Mendime
Arben Idrizi: Armik apo
E merkure, 02.04.2014, 07:15 PM
Armik apo
Nga Arben Idrizi
Kamikazët e tillë potencialë brenda vendit a janë në fazën kur shteti i konsideron armik, apo thjesht në fazën kur shteti mendon se ata janë qytetarë të tij të vënë kundër ligjit dhe rendit, të cilët mund t’i identifikojë, mbajë nën kontroll dhe në fund tamam t’i nxjerrë nga laboratori i shpëlarjes së truve?
Derisa qytetarët shqiptarë (nacionalistët e krisur do të thoshin: “nga të gjitha trojet etnike”), nga i tërë Ballkani ose nga të gjitha vendet e botës ku jetojnë e punojnë, shkonin në Siri për të luftuar me armë në duar, sigurisht me dëshirën e marrë fetare a thjesht njerëzore për të vrarë sa më shumë “të tjerë” e për të shpëtuar vetë, opinioni i përgjithshëm ishte se megjithatë këta shqiptarë myslimanë nuk janë as terroristë as kamikazë.
Po natyrisht ka edhe të atillë, unë në mesin e tyre, të cilët konsiderojnë se janë thjesht terroristë e kamikazë dhe tërheqin vërejtjen vazhdimisht për rrezikun që paraqesin qoftë për “botën e pafe”, qoftë për vetë ne shqiptarët, të cilësdo fe a ateistë, në cilindo prej vendeve tona ku jetojmë.
Bindja se
një shqiptar mysliman nuk do të shkonte deri aty sa të kthehet në kamikaz në
vendin e vet, kundër njerëzve të vet,
Dua të
them, dje ndodhi në
***
Ka, nga
ana tjetër, një qëndrim po aq çmendurak që e hasim te qytetarët e rëndomtë, të
cilin e shprehin në komentet e tyre në përcjellje të lajmit dhe artikujve
përkitazi me sulmin kamikaz në
Sikur na thonë, e keqja nuk është gjithmonë e keqe, duhet bërë dallim ndaj kujt bëhet.
Dhe natyrisht, është një pjesë tjetër, më e vogël, që pajtohet, e tumir dhe e kërkon ende sulmin si të tillë, atje ku ka ndodhur a kudo që (duhet) të ndodhë. Kur themi “një pjesë më e vogël” nuk është asfarë ngushëllimi, përkundrazi, siç jam munduar të them edhe herë të tjera, për të bërë të keqen, sidomos të tillën, mjafton pikërisht ajo “pjesë më e vogël”. Ngase, edhe ashtu, kudo në botë, është pikërisht po ajo “pjesë e më e vogël” që është duke e bërë atë.
***
Në pothuajse të gjitha deklarimet për media të familjarëve të kamikazit gjejmë një këmbëngulje për të vënë në pah bindjen se atij ia kishin shpëlarë trutë imamët e ndryshëm ekstremistë, ligjëratat e të cilëve i kishte ndjekur me pasion, bile edhe duke udhëtuar me kilometra larg për t’i arritur.
Megjithatë, shpëlarja e truve është vetëm një nga metodat që përdoren nga ideologjitë e ndryshme për t’i mbajtur nën kontroll vartësit dhe për ta bërë atë që konsiderojnë se duhet bërë.
Tani për tani, e dimë e duhet ta themi këtë, bartësit kryesor të kësaj të keqeje në vend janë pikërisht këta ideologë të shpëlarjes së truve, imamët ekstremistë.
***
Duke i përmbledhur të gjitha këto, ka një gjë që nuk arrij t’ia gjej fillin.
Kamikazët e tillë potencialë brenda vendit a janë në fazën kur shteti i konsideron armik, apo thjesht në fazën kur shteti mendon se ata janë qytetarë të tij të vënë kundër ligjit dhe rendit, të cilët mund t’i identifikojë, mbajë nën kontroll dhe në fund tamam t’i nxjerrë nga laboratori i shpëlarjes së truve?
Nuk më duket se zgjidhet ndonjë gjë nëse a priori konsiderohen vetëm armik (sado që, nga ana e tyre, ata e konsiderojnë shtetin pikërisht të atillë dhe s’do të kursenin asgjë, as jetën, kundër tij).