Kulturë
Përparim Hysi: Iku një Lirik i madh
E hene, 21.04.2014, 06:40 PM
Iku një Lirik i madh
In memoriam Koçi Petriti
(elegji)
Nga Përparim Hysi
Lajmi i beftë na goditi
Iku dhe Koçi Petriti!
Nga lirikët më liriku
Kë vallë lajmi nuk piku?
Nuk shkroi pak: mbi 5dekada
Qe lirik që shkroi balada.
Në fillim shkroi" Lirika maji"
Askurkush s'harron kollaj.
Ndër lirika bëhej tym
Si tek "Firm e popullit tim"
Ju kujtohet "Prush në shekuj"
Vdes të gjallë e ngjallë të vdekur.
Nëpër vargje ia bën prima
Vetëtimë mbi vetëtima.
"...ky vend qeth lesh nga deshtë e tij
Dhe vesh me triko tri Greqi"
Ja, kështu, këndoi në vargje
Edhe mbushte përplot magjje
Në lirika të dashurisë
Poezi që bëheshin "bizz".
Në lirika duft Poeti
Aty mjalti dhe sherbeti
Jeta e tij në teh të shpatës
Sepse ditë s'i tha dot natës.
Jeta e tij njohu kalvar
Pas të lartës, shkoi ushtar *
Drejt e në repart të punës
I
Veç kur erdh demokracia
Zu poeti vendin e tija
Pedagog në fakultet
Dhe aty mbeti Poet!
Tash,sa
iku!
Ne, lexuesëve, na dhëmb shpirti
Jo. Nuk vdes Koci Petriti!
Rron në vargje. RRon në zëmra
Me lirikat aq të ëmbla.
Sa për vete, s'ndihem mirë:
Nuk them dot: Lamtumirë!