E diele, 28.04.2024, 10:07 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Diaspora, pa kontakte me Tokën Mëmë

E hene, 24.03.2014, 08:20 PM


Diaspora Shqiptare,  tashme pa kontakte me Tokën Mëmë

Nga Zenel Çeliku

Kur flasim për Diasporën Shqiptare (DSH), duhet të theksojmë se kemi të bëjmë me shqiptarë të ciët janë larguar nga Shqiperia, nga Kosova, nga Mali I Zi,  dhe nga Maqedonia në dy kohë  krejt të ndryshme.DSH e vjetër që nënkupton ata që janë larguar nga trojet shqiptare para dhe pas luftës së dytë botërore, gjithashtu edhe për ata shqiptarë që kanë lënë trojet e tyre dhe kanë emigruar për një jetë më të mirë pas viteve 1990.DSH në Amerikë, Europë, Australi, Amerikën e Jugut dhe Azi, është e  përqëndruar më shumë në aktivitetet kulturore, në ato të trashgëmnisë, në përkujtimin e datave historike, në nderimin dhe përkujtimin  e figurave të shquara në Diasporë, e të tjera aktivitete kombëtare.Pas viteve 1992 e në vazhdim, lindi nevoje e padiskutueshme që brënda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për të qënë sa më pranë shqiptarëve në Diaspore, u vendos të ngrihej si stricture e posacme-Instituti Kombëtar i Diasporës.Kështu, më 15 Janar 1996, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi Vendimin Nr.216, dhe vendosi që Drejtorinë e Marrëdhënieve Ndërshqiptare dhe të Diasporës, ta ngrejë në nivel instituti.Sipas të dhënave që egzistojnë, rezulton se është bërë një punë e madhe nga IKD, që Toka Mëmë të jetë sa më pranë shqiptarëve në Diasporë, kudo që ata janë.Më 2012, Qeveria Shqiptare vendosi që IKD te emertohet “Instituti Kombëtar I Diasporës” (IKD) , me 4 drejtori pranë Kryeministrit, por kjo nuk u bë asnjëherë realitet për shkak të zhvilimeve politike në vënd.Nga ajo ditë e gjër një muaj më parë, Instituti Kombëtar I Diasporës (sepse Komiteti I Diasporës nuk funksionoi asnjë minut ), si një institucion shumë I rëndësishëm për Diasporën Shqiptare, ka kryer funksione shumë të rëndësishme në Diaspore kudo që  shqiptarët ndodhen.Ndër vite është thënë se do të krijoheshin “Qëndra të culturës shqiptare në Londër, në Romë, në Athinë, në Toronta-CA, e tjer, por këto projekte ngelën në letër, dhe askush nga ministrant e jashtëm nuk mori një vendim për të forcuar më shumë dhe për ta lartësuar edhe me tej rolin e Institutit Kombëtar të Diasporës.

Tashmë situata është krejt ndryshe, është skandal dhe turp I botës, që në Ministirnë e Punëve të Jashtme, në kuadër te shkurtimeve në 30 % të administratës të kësaj ministrie, në mënyrë të pabesueshme, ka mbyllur edhe dyert e Institutit Kombëtar të Diasporës, në të cilin punonin vetëm 3 specialist dhe një drejtor.Me gjithë respektin për Ministrin e Punëve të Jashtme-Ditmir Bushati, dua të shpreh shqetësimin e shumë e shumë njerëzve në Diasporë të cilët e njohin kontributin dhe nevojën e domosdoshme të egzistencës të Institutit Kombëtar të Diasporës, si një instrument shumë I rëndeishëm për kontaktet që mbante me shqiptarët në Diasporë.Duke parë se Ministri Bushati është mjaft aktiv për të përmbushur me sukses detyrën e kryediplomatit të Shqipërisë, nuk ka sesi të mos shqetësohet për një hap kaq shumë të gabuar, me mbylljen dhe mosegzistencën e Institutit Kombëtar të Diasporës.Nëse dikush nga titullaret brenda Ministrisë së Jashtme mund të thotë, se cështjet e Diasporës Shqiptare, tashme shqyrtohen brënda Drejtorisë së Konsullores brënda Ministrisë së Jashtme, kjo është krejt një ginjeshtër me bisht.Ka nje fakt, ish drejkori I Institutit Kombetër të Diasporës, tashmë është punësuar në Drejtorinë e Konsullores ne Ministinë e Jashtme, por ai nuk ka për detyrë që të meret fare me shqiptarët në Diasporë.Aktualisht Instituti Kombëtar i Diasporës (IKD) nuk egziston fare-sa turp, institucionet ndërkombëtare si IOM e tjer, nuk kanë asnjë mundësi me kë të marin kontakte për probleme të Diasporës, sepse sapo dolën në pension dy diplomatët e fundit (1 & 2 muaj më parë), menjeherë trasferuan edhe  Drejtorit e EKD, në Drejtorine Konullore.Pra, tashmë për Diasporën Shqiptare nuk kujtohet askush për të qarë hallet dhe problemet që kanë shqiptarët larg vëndit të tyre.Ndërkohë që në Shqipëri ndodh ky skandal, shikojmë se Kosova ka Ministrinë e Diasporës, gjithashtu organet e pushtetit me etnitet shqiptar në Maqedoni, janë shumë aktiv dhe në kontakte të ngushta me shqiptarët e në Diaspore, kështu ndodh edhe në Mal te Zi ku janë shumë të interesuar dhe në kontakte me shqiptarët në Diasporë me origjinë nga Mali I Zi.

Natyrshëm lind pyetja, kush do ti mbajë kontaktet me ambasadat për problemet e mëdhaja të Diasporës Shqiptare të kudondodhur në botë?Kur është mare ky vendim, a është marë parasyshë se shumë e shumë shqiptarë jashtë vëndit të tyre, kanë nevojë jetike për ndihmën e këtij institucioni tashmë të pajetë?

Duka analizuar me kujdes këtë problem dhe pa asnjë prapavijë, mendoj dhe gjykoj se Kryeministri nuk është në dijeni të këtij gabimi të madh, ndaj I bëj apel Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, të shikojnë të gjitja mundësitë për të korigjuar këtë gabim sa nuk është vonë, sepse ky hap I gabur dëmton rëndë dhe shkëput shumë kontaktet me shqiptarët në Diasporë.Gjithkush që e njeh pak a shumë këtë fushë, gjykon se Instituti Kombëtar i Diasporës është oksigjen për shqiptarët në Diasporë, sepse është pikërisht IKD që  koncepton, bashkërendon dhe mbikëqyr politikat e marëdhënieve me Diasporën.Është IKD që mbron të drejtat dhe interesat e komuniteteve shqiptare në botë, në bashkëpunim me organe të tjera përgjegjëse në vënd dhe jashtë vëndit, si edhe me organizatat joqeveritare.IKD përcakton programe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe komuniteteve shqiptare në botë.Bën vlerësimin e strategjive ekzistuese apo atyre që do të miratohen në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Migracionit. Kryen studime të thelluara ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore për dinamikën dhe zhvillimin e komuniteteve shqiptare në botë.Përcakton shtetet, ku duhet të veprohet me përparësi për politikat për diasporën.Analizon qendrimet politike të organeve qeverisëse në vendet e tjera për Diasporën dhe emigracionin shqiptar në botë.Nxit dhe mbështet krijimin e shoqatave të veçanta të emigrantëve shqiptarë, në bazë të interesave, qëllimeve të përbashkëta, apo vëndndodhjes gjeografike.Harton politika për vlerësimin e rolit e investimeve ne Tokën Mëmë të biznesmenëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në botë.Punon për krijimin e qëndrave kulturore shqiptare në vndet pritëse, ku gjëndet një komunitet i madh shqiptar, për të promovuar imazhin e Shqipërisë dhe të emigrantëve shqiptarë, si dhe për të ofruar disa shërbime për komunitetin e shqiptarëve.Harton politikat dhe programet për mësimin e gjuhës amtare nga fëmijët në Diasporë, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë, dhe me legjislacionin e vëndeve ku ata jetojnë,  etjer e tjer.Pra, nëse këto detyra, deri para dy muajve I kryente Institutit Kombtar te Diasporës, sot e tutje, kush do ta kryej këtë mision kaq shumë të rëndëishëm?Mbetem me bindjen se ky gabim do të korigjohet shumë shpejt, e kjo me bën të besoj se, shumë shpejt Institutit Kombëtar i Diasporës, do të behët sërish strehe e Diaspores Shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora