Mendime
Ramiz Dërmaku: Zbulimi dhe dënimi i kriminelëve
E premte, 28.03.2014, 07:11 PM
Pak fjalë e më shumë punë për zbulimin e dënimin e kriminelëve .
Sa kohë duhet pritur.., për të filluar hulumtimet ndaj vrasjeve makabre që ndodhën para, dhe pasë luftës në Kosovë?!
Nga Ramiz DËRMAKU
Këto vrasje tinëzare janë të kryera nga të pa besët ..,nga langojt e armikut, nga marksistët, leninistët, enveristët e titistët, nga lakejt e hijenat socialiste e së fundi edhe nga militantët PDK-së. Këto vrasje ishin humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre por për tërë kombin shqipëtarë ,ishin humbje për gazetarinë shqipëtare, ishin humbje e dhembje e madhe për redaksin e gazetës kombëtare “Bota sot“, ishin humbje e madhe për fjalën e lirë, ishin humbje e madhe për demokracin e brishtë kosovare, ishin humbje edhe për Asociacionin e Gazetarëve të Pavarurë të Kosovës, ishte humbje e madhe edhe për lexuesit e gazetës kombëtare “Bota sot“…, ishte humbje e madhe edhe për lexuesit e diasporës…Ata intelektualë, ata atdhetarë, veprimtarë, poet, gazetarë, oficere armate –gjenerale, filluan një luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e filluan këtë “luftë“ sepse e donin me shpirtë Kosovën , e filluan këtë “luftë“ ,sepse nuk po e bëjnë sa duhet ata që janë të thirrur për këtë punë. Kjo në një farë mënyre iu ka rënë hise ta bëjnë më shumë gazetarët. Në të shumtën e rasteve gazetarët po e gjejnë burimin e krimit. Gazetarët po i orientojnë organet kompetente drejtë atyre që po bëjnë krime nga ato me peshë më të vogël e deri tek vrasjet, pastaj po u tregojnë se cilët mund të janë ata që morën pjesë në atentatet politike, së cilët janë urdhërdhënësit apo vrasësit e kolegëve të tyre që pas luftës u vranë pikërisht për faktin se i shpallën luftë të hapur krimit të organizuar dhe korrupsionit, bajraktarizmit, karrierizmit, etj etj.
Këtu e kemi fjalën më shumë për gazetarët e kombëtares “Bota sot”, të cilët nuk e ndalën penën e tyre kundër kësaj të keqeje më të madhën e pasluftës. I tillë ishte publicisti, poeti, analisti dhe këshilltari i presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, Xhemajl Mustafa, i cili u vra nga strukturat kriminale në hyrje të banesës së tij në Prishtinë. Pasë tij u vranë Bardhyl Ajeti,në rrugën Gjilan-Prishtinë dhe Bekim Kastrati u vra në vendlindjen e tij në Drenicë, në një pritë të organizuar. Disa publicistë të tjerë të gazetës kombëtare“Bota sot“ u kërcnuan po nga këto struktura edhe me vdekje. Gazetarët e gazetës Kombëtare“Bota sot“ por edhe të tjerët të mediave të shkruara dhe atyre elektronike po e godasin kupolën e krimit, ata i goditën edhe shefat e nëntokës, të cilët Kosovën po e dërgojnë drejtë një humnere. Edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës nuk po shohim së nga pushteti që po i lufton të këqijat, të cilat e kanë lodhur këtë popull. Organet e gjyqësisë, çka është më tragjike ishin e janë akoma të ndikuara nga politika dhe njerëzit afërt me ta, disa prej tyre nuk e kanë guximin t‘i pasqyrojnë rastet e vrasjeve deri në fund. Deri më sot kur ne po i shkruajmë këta rreshta nuk u zbuluan autorët e vrasjeve të gazetarëve të LDK-së së cilës iu vranë njerëzit e vet dhe gazetarët, të cilët ishin po të kësaj linje politike, shumë pak ose fare deri më tash e ngritën zërin që të zbulohen këto vrasje .
Ndoshta këto fjalë dikujt nuk i pëlqejn, mirëpo realiteti po tregon se strukturat dhe klanet e shumëta serbo çetnike që u krijuan para luftës, gjatë luftës e të cilat po veprojnë akoma edhe sot në Kosovë janë penguesit kryesorë të ndertimit të institutucioneve dhe shtetit të Kosovës.
Këto forca serbo-çetnike të cilat u krijuan në regjimin e kasapit të Ballkanit- kriminelit S. Millosheviqit, akoma janë aktive në Kosovë. Këto forca kriminele dikur i krijoi kupolla e shërbimit serbë në krye te të cilit ishte krimineli S. Millosheviq, e ato po funksionojnë akoma edhe sot në Kosovë. Këto struktura të krijuara gjatë regjimit barbarë e kriminel serbë në Kosovë ,e jashtë saj janë pengesa kryesore për stabilizimin e gjendjes ; si në aspektin ekonomik, politikë, si dhe arritjen e proceseve demokratike në Kosovë dhe trojet tjera etnike shqiptare.
Mafia e cila po vepron në Kosovë sidomos ajo në Mitrovicën veriore, Graqanicë, etj, janë një grup njerëzish të stërvitur mirë vite te tëra, e të cilët përmes lidhjeve të ndryshme kanë një bashkëpunim të ngushtë edhe me krerët e disa partive serbe por edhe shqiptare …, të cilat sot veprojnë në Kosovë. Këtyre grupeve mafioze serbe iu kanë bashkuar edhe sahanlëpirësit, komunistët, leninistët, të kuqët, enveristët, PDK-istët, karrieristët, të korruptuarit dhe me të gjitha forcat e tyre mendore, fizike intelektuale e materiale jo që po i pengojnë proceset demokratike por po i qesin hije të keqe edhe kombit shqipëtar.
Sipas shumë informacioneve që po qarkullojnë ,mafia serbe e cila vepron në Kosovë, është trajnuar në vende të ndryshme në Serbi e jashtë saj, për të vepruar kështu siç po veprojnë akoma edhe sot. Ne këto struktura të përgatitura nga grupe të ndryshme mafioze, enkas për t‘i realizuar idet e tyre megalomane për një Serbi të Madhe, apo për t’u pasuruar, apo për të zënë karrikë.., e pushtet po i kushtojnë shtrenjët shtetit të Kosovës.
Prandaj është e rrugës që faktori politikë shqipëtar të unifikohet sepse vetëm të bashkuar mund ta pengojmë armikun dhe t‘i ndertojmë institucionet tona – pra shtetin e Kosovës. Mirëpo, është brengosëse se atyre forcave të errëta kriminele serbe, po u bashkohen edhe disa forca të errëta shqipëtare, të cilat pasë luftës në Kosovë, në vend që t’ia shërojnë popullit; nënave, baballarëve, bashkëshorteve, vajzave e djemve, plagët e luftës.., ata po krijojnë plagë të reja, pra po i rrahin veprimtarët.., por i likuiduan shumë aktivistë; intelektualë, gazetarë, politikaj, epror ushtarakë, poetë e shkrimtarë, ushtarë të UÇK-ës shqipëtar.
Mendoj se
kohëve të fundit po bëhet ringjallja e pansllavizmit në rajon kundër
shqiptarëve. “
“Bashkimi i kombit shqiptar në një shtet të quajtur Shqipëri natyrale”, duke shtuar se tani është koha e shqiptarëve që me mjete demokratike dhe menquri politike ti ndertojnë Institucionet tona, ti marrin kompetencat në duart e tona ta informojnë BE , NATON.., për shkeljen e Lirive dhe të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore dhe ne të gjitha trojet etnike shqipëtare.
Policia e ka kryer punën gjithmonë në koordinim me prokurorë të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ata nuk kanë bërë përpjekje maksimale për zbulimin e kriminelëve. Këto hetime duhet të kryhen sa më parë nga organet kompetente dhe të zbulohen kriminelët të cilët i vranë gazetarët, poetët, eprorët dhe gjeneraalët e Luftës së UÇK-së. Sa më parë që të kryhen dhe të zbulohen kriminelët aq më shpejtë do të zhduket numri i krimineleve dhe natyrishtë se do të fillojë ndertimi, forcimi, dhe demokratizimi i shtetit të Kosovës.
Ajo çka më duhet cekë unë për të qenë korrekt ndaj lexuesit është se një numër i madhë i këtyre hetimeve ju ishin besuar dikur.., UNMIK-ut, EULEX-it .., e tani ngadalë këto kompetenca po kalojnë tek vendorët. Një numër i madh i rasteve kriminele sot menaxhohen në mënyrë të veçantë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, edhe veprimet hetimore të Policisë kryesisht janë zhvilluar nga departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it i cili ka kompetenca për luftimin e plotë të krimit. Kështu që duhet të jetë e qartë edhe për neve se Departamenti ekzekutiv i EULEX-it por edhe njësitë hetimore të Policisë së Kosovës ,veprojnë nën ombrellën dhe nën udhëzimet e drejtpërdrejta të Prokurorisë .
Prandaj është e pa kuptueshme për mua se si është e mundur që dosjet e tubuara për krimet, vrasjet e aktivistëve të LDK-së,dhe të gazetarëve të vidhen nga zyret ? !. Krejt në rregull.., nëse janë vjedhur dosjet e tyre sot jetojnë shumë dëshimtarë të gjallë të luftës ose pjesëmarrës në vrasjet në Kosovë, trojet etnike shqiptare dhe diaspore. Ka njerëz që kanë informata për vrasjet që ndodhën pasë luftës në Kosovë. Por për të dëshmuar ata para organeve gjygjësore, duhet siguruar ata dhe mbrojtur me ligjë. Në momentin kur dëshimtarët do të mbrohen nga shteti dhe ligji ata do ta tregojnë realitetin dhe të vërtetën.
Me siguri se orgenet kompetente policore janë njohtuar disa herë për sulmet, ndaj gazetarit e kollumnistit të Gazetës kombëtare“Bota sot“ z. Bardhyl Ajeti, Xhemajl Mustafa, Besim Kastrati, Ministritë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonelit Ahmet Krasniqi, të kolonelit Tahir Zemaj, dhe shumë të tjerëve.., kur dihen emërat e tyre.., po pse nuk mirren masa ndaj tyre.., Pse heshtë Qeveria? ! Pse heshtin organet kompetente për zbulimin e krimeve dhe vrasjeve te tilla ? ! Athua edhe sa kohë duhet pritur për të filluar hulumtimet ndaj këtyre vrasjeve makabre? !
Punuar me 14.03.2014