Kulturë
Përparim Hysi: Shpirtin tim ty ta kam falur
E premte, 18.04.2014, 05:39 PM
Përparim Hysi
Shpirtin tim ty ta kam falur
Shpirtin tim ty ta kam falur
Por trishtimin nuk ta jap
Se trishtimi më ka zbardhur
Sa po thinjem pak nga pak.
Shpirti im! Për ty, i gjithi!
Merre, bëj ç'të duash me të!
Por trishtimi është veç imi
Se trishtimi është si mola
Që të bren pak e nga pak
Faqet të kuqet i ka molla
Ndodh që brënda është batak.
Ndaj s'ta lë unë ty trishtimin.
Larg prej teje! Veç gëzim!
Ma dëgjo ti, Përparimin!
O moj mike! Shpirti im !
J O E L A
Sytë e tu si dy liqej ku dua të "zhytem"
Buzët. Eh, çfarë buzësh! Më ndjellin
Në ata liqej, nuk kam frikë se "mbytem"
Se sytë e buzët e tua më këndellin.
Gusha e lëmuar! Mu si gushë pëllumbi
Gjoksi mënd "bie"( kot mburret Pamela ) *
Falëm, moj mike, në pusulla më humbi
Pamela, po të njihte, do plaste , JOELA!
Trupi i drejtë sikur është kavak
Ke një gjallëri aq e aq tunduese
E humbka pusullën dhe një si unë, plak.
S'kam turp që të them:- Je si një Venuse!
* Pamela Anderson- e famshme për gjoksin e saj.
"Shiu" i dashurisë
"Shiu" i dashurisë më lag e më bën qullë
Më "lage", më "qulle", o moj e paudhë!
Seç ma lage gjuhën,qullë m'u bënë dhe rrobat
Sikur kishe hapur, të gjithë "autobotat"
Qullur seç ndeh krahët për t'u "tharë" nën rreze
O, moj shiflamosur, "shizjarri" më keshe
Unë kaq u bëra, s'kisha parë "shizjarri"
Dua prapë të më "lagësh"... po pres i "pathari"
Semanjakja
(motiv i vjetër)
Syri yt-blu por bredh tutje-t'hu
Në mua më kërkon, ja,tek jam: këtu!
Në mban ulur kokën (gjasme, mua s'më sheh?!)
Unë s'ta ndaj syrin... dhe e di: përse?
Se nga po kalon,sikur bie tërmet
Syri vigjëlon se jam pak sherret
I shpejton dhe hapat si mëze pa fre
Se të hedh mëgojzën, moj mëze e hazdisur
Dhe,pa gjejmë dhe "shtrojzën", të dy kokolizur...
Tiranë, 15 prill 2014