Kulturë
Besim Perjuci: Metaforë e shtrydhur me ngjyra jete
E enjte, 17.04.2014, 07:22 PM
“Metaforë e
shtrydhur me ngjyra jete”
VEPRA “MOS…” - EPIGRAME/ autor FAIK MUSTAFA, SAGA, Prishtinë, 2014
Shkruan Besim Perjuci
/Vargje që legalizojnë vitalitetin e shpirtit krijues të epigramopoetit Faik Mustafa, të mbrujtura me dëshmi kohe e fati, me shtrirje të gjithanshme, si shprehje e diskursit jetësor metaforik brendapërbrenda, por edhe jashtë hapësirave tona shqiptare/
Këto ditë doli në dritë edhe një vepër e artikuluar bukur përmes vargjeve të gdhendura në katrene të poetit Faik Mustafës, vepër kjo që pa dyshim do të pasurojë vitrinën e librit, kurse për lexuesit e pasionshëm do të jetë një dhuratë e llojit të vetë.
Poeti Faik Mustafa, tashmë, i profilizuar si emër dhe shkrues i sigurtë i epigrameve, si lloj i veçantë i artit të fjalës, për të cilat autori, pa dyshim, do të ndjek dhe përshtat me kujdes kriteret dhe rregullat që mbahen për letrat shqipe, e me dimensione përpjekjesh të reja, që reflektojnë metaforikisht imagjinatë përkushtimi shpirtëror në këto hapësira të nënqiellit tonë, bëhet edhe më i pranishëm në krijimtarinë tonë shqiptare.
Prandaj, asgjë nuk ndodh jashtë korës së kohës, jashtë margjinave të ngjarjeve, si dëshmi me prova identifikimi për labirintet e krijuara qofshin ato të errëta, me nuanca edhe marrëzish që tentojnë apo veç e kanë bërë vrasjen dhe përmbysjen e asaj që i thuhet dritë, përparim dhe drejtpeshim njerëzor.
Titulli i veprës “MOS…”na
Në kontekst të kësaj e kam konsideruar si të
arsyeshëm që, mendimin tim ta
“Mos lejo të të shndërrojnë në vegël
Me një gisht mjaltë kur buzët t’i lyejnë,
Në çast ëmbëlsohesh, por është vepër
Që biografinë tënde keq ta ndyjnë”.
/”Mos…”/
Me shumë urti të mendimit artistik e me porosi, sakaq metaforike e popullore thekson nevojën e bërjes së vetvetes të qëndrueshëm e të papërkulshëm ndaj gjërave të pavlerë, sepse fundi mund të marrë udhë tjetër me shumë të papritura.
Investimi ideor e shpirtëror është i pandalshëm dhe prek esencën e kohëve të mjegullta që godasin ashpër e pa mëshirë. Njëherit tentohet ta senzibilizojë shoqërinë, grupet e interesit, klanet politike dhe të gjithë ata që kanë shtrembëruar shumçka e gjithçka nga jeta dhe përditshmëria jonë.
Personazhe me identitet të maskuar me lëvizje e vese, grada e emërtime të njëjta
Si gjithnjë, gati, në të gjitha veprat e epigramopoetit Mustafa frekuentojnë personazhet me të njëjtat lëvizje e vese, grada e emërtime, por edhe hoxhallarë e deputetë, demagogë e horra, fajdexhi e haraçxhinj, komu/nar/ist e ministra, puthadorë e sahanlëpirës, intrigantë e hajdutë, kodoshë e sarhoshë njësoj e të pandarë, të dalë nga fara e keqe, që soj-sorollatën gjithandej, për të rezultuar me bëmat e tyre të pahijshme e plot turp,”Profo kodoshi”,”Kultura e ryshfetit”,etj. Autori jo vetëm prezanton personazhet përmes ndërthurjes nëpër vargje, por ato provon t’ia ofron lexuesit me identitet të maskuar e të çoroditur, si figura të shprishura kohës dhe hapërsirës, pa i lëndëzuar si qenie të mirëfillta njerëzore, të pa shpirt, të pavirtytshëm e johumanë.
Ndonëse, autori është i matur dhe shumë i vetëdijshëm për akcilin syresh, për t’ua thënë troç e pa hezitim atë që meritojnë, edhe pse e di fare mirë se, goditjet nga anash, për mendimin e shprehur, nuk do të mungojnë, me veçanti nga maskarenjtë dhe “trimat e e padukshëm të errësirës”, duke e konkretizuar gjithandej me vjershat: “Jeta dhe politika”,“Puthadorët”,Rrahasupësit”, ”Përfituesi”,”Anarki”,”Ne e politikanët, ”Hoxhë fodulli”, “Horr horri”,“Ministrat dhe deputetet”etj.
Por, shtrohet pyetja: - A do ta meritonte autori këtë? Sigurisht, jo! Një jo e madhe, sepse ai ka kaluar nëpër të gjitha sprovat dhe levat e jetës për të lënë gjurmë edhe burgjeve e kazamateve të serta serbosllave, si një desident i rebeluar e kryengritës, që s’është pajtuar as me shtypjen kombëtare, as me robërinë shekullore, por as me varfërinë materiale e shpirtërore të kombit. Kjo, pa dyshim, i siguron vend të veçantë në shoqërinë tonë dhe në letrat shqipe.
Prandaj, ai s’e thotë asnjë fjalë pa e peshuar mirë e mirë, pa e bërë të hapur e transparente, pa e shtrydhë mendimin deri në pafund si duhet, gjithsesi, në përputhje me sprovat e jetës, përvojat e shijuara nëpër krajata të hidhura gjithandej, vj.”Jeta”,”Fati”, “Burgu pa grila”, “Dëshpërim”etj.
Vrojtimet e përditshme krijojnë në vetvete një mozaik çrregullimesh e deformimesh shoqërore, pa ndonjë shtrengesë nga brenda e jashtë, si dikur. Interesat personale e kolltuqet e buta do t’u zbutën e rrënohen patjetër nga aroma e flliqur e kundëmonjëse e shurrës në të cilën do të notojnë gjatë gjithë jetës, pa egon e tyre, si “Vrasja e atdheut”,” Lakuriqët politikë”,”Shtetomani” etj.
Një moment shumë i rëndësishëm që trajtohet në tërë
librin, është mungesa e veprimit të subjektit njeri që, pa dashur na
Ka qenë e pamundur të ruhet qetësia absolute shpirtërore emocionale pa ndonjë reagim të mirëfilltë e të drejtë, përkitazi me çështjet aktuale që ngarkojnë përditshmërinë tonë, dhe ky reagim të mos zbehet. Me admirim të pashoq porositë ata që kanë harruar se kush janë e nga e kanë prejardhjen, si në poezinë:
“Shko nga të shkosh more bir,………./A/
Të priftë gjithmonë e mbara…………/B/
Njihe prejardhjen tënde ilir,…………/A/
Në daç të mos na humbet fara”. ……./B/
/Porosia”/
Përndryshe, autori i jep liri vetes në përsëritjen disa herë të mendimeve dhe sugjerimeve opinioniste për ngjarjet e ndodhitë.
Vrojtues i vëmendshëm i fenomeneve shoqërore
Autori Mustafa, pa dyshim si një vrojtues aktiv,
herë nga brenda e herë nga jashtë kontekstit të mendimit, meton të përcjellë
situatat simptomatike që zhvillohen në rrethana e kushte të veçanta, si vlera
me interes duke i arsyetuar edhe nga aspekte e këndvështrime të ndryshme. Sipas
këtij mendimi,
Në këtë vrazhdësi jete,
Çdo gjë e shkruar dhe e interpretuar me sinqeritet, do të fiksohet drejt sjelljeve të liga dhe të diskreditimit të mangësive intelektuale e njerëzore, devijimeve dhe shtrembërimit të ngjarjeve, që synojnë përplotësimin e apetiteve dhe të pangopësive eventuale,”Jetojmë si të droguar”,”Ëndërrojmë, ëndërrojmë”,”Dhunuesit”etj.
Megjithatë, shtrohet pyetja se a mund të përmbushën kërkesat tona të gjithmbarshme apo diçka të ngjashme me pritjet tona për rezultate më të mira, nëse për diçka të tillë nuk ka vullnet e dëshirë të vërtetë shoqërore, ashtu siç preferon autori. Instrumentet testuese flasin ndryshe; ato e kanë dhënë një si përgjigje “jo” qëmoti. Mirëpo, kjo nuk duhet kurrsesi ta zbraps mendimin dhe angazhimin shoqëror e individual për ta vazhduar përballjen me fenomene të tilla, që lëndojnë masën e gjerë, “Hapi sytë me kohë”. Edhe në këtë drejtim interesimi i poetit Mustafa për ndreqje e veprim ndryshe nuk mungon. Madje do t’i lejohet që edhe përmes vargut dhe kreatures së tij artistike, si frymëzim i një procesi të pandalshëm, të gjejë rrugë të reja e të sigurta, për t’i ndriçuar efektshëm këto dukuri denigruese.
Vlen të theksohet se, ajo që do t’na tërheq vëmendjen është fantazia e bujshme dhe e hershme imagjinative vrojtuese-vepruese e autorit, i cili shumë herët ka regjistruar ngjarjet situative të kohës dhe fatit të njeriut. Në këtë gjithsesi ka ndikuar natyra e tij kreative e stërholluar, duke e profilizuar shpirtin e tij sublim në drejtim të fjalës artistike, me theks të veçantë si shkrues i epigrameve, tashmë i afirmuar me emër e mbiemër.
Mendime të larmishme gjithëkohore
Vepra përbëhet nga 12o njësi poetike gjithëkohore që prekin jetën dhe fatin tonë njerëzor. Sipas përmbajtjes që mbajnë në vete, ato do të shpërfaqin shumë probleme, prandaj, edhe nuk mund të trajtohen si të njëtrajtshme, njëkohore e njëkuptimore, sepse tematika e tyre është shumë më shumë e larmishme se sa që mendohet. Ato, përveç tjerash, trajtojnë me shumë invencion dhe përkushtim: jetën, punën, fatin e njeriut, dashurinë ndaj atdheut kohën, vendin, varfërinë, pushtetin, udhëheqjen, demagogjinë, fodullëkun, militantizmin partiak, rivalitetin ekstrem, himnizimin e liderit dhe liderizmin, interesin vetanak, pasurimin përmes haraçit e reketimit, hipokrizinë, marrëzinë, diletantizmin, karrierizmin, snobizmin servilitetin, moralin e ulët, korrupsionin, hajdutërinë etj.etj.
Megjithatë, potretizimi i kryesve të veprave të liga, është e natyrave të ndryshme, ndonëse të gjithë e kanë një itinerar dhe pikënisje sipas një formule të njëjtë. Lë të përmendim ca prej atyre poezive që prekin thelbin e mendimit të mësipërm, si: ”Anarki”,”Në shpellë”,”Si dje sot”,”Sensacion”,
Kur analizohet gjendja situative në thellësi e
gjerësi, autori nuk heziton të futet në rrjedhat e gjithmbarshme shoqërore
politike, kulturore arsimore e intelektuale
pa kursyer dëshirën e vullnetin e vet, si pjesë e arkitekturës mendore
me vizion, që do të ngriteshin efektshëm në një produkt të vërtetë materiali shpirtëror
emocional e me peshë, gjithsesi me ndikesë të parathënë e të paramenduar tek
shoqëria në rritje. Në gjithë këtë sfond imazhesh më pak reale, autori nuk
Në aspektin psikik fitohet përshtypja se poeti, si subjekt aktiv i pranishëm në kohë dhe hapësirë është i rrëmbyer nga substanca e saj kohore, e cila e shpejton diku në padukshmëri apo në papërcaktueshmëri, duke mos dashur as vetë ta ndalë kohën vetëm për vetvete dhe shoqërinë tonë, apo më mirë të themi, të mos injorohet e dëshiruara e mundshme. Përndryshe, koha duhet të ecën pa ndalje, e bashkë me te edhe ne, si komunikues të drejtpërdrejtë të projekteve reale duke e urbanizuar vizionin e mëndësisë sonë shqiptare.
Në këtë gjerësi vrojtimesh na bëhet sikur autori me vargun e tij futet thellë edhe në analizën psikobiologjike të njeriut tonë, i cili në bazament duhet të ketë karakter të fortë organik mbi të cilin ngritet institucioni i tij psikik.
Atëherë asgjë s’mund të konsiderohet si e rastit, ngase mendohet të veprohet sipas ligjshmërisë, drejtësisë dhe korrektësisë; që zbrazja e energjisë pozitive e njeriut tonë të shembëllej me vepra të mira, të arsyeshme dhe të përfillshme për të gjithë,vj.”Jeta”.
Shpeshherë do të topitet tehu i pranisë së humorit të lehtë për t’u shndërruar, patjetër, në goditje ironike, sarkazëm të qëlluar dhe alegori të mllefit. Këtë nuk e bën autori, pse një gjë të tillë e dëshiron, por do ta bartin rrethanat e kohës në të cilat vepron.
Poeti, si një pelegrin i zbritur në kohën e duhur, nuk dëshiron ose nuk do të lejojë të deformohet e tashmja dhe sidomos e ardhmja e vendit, duke pasur parasysh se në jetën shpirtërore të popullit është ruajtur e kaluara shumë e hidhur me mbresa të çoroditura për njeriun dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.
Përmes fuqisë së vargut me pandehje e dizajnon dhe e modifikon jetën, punën, dashurinë e shumëçka tjetër mbi bazën e kthesave të mëdha që duhet të ndodhin, si kundërshti e mbresave të pelimta.
E pelimta që shpërthen në vargjet e Faikut, bart në vete kujtesën e ngarkuar me shemtitë e kohës, që derdhen padashur, gati, në të gjitha njësitë poetike që mbërthehen në veprën “Mos…”.
Vargjet janë të ngjeshura e të sinkronizuara mes veti dhe shumë lehtë kuptohen, kurse për lexuesin janë një mundësi e mirë për ta kap thelbin e mendimit pa ndonjë vështirësi. Poashtu, mund të thuhet se vargu shpeshherë fiton karakter shpjegues, narrativ, por edhe informative e përshkrues, për të argumentuar dhe faktorizuar idenë e menduar.
Prandaj, kur vepra lexohet me interes e pasion na ofrohet rasti të shtrihemi shumanshëm e në aspekte të ndryshme për ta riparuar e rigjetur të mirën, kujtesën për të dëshiruarën dhe të hareshmën tonë jetësore.
Vargje të organizuara me efekte estetike
Epigramopoeti shihet të ketë njohuri të mjaftueshme për sa i përket metrikës/vargëzimit/, si masë e kriter poetik që i siguron vargut efekte estetike të organizuara organikisht sipas një skeme të caktuar ndërtimi me kuptim/rimë, ritëm, intonacion etj./Vargjet dalin të rimuara sipas skemës ABAB, që do të thotë se i përmbahen të ashtuqujturës rimë të kryqëzuar./si më sipri tek poezia “Porosia”apo tek të tjerat/.
Autori me kënaqësi lëvron vargjet 6, 8, 9, 10, 11, 12, 14 e 16 rrokshe për t’i dhënë frymë jete fjalës e mendimit, kurse vlera e vargut dhe strofës të jetë më e ngjeshur e më domëthënëse. Shumë fjalë përgjatë vargut mbajnë theksin logjik të fjalës dhe shqiptohen fuqishëm e të theksuara sepse kështu e kërkon shthurja e mendimit me të gjitha prapaskenat e artikuluara në komunikim me subjektin e saj/lexuesin/.
Kur jemi këtu, duhet përmendur edhe përdorimin e shpesht të apostrofit. Këtë do ta bëjë poeti Mustafa, mjeshtrisht dhe aty ku e kërkojnë normat gjuhësore dhe kriteret e shkrimit letrar artistik.
Autori Mustafa patjetër posedon fjalor të pasur fjalësh, mbase edhe neologjizma e shprehje frazeologjike që, pa dyshim, ia shtojnë bukurinë vargut, por edhe dellit krijues të mendimit artistik, si: rrahasupësit, puthadorër, kurthangritje, kurthomanët, ç’katraleshet, majtist-djathtisti, profokodoshi, trushpëlarës, hundëlesh, neopatrioti, veturomani, kritikmjekra etj.
Koncepti i fjalës “Mos…”, titull domëthënës i veprës
Në fillim të këtij shkrimi, me qëllim e theksova titullin e veprës “MOS” për disa arsye:
E para, athua pse poeti zgjodhi një titull të tillë?
E dyta, çka mëshifet nën këtë titull? dhe
E treta, pse autori nuk na jep shpjegime më të hollësishme lidhur me vetë titullin e veprës?
Për të gjitha këto, gjithsesi, ka shpjegime të akceptuara mirë nga ana e poetit Mustafa.
Mirëpo,ai nuk e bën këtë, sepse nga konteksti i tërë materialit të përfshirë në këtë përmbledhje, i lihet hapësirë e mjaftueshme lexuesit të nxjerrë domëthënien dhe kuptimin e vërtetë të fjalës titullare”Mos…”.
Megjithatë, për konceptin domëthënës,të fjalës “-mos”, nëse më lejohet, e sa për të mos i mbetur borxh lexuesit, nga këndvështrimi im, do të shtoja vetëm këtë:
Koncepti “-mos” është pjesëz , e kushtëzuar, nuk ka kuptim leksikor të pavarur dhe nuk shpreh marrëdhënie gramatikore. Kjo duhet të analizohet nga tri aspekte:
1.Sipas strukturës;
2. Sipas fjalëformimit dhe
3. Sipas domëthënies /kuptimit/.
Sipas strukturës morfologjike, pjesëza “-mos”
na
Sipas fjalëformimit, pjesëza “-mos” është e parme
Sipas domëthënies /kuptimit/ pjesëza “-mos” është modale mohuese.
Në këtë rast, pjesëza modale mohuese “-mos”
do të shpreh qëndrimin e autorit për mendimet, saktësinë dhe realitetin e
prezantuar nëpërmjet vargjeve epigramopoetike. Kjo, poashtu është përdor për ta
shpreh “mohin” apo për t’i mohuar tërësisht veprimet e çoroditura të
shkaktarëve për prishjen e baraspeshës jetësore. Mirëpo, duke pasur parasysh
energjinë pozitive të autorit, të përdorur përherë në shërbim të së mirës,
atëherë konsiderojmë se, ky koncept na
Mos do të thuash se i kam bërë unë të gjitha këto të palara?
Mos vallë, i bëri populli i varfër të gjitha këto? etj.
Me fjalë të tjera pyetjet e shtruara përmes fjalës mohuese“-mos”, autori sikur e përkthen në diçka dyshuese edhe pse, siç thamë më sipri, përgjigjen e ka të qartë./ka vend për mendim ndryshe!b.p./.
Poeti, shpeshherë provokohet nga shembujt e këqij duke mos u pajtuar me finalën e tehuajësuar dhe gjendjen e krijuar. Andaj, jo pa qëllim autori përmes vargjeve humaniste shtron pyetje të panumërta, qofshin ato retorike, duke kërkuar përgjigje të sakta e
affirmative për të vërtetën e paluejtshme.
Dimension i ri artistik i profilizuar në mission të edukatorit
Misioni i edukatorit, si akti më i lartë moral e kombëtar do të përvijohet gjithanshëm e me optimizëm në tërë profilin e vargut e të strofës katrene mustafiane, nëpërmjet të cilit predikon zgjimin e subjektit NJERI për ndryshime të themelta në fushën e edukimit dhe të vetëdijësimit intelektual. Ndërgjegjshëm reflekton në ngritjen e besimit gjithëkombëtar dhe në zhdukjen e diferencave shoqërore.
Nxjerrja në shesh e pikëkëpamjeve të tij, të stërholluara e të ndërlidhura ngushtësisht nga një tis i holl i mendimit filozofik të stivuar strofave katërvargjëse, paraqet jo vetëm saktësinë e qëllimit, por edhe vizionion largpamës të favorizuar në këtë udhënajë të kohës.
Me këtë poeti, gjithsesi, e legalizon vitalitetin e shpirtit krijues artistik që e bën jetën të vlefshme, racionale dhe të kuptimtë.
Shkruesi Mustafa në tërë krijimtarinë e tij/me afro tetë libra të botuar në këtë gjini letrare/ mbetet emblemë i lëvrimit të kujdesshëm me orvatje të pafundme për ta vazhduar këtë dimension të ri artistik me fuqinë e fjalës poetike, e përmes gdhendjes me përkushtim të mendimit orientues sakaq filozofik e njerëzor të kohës.
Libri ia vlen të lexohet me përkushtim dhe, gjithsesi, të provohet të mësohet diçka më shumë nga penëshkruesi ynë i devotshëm Faik Mustafa, për ta përfunduar me vargjet:
“Mos lejo interesa të ngushta mendjen ta mjegullojnë,
Mos kr turp nga prejardhja jote e lashtë,
Mos shkel mbi gjakun e të parëve se t’mallkojnë,
Mos, mos, mos…je njeri e s’je kafshë!”
/Edhe një herë…mos”/
Urojmë për vepra tjera të zhanrit në mungesë-të epigrameve.
NGA BESIM PERJUCI, ars.i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë