njeri që është shumë mendjemadh”;

s?ka rënë bë ndonjë hundëlesh “thuhet për një njeri që nuk pyet për të tjerë,  bën si i thotë koka”; iu puq hunda me buzët “u mërzit shumë,  i mbeti qefi”;

-goja.. ju bë zëri gërnetë “u ngjir”; ja lagu grykën thuhet për dikë që jep ryshfet për të përfituar diçka”;

bëri pëc dë lëkurët “plasi nga inati”;

të urgus kërckat e këmbëve “të mërzit shumë,  të tërbon”;

ra bë kurrist “qeshi me të madhe”; qafkë,  qafkë! “thuhet kur na bëjnë pjesë apo na ndajnë diçka shumë të vogël”;

-syri..iu bën sytë pufka “i kërcyen sytë jashtë nga dhimbja a pagjumësi”;

i ndriti sytë si maçoku në pastërma, / “thuhet për dikë që sheh me sy ziliqar diçka që e do ta ketë për vete”;

i kanë zënë sytë pezhishka , merimanga, /“nuk e kupton rrezikun,  nuk kupton diçka”; këputi zorrët  se  qeshuri shumë;

-dhëmbet...s?i kanë dalë "arpallëkët", dhemballat, / është ende i vogël, ..e shume të tjera....

(Vazhdim)

Luan Kalana

ish Studjues i Mbledhes te fjaleve te rralla,

dhe shprehjeve te vjetra  popullore shqipe

Mësues i Gjuhes Ghqipe



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx