E merkure, 07.05.2025, 05:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Sadulla Zendeli Daja: Të dashur bashkatdhetarë!

E hene, 21.04.2014, 07:55 PM


TË NDERUAR BASHKATDHETARË! TË NDERUAR MOTRA DHE VËLLEZËR!

Unë jam shqiptar dhe flas shqip. Nëna ime e ka emrin Kadime, motra ime  e ka emrin Lindita, gjyshi im e ka emrin Zenel Gurra. Unë njeh baballarët dhe nënat tuaja, Adilin, Isenin, Qenanin, Ramizin, Hamitin, Selajdinin, Nurjetin etj. A më merni vesh mua se ju kështu bisedoni në shtëpi gjuhën shqipe! Ju e keni parë flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare dhe  flamurin kuqe zi?

Nga Sadulla Zendeli Daja

Falënderoj iniciativën e Shoqatës Migjeni në Båros, anëtarët e shoqatës dhe kryetarin pedagogun dhe arsimtarin zotin Sokol Demaku që e pregaditën terenin për përurim, por në ndërkohë u paraqit nevoja për të vajtur në vendlindje dhe përurimin në Mallmo po e lëmë për më vonë. Pokështu falëndeoj shoqatën e intelektualëve dhe artistëve ”Papa Klementi 12 Albani”, anëtarët dhe kryetarin politologun zotin Hysen Ibrahimi. Po kështu përshëndes juristen e kësaj shoqate, Zonjën Saranda Iseni që i dha shoqatës nje shtytje më vete me aktivitetin e saj të  shkëlqyer. Njëherit përshëndes miqtë tanë suedezë që gjithëmonë kanë qenë mes nesh dhe janë me ne. Ju falenderoj për pjesmarrjen!

Kam nderin e veçantë që jam mes Jush dhe në qytetin tim të dashur Borås, si student në Shkollën e lartë të Bibliotekarisë, Dega e shkencës dhe sipërmarjeve, e ashtuquajtur (FOF Bibliotekarie). Ndiej nevojë në këtë ditë të shënuar përurimi të fjalorit tim Shqip-Suedisht, të Ju shpreh falënderimin tim të përzemërt të gjithë atyre që më ndihmuan gjatë  përpilimit të tij. Ndihma e tyre ka qenë shumë e vlefshme për mua. Së pari, falënderoj redaktorët: Prof.dr. Xhevat Lloshi (Tiranë), Prof.dr. Shefkije Islamaj (Prishtinë), Prof.dr. Rami Memushaj (Tiranë), Mastër Lindita Zendeli (Stokholm), dhe Kand.filol. Suzanna Holm (Malmö). Për ndihmën dhe konsultimet falënderoj Albanologun Ullmar Qvick (Norrköping), Dr.mjeke Teuta Demjaha (Shkup), Prof. Fetah Bahtiri (Uddevalla), shkrimtarin Baki Ymeri (Bukuresht), Zonjën Ismije Beshiri (Prishtinë), Zotin Ismet Zendeli (Färjestaden). Një falënderim të veçantë u shpreh Zonjës Irena Toçi dhe Zt.Fatmir Toçi, Zonj. Lavdie Cenmurati dhe gjithë personelit të  Shtëpisë Botuese Toena (Tiranë), për mbështetjen dhe ndihmesën e pakursyer që më kanë ofruar gjatë përgatitjes së fjalorit Shqip-Suedisht për botim. Pa punën dhe ndihmën kompjuterike nuk do të mund të realizohej puna e bërë në këtë fjalor, për çka falënderime u shpreh edhe Zotit Tomas Eriksson (Färjestaden) dhe Zotit Kenny Lindberg (Stokholm).

Dy fjalë për Statistikën e Fjalorit Shqip-Suedisht:

?  Shkronja me hapsirë                                                  3.300.000

?  Shkronja të shkruara                                                 2.846.609

?  Fjalë                                                             542.629

?  Madhësia e letrës                                                 A4

?  Pas faqosjes fjalori ka                                       35.000  fjalë

?  Dhe                                                             1.544  faqe

?  Sasia                                                                   2.000  kopje

?  Pesha (një libër)                                                2.262  kg.

?  Pesha totale 4 ton e 534 kg. (10 paletë për ngarkim)       4.524  kg.

?  Thellësia                                                              8 cm

?  Gjatësia                                                            24,8 cm

?  Gjerësia                                                                               17,5 cm

?  Çmimi i fjalorit (pa tatim)                                           500 kr. suedeze

?  Tatimi ndaj shtetit 6%                                                    30 kr. ............

?  Kostoja postare në Suedi                                               155 kr. ............

?  Kostoja postare në Europë                                            255 kr. ...........

?  Kostoja postare në Amerikë                                                      495 kr. ...........

Këtë fjalor ua dedikoj bashkëkombësve të mi

dhe mërgimtarëve në Suedi e kudo në botë;

popullit dhe shtetit suedez,

që më përkrahën e ma dhanë lirinë.

Den här ordboken dedikerar jag till mina landsmän i Sverige

och i övriga världen. Till svenska folket och svenska staten

som hjälpte mig och gav mig friheten.

Fjalori përmban fjalë dhe shprehje të leksikut të përgjithshëm dhe të veçantë të Gjuhës shqipe me përkthimet përkatëse në gjuhën suedeze. Ato janë përzgjedhur prej një lënde shkrimore të gjerë e bashkëkohore për të paraqitur realitetin gjuhësor të shqipes së ditëve tona. Fjalori përmban 35 000 fjalë të ligjërimit të përditshëm,të cilat janë pajisur edhe me sqarime të nevojshme. Shprehjet në fjalor janë për të ilustruar përdorimin e fjalëve në kontekste të caktuara. Është zgjedhur një sistem lehtësisht i kuptueshëm për shqiptimin dhe theksin e të gjithë zërave shqip. Në fjalor jepet një udhëzim i hollësishëm për përdorimin e tij. Kështu, si formë bazë e foljes jepet koha e tashme, ndërsa për emrin trajta e emërores së pashquar njëjës. Trajtat e parregullta të takimit jepen si zëra të veçantë,me referim te forma bazë përkatëse. Për dukuri e nocione të veçanta janë dhënë s hënime plotësuese dhe shpjegime përcaktuese.

Vlen të ripërkujtoj faktin se përpilimi dhe përkthimi i fjalorit është bërë në Suedi (Färjestaden). Autor i fjalorit shqip-suedisht është mr. fil. Sadulla Zendeli Daja. Redaktimi i fjalorit shqip-suedisht është kryer në Shqipëri dhe Kosovë, nga prof.dr Xhevat Lloshi (Tiranë) dhe prof. dr.Shefkije Islamaj (Prishtinë). Korrekturën e pjesës shqipe është bërë nga prof.dr. Rami Memushaj (Tiranë), ndërsa e përkthimit është bërë në Suedi nga master Lindita Zendeli (Stokholm) dhe kand filol. Suzanna Holm (Malmö). Fjalori është botuar në Shqipëri nga Shtëpia Botuese Toena (Tiranë). Mërgata shqiptare në Suedi ka tre fjalorë suedisht-shqip i katërti Fjalor Shqip-Suedisht më voluminoz i cili barazon leksikografinë e gjuhës shqipe dhe suedeze është edhe një dhuratë e çmuar për mërgatën shqiptare në Suedi e cila numron sipas statistikës gojore mbi 40 000 shqiptarë.

Të nderuar, dy fjalë për aktivitetet e mia kryesore në Suedi:  U dëbova nga vendlindja më 28 nëntor 1966 në qytetin universitar Uppsala. Shkollë shqipe të regjistruar nuk kishte. Kishte shkolla për të huaj. Por fatkeqësishtë fëmijët shqiptarë ishin të regjistruar në shkolla të ashtuqujtura shkolla serbo-korate ku merrnin pjesë fëmijët e nacinaliteteve: serb, kroat, maqedon, bosan, arrixhi etj. Unë u pranova si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro rrethi Kalmar (Kalmar para 550 viteve ish kryeqytet i Sudisë). Në këtë vend gjeta shpirtin e bashkatdhetarëve që shpirtërisht vuanin nga të padrejtat që ua bënte shteti jugosllav). Pas afro katër a pesë muaj deri sa u njoha me bashkëatdhetarët shqiptarë Këtu pashë se shpriti i shqiptarit ish i etur për gjuhën dhe kulturën e tij të trashëguar brez pas brezi nga të parët tanë. Atëherë zgjodha nga këta bashkatdhetarë tre persona që do ta kërkojnë hapjen e shkollës shqipe në qytetin Nybro, dy persona në qytetin Emmaboda, dhe dy persona në qytetin Kalmar.

Në Nybro kish më shumë nxënës shqiptarë që mernin pjesë në shkollën jugosllave. Pas bisedës me drejtorin e seksionit të arsimit në Nybro kërkesa u miratuar nga Drejtori i arsimit zoti Harald Mgnusson me kusht që katër drejtorët e shkollave nëntëvjeçare të mblidhen në klasën e arsimtarit serb dhe të bisedohet me nxënësit  shqiptarë sa e zotërojnë gjuhën serbokroate dhe atë shqipe. Në këtë mbledhje duhej të marrë pjesë edhe unë. Filloi mbledhja në prezencën e nxënësve të shkollës jugosllave ku mernin pjesë tetë nxënës shqiptarë. Drejtori i seksionit të arsimit zoti Harald Magnusson urdhëroi arsimtarn e gjuhës serbokroate të bisedojë me fëmijët shqiptarë sa e dinë gjuhën serbokroate dhe atë shqipe. Arsimtari serb pyeti një nxënës shqiptar ”Kakosi ljepi Lulzime!” (Si je, bukurosh Lulzim!). Përgjigja ishte ”Nuk di!”, pyeti edhe një vajzë edha ajo tha nuk di. Arsimtari serb i tha drejtorit se këta nxënës vijnë nga Kosova dhe kanë një dialekt tjetër të serbokroatishtes, kurse ne i kemi në klasë tua mësojmë gjuhën letrare serbokroate. Unë  rrija i qetë sepse i kisha mësuar mashtrimet e tyre që nga vendlindja. Fëmijët vinin nag Struga Ohëri Gostivari e Tetova dhe  Kosova. Drejtori Harald Magnusson. Ju zoti bibliotekist bisedoni shqip me fëmijët shqiptarë!

Shikoja gjithë kohën fëmijët në klasë se si reagojnë dhe ju drejtova nxënësve me një përplasje duarsh që ti zgjojë fëmijët se mu dukën si kurrë flejnë në mendimet e tyre fëmijërore. Të gjithë u drejtuan dhe më shikojnë mua: ”Unë jamë shqiptar dhe flas shqip. Nëna ime e ka emrin Kadime, motra ime  e ka emrin Lindita, gjyshi im e ka emrin Zenel Gurra. Unë njeh baballarët dhe nënat tuaja, Adilin, Isenin, Qenanin, Ramizin, Hamitin, Selajdinin, Nurjetin etj. A më merni vesh mua se ju kështu bisedoni në shtëpi gjuhën shqipe! Ju e keni parë flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare dhe  flamurin kuqe zi? Po! Po!,  edhe ne kështu folim në shtëpi, tha një vajzë. Na ka lindur një motër e vogël e nuk na lënë ta ketë emrin Lirodonë, atje larg ku ne e kemi shtëpinë te gjyshi e gjyshja! Me fjalët e kësaj vajze m’u dukë sikur armiku qet me armë zjarri e unë nuk kam dhimbje, por një dëshprim që më nxiste të të qajë… Dilni, ecni këtu, këtu afër meje, t’u shoh, se qenki shumë të mirë! Tetë nxënësit dolën nga bankat, mu afruan dhe filluan të më kapnin për dore... Aq rëndësi kisha aqë shtypje në shpirtë  sa nuk më ra pika e gjakut në tru a zemër e të piskas si i çmendur.

Drejtori Harald Magnuson iu drejtua arsimtarit serb dhe i tha: ”Prej nesër fëmijët shqiptarë nuk do të vazhdojnë në klasën serbokroate. Ata do të kenë shkollën e vet shqipe që e flasin në shtëpi. Sa dolëm në koridor, ku ishin gazetarët e Gazetës Brometern, ku më 5 mars 1975 shkruajtën: ”Ambitiös skolbibliotekari undervisa även i albanska” (Bibliotekisti ambicioz ligjëron edhe në gjuhën shqipe) 5 mars 1975. Shkolla shqipe u hapë më vete me arsimtarin Sadulla Zendeli Daja, U formua shoqata shqiptare ”Ilirida”, u ndamë nga shoqata serbe ”Vuk Karxhiq”, dhe më vonë fillova Fjalorin e parë Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë, që  nuk ishë i planifikuar në projektin e Entit për Shkollim të Suedisë. Ishte i ndaluar se kishim pasaporta jugosllave dhe kishim fjalorin serbokroatisht, më tha në një polemikë telefonike, Drejtoresha e entit për shkollim, Zonja shumë e nderuar, Maj Bejer: ”Udhëtova në Beograd, tek Ministria e Arsimit dhe Kulturës, kërkova të bisedojë që origjinali i fjalorit suedisht ”Lexin Svenska ord”, të pëkthehet edhe në shqip. Ishin dy vetë nga ministria e Beogradit. Nuk folën asgjë, u zben në fytyrë dhe dolën nga zyra ku unë isha me ta. U ktheva në Suedi dhe planifikuam që edhe gjuha shqipe të hyjë në planifikimin e grupit ”Lexin”. E tani të nderuar, kemi tre fjalorë suedisht-shqip dhe sot që përurojmë Fjalorin e katërt më voluminoz Shqip-Suedisht i cili barazon gjuhën shqipe me atë suedeze.

Të dashur bashkatdhetarë! Unë i shpalla luftë të heshtur pushtetit të Jugosllavisë-Ambasadës Jugosllave në Stokholm dhe  arsimtarit serb kundër injorancës së tyre për hapjen e shkollës shqipe në vitin 1975 në qytetin Nybro. Vetëm në Nybro kemi mbi 100 intelektualë në lami të ndryshme dhe në Kalmar 40 intelektualë në lami të ndryshme. Pasojnë Emmaboda dhe Kalmari, me hapjen e shoqatës Ilirida, me hapjen e Restoranit Shqiponja ku valonte dhe valon flamuri shqiptar mbi 35 vite. Më vonë, me ndihmën e refugjatëve në kampin Kolboda-Kalmar me refugjatë nga Kosova, u hap edhe shkolla shqipe, falë ndihmës së pakursyer të arsimtarëve refugjatë në këtë kamp. Të nderuar bashkatdhetarë! Pavarësia e Kosovës që ne sot e gëzojmë, u fitua me gajkun e dëshmorve të derdhur në vite. Falë gjakut të tyre ne jemi të lirë. Ata dhanë jetën për lirin tonë. Poeti imadh Ali Podrimja shkruan: ”Mbi varrin e tyre shhkruhen krisma/ Kosova është gjaku im që nuk falet/ Në Kosovën time kanë mbetur gropat/ O atdhe mbau për bijën dhe birin tëndë.”

ÇFARË DO TË BËJË DAJA NË TË ARDHMEN

Të nderuar, sigurisht pyesni veten

Çka do të bëjë Daja në ardhmëri

A do të shkruajë

A do të pushojë

Se është i lodhur

Dhe i moshuar

A do të shkojë

Në vendlindje

Aty ku varrin e ka bërë

Dhe do të shuhet

E do të harrohet

Si një margaritar

Daja jonë mërgimtar

 

Jo, jo, s’është e vërtetë

Daja nuk do të vdesë

Nuk i ka bërë askuj keqë

Shprehet Daja vetë

Pse të vdesë…

Kurë vetëm të mira

Në jetë kam bërë

Daja do të punojë

Dhe kurrë s’do të pushojë

Varri le të rrijë i hapur

Se nuk e di kur do ta marr hapin

Për vdekjen time

Do të përgjigjen të gjallët

Për ndryshe le t’më hedhin

N’detin Baltik tek ura Ölandit

Dhe do të dal tek deti

I shqiptarëve n’Adriatik

Në Vlorë a në Durrës

Apo në Sarandë

Ose n’Sharr apo n’Tomor

Ku bukës i thonë bukë

Dhe kripës i thonë kripë

 

Kam filluar fjalorin e pestë

Për shkollat fillore

Dhe të mesme...

Provat e para janë të mira

I kam gati tetë shkronja

Më kanë mbetur

Edhe njëzet të tjera

Fjalori Suedisht-Shqip

Do të jetë një dhuratë e re

E bukur dhe e bekuar

Për fëmijët tanë

Që mërgim i thonë strehim

Dhe atdheut shpëtim

 

Entuziazmi më vjen nga ju

Nderimi më vjen nga ju.

E keqja dhe e mira

Më vjen nga ju…

Forcën ma jepni ju

Më duket se jamë

Më i fortë se të fortit.

Më i dashur

Se të dashurit.

Më i respektuar

Dhe më i nderuar,

Këtë shtytje ma jepni ju

Kjo më forcon dhe më bënë

Më të afër me ju

Këtë forcë ma ka dhënë

Mërgimtarët tanë

Që Kosovës i thonë Diell

Dhe Shqipërisë Nanë

 

(Färjestaden 7 mars 2014)



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx