E shtune, 27.04.2024, 10:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Monografi për Cafo Beg Ulqinin

E merkure, 23.04.2014, 07:33 PM


Monografi për atdhetarin Cafo Beg Ulqinin

Fahri Buçinca : “Cafo Beg Ulqini jeta dhe veprimtaria politike”ART  CLUB-Ulqin 2009, faqe 320

Nga Hilmi Saraçi

Fahri Buçinca  nuk është i panjohur në fushën e publicistikës dhe historiografisë shqiptare. Në këtë fushë është autor i disa veprave dhe shumë punimeve të botuara nëpër gazeta dhe revista  në gjuhën shqipe. Shquhen në veçanti punimet nga  historiografija. Heret ai u dalluar si punëtor i zellshëm në fushën kulturore dhe arsimore. Gjatë veprimtarisë së tij si punonjës dhe veprimtar ka dhënë një kontribut të dalluar në afirmimin dhe  begatimin e kulturës dhe të arsimimit, sidomos në vendlindjen e tij në Vushtrri me rrethinë.

Kohë më parë shkroi veprën (e dytë) monografike  “Cafo Beg Ulqini- Jeta dhe veprimtaria politike”.  Vepra ka një vlerë përmbajtësore dhe gjithpërfshise për historinë tonë kombëtare  gjatë  jetës dhe  veprimtarisë politike të  Cafo Beg Ulqinit.

Në parathënjën e tij autori do të sqarojë se dëshira e tij ishte  ta vë  në dukje  Cafo Beg Ulqinin, një atdhetar i devotshëm dhe ta zbardhë aktivitetin e tij patriotik dhe kombëtar. . Cafo Begu ishte i dalluar në shumë fusha . Kreu detyra të ndryshm me interes kombëtar. Shquhet si kryetar i bashkësisë  së Ulqinit, antar i Senatit të Kuvendit të Jugosllavisë, antar i Kuvendit të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Dytë të Prizerenit si dhe antar i Regjencës së Lartë  të Shqipërisë. Mirëpo  ajo që e bëri të madh dhe të pavdekshëm, është si themelues i Komitetit dhe i Kongresit për Mbrojtjen e Tokave  Shqiptare. Në këtë fushë ai tërë jetën e shkriu për lirinë , pavarësinë kombëtare, sidomos për bashkimin e trojeve shqiptare . .

Vepra është e ndarë në trembëdhjetë kapituj, me një kujdes të veçantë, duke përfshirë  historinë dhe   ngjarjet nëpër periudha kohore të veprimtarisë së  Cafo Beg Ulqinit. Buçinca  duke bërë fjalë për gjenezën e familjes së Cafos , sqaron se familja e Cafos daton prej afro 350 vitësh , për t’u ndalur në historinë e shkurtër të familjes , babas, agjallarëve,  vëllëzërvë, vajzave dhë të afërmëve të tij që kishin një traditë të lavdivshme si patriotë dhe luftëtarë për liri dhe pavarësi kombëtare. Ai (Buçinca) do të ndalet në veçanti në disa dokumente (materjale) dhe deklarata  që bëjnë fjalë për periudhën e viteve 1943- 1944, kur paramilitarë  komunistë malazez kishin plaqkitur dhe kishin keqtrajtuar familjen e Cafo Beg Ulqinit dhe shumë veprimtarëve të tjerë shqiptarë , Buçinca pastaj shkoqit me kujdes veprimtarinë e Cafos, sidomos nga viti 1948 dhe 1953 , kur Cafo ishte në ilegalitet, i ndjekur nga pushtuesi malazez , qendrimi të miku i tij Pjetër Kola e të disa të tjerë  dhe largimi për në Shqipëri . Autori do të përshkruaj lëvizjet patriotike të kohëpaskoshme të Cafos me shokë, duke u ndalur në veçanti në jetën e vështirë të shqiptarëve në këto troje, gjenocidin ndaj shqiptarëve gjatë kësaj periudhe kohore . Autori  flet për rezistencën kundër zaptuesve të vendit për bashkëpunimin që kishte Cafo me disa figura të shquara atdhetare për zgjedhjen e tij si kryetar i Bashkësisë së Ulqinit në vitin 1924, për veprimtarinë e tij si kryetar.  Autori ndalet me kujdes  gjithashtu në disa iniciativa dhe vendime që kishin të bënin për të drejtat dhe për liritë e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe . Reagimet e malazezëve ndaj Cafo Begut ishin mjaft të ashpra , por Cafo si gjithëherë ishte i paluhatshëm në qendrime dhe në vendime të marra- sqaron autori.  Kjo do t’i ndihmojë, pasaqërisht bashkëpunimi që kishte me popullin dhe elitën e bashkësive shoqërore dhe  fetare , të cilat kishin një respekt dhe përkrahje ndaj Cafo Begut.. Fahri Buçinca në këtë vepër ka paraqitur veprimtarinë dhe ngjarjet edhe për periudhen historike të viteve   1912 , për luftrat  nga kjo periudhë, sidomos për Luftën e Parë Botërore (1914-1918), për të cilën bëhet fjalë më tepër . Kjo luftë kishte  lënë  pasoja të rënda  në terë Ballkanin, sidomos të shqiptarët , kur më ndryshimin e kufijve të Shqipërisë, jasht shtetit amë  mbeten më se gjysma  e territorëve  dhe e popullsisë shqiptare . Autori të gjitha këto i përshkruan me njohuri historike , të lidhura me emrin e Cafo Beg Ulqinit…

Për shkak të zullumit dhe dhunës së paparë ndaj shqiptarëve  filloi emigrimi i shqiptarëve . Aty kah viti 1919-1920 në kohën e aprovimit të Dekretligjit për reformat agrare  në Jugosllavi bëhet shpërngulja me dhunë  e afro 100 familjeve shqiptare  nga Ulqini me rrethinë. Autori flet  për veprimtarinë e Cafo Beg Ulqinit , angazhimin e tij rreth këtyre ngjarjeve të dhimbshme . Mirëpo Cafo Begu ishte i preokupuar dhe  i brengosur në veçanti për diskriminimin ndaj arsimit shqiptar, përpjekjen e tij për shkollimin dhe arsimimin e shqiptarëve, prandaj në këtë drejtim ngriti zërin dhe reagoi me guxim kudo ku pati rastin. Pavarësisht se në çfarë rrethanash të vështira  politike jetonin, ata mësuan e u arsimuan në shkollat serbe  dhe pa marr parasysh, vuajtjet dhe vështirësitë nën të cilat kaluan, ata  asnjëherë  nuk hoqën dorë  nga gjuha , ruajtja  e vetëdijes dhe qenjës së vet kombëtare – thotë autori, për të përmendur angazhimin e Cafo Beg Ulqinit në fushën e shkollimit dhe të arsimimit, për hapjen e shkollave shqipe. Kjo do të ndodhë me ardhjen e italianëve ku u hapen disa shkolla  në gjuhën shqipe me mësuesit e parë të dërguar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë ,nga ministri saj Ernest Koliqi.

Gjatë periudhes kohore  (1941) me rastin e Ditës së Korpit të  Krishtit kishin ardhur shumë manifestues  më se 5000 veta nga të gjitha viset shqiptare, duke festuar kishin ngritur flamurin kuq e zi mbi kishën  e Shën  Zefit. Në këtë manifestim kishin marrë pjesë shumë veprimtarë të shquar shqiptarë ku këndohet kënga : / O flamur ti kuq e zi/ po valon për bukuri/ për Shqipni e për liri/…

Zgjedhja e Cafo Beg Ulqinit si antar i Komisionit Legjislativ për Punë të Brendshme të Shqipërisë kishte një rëndësi të veçantë  për të arriturat kombëtare. Në këtë kohë Kuvendi i Mukjes kishte një rëndësi, megjithse për jugosllavet ishte  i papranueshëm.Autori me këtë rast do të sqarojë shumë ngjarje që kishin të bëjnë jo vetëm me Cafo Beg Ulqinin , por edhe për shumë fytyra të tjera patriotike siq dallohej Mithat Frashëri, Abaz Kupi e të tjerë  nga Balli kombëtar (1939), bashkëpunimi i Cafos me këto fytyra të njohura kombëtare …

Duke bërë fjalë për hyrjen e gjermanve  në Ulqin me 9 shtator 1941 dhe angazhimin diskriminues të disa personnaliteteve malazeze , autori përmend planin për likuidimin e  500 shqiptarëve  nga Ulqini dhe rrethina . Gjatë kësaj kohe do ta burgosin Cafën me disa shokë.Autori përshkruan disa momente të vështira për shqiptarët dhe për Shqipërinë që kishte mbetur pa pushtet dhe pa sovranitet. Autori si gjithnjë duke u lidhur me emrin e Cafo Beg Ulqinit si atdhetar do të   shkruaj për formimin e Komitetit Kombëtar dhe për zgjedhjen e Cafo Begut për antar të Kuvendit të Shqipërisë , ku  në disa  fjalime të mbajura theks i veçantë ishte  mbrojtja e tokave shqiptare (të Ulqinit, Tivarit, Krajës e të tjera).  Ai ( Cafo Begu) nëpërmes të shkresave  që u dërgonte   qytetarëve  kërkonte  që edhe ata  të përfshihen në luftë  për mbrojtjen e trojeve të të parëve të tyre : / Për atdhe kush s’don me vdekë/ Të vesh  xhubletë e barnavekë/Vetën mos të quajnë shqiptar/ Por armik dhe tradhtar/…

Autori me njohuri dhe kjdes do të përshkruaj disa takime të Cafo Begut me Mithat Frashërin,Maliq Beg Bushatin , Abaz Kupin e të tjerë , për angazhimet dhe  përpjekjet për pavarësinë kombëtare , për t’u ndalur në marrjen e pushtetit nga komunistët , për ndjekjen e figurave kombëtare  në Ulqin në nentorin e vitit 1944 .dhe përpjekjet e komunistëve për ta zënë Cafo Beg Ulqinin si dhe për mobilizimin e popullsisë në formimine njësive speciale partizane për ta luftuar “armikun”shqiptarë. Autori pastaj do të përshkruaj gjerësisht për Cafo Begun si ilegal në Shkodër, qendrimin e tij dhe për veprimtarinë ilegale gjatë kësaj periudhe . Në këtë kohë Cafo Begu  kishte arritur në saj të shokëve dhe miqëve të shpetojë nga likuidimi. Bashkëshortja e tij kishte përjetuar tmerin e paparë.Kishin dashur ta likuidojnë nese nuk heq dorë nga burri i saj . Ajo gjatë marjes në pytje  kishte deklaruar “burri im është duke luftuar kundër sistemit komunistë e jo kundër shqiptarëve në Shqipëri”…

Gjatë qendrimit në Shkodër Cafo Begu dhe Hodo Alibegu (vëllai i tij) kishin përjetuar  ngjarje të hidhura , por krenare për çlirimin kombëtar, por në këtë periudhë kishte filluar një angazhim për kapjen dhe pushkatimin e jo vetëm të figurave të njohura kombëtare , por edhe shqiptarëve në përgjithsi. Në këtë kohë kapet dhe pushkatohet Hodo Alibegu. Autori do të ndalet në disa momente të dhimbshshme kur ishte burgosur dhe  pushkatuar Hodaja sipas aktakuzes komuniste malazeze si dhe  për porositë e Hodës për shkollimin e fëmijve në Kosovë…

Autori duke shkruar për Cafo Begun  në vijim do të shpiegojë si kapet Cafoja, dorëzimi i tij Organeve të Sigurimit Shqiptarë, si dhe për OZN-ën jugosllave e cila  kishte një bashkëpunim me Sigurimin Shtetëror të Shqipërisë  Në këtë fushë autori do të sqarojë shumë ngjarje që kishin të bëjnë me këtë bashkëpunim, për jetën e vështirë të shqiptarëve dhe për  likuidimin e tyre…

Qendrimi shumëvjeçar i Cafo Begut në Shkodër dhe gjykimi i tij është një kapitull i veçantë. Autori do të përshkruaj me respekt të veçantë qendrimin  burrëror dhe dinjëtoz të Cafo Begut gjatë gjykimit  si dhe për lirimin e tij.,,

Vepra me gjithë vlerave , ka edhe disa  të meta. Ka mjaft përseritje të ngjarjeve . Disa nga këto ngjarje përshkruhen gjerësisht pa ndonjë lidhshmëri të duhur artistike. Disa këngë për Cafon dhe figura  të tjera patriotike janë të përshkruara në terësi, pa një nevojë të veçantë.Vajzës së Hodos ,Naxhit (bashkëshortja e autorit) i jap hapsirë të dalluar duke kapërcyer disa të tjerë. Në disa kapituj  ka disa lëshime gjuhësore, por edhe të ndërtimit të vepres. Megjithatë të gjitha këto nuk i ulin vlerën e vepresë  si terësi…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora