Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Një ''kusht'' për titull akademik
E premte, 21.03.2014, 08:59 PM
NJË “KUSHT”
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
NGA FRITZ RADOVANI
Shqiptarët kjoftë këndej apo andej kufinit të vitit 1913, pothuej, të gjithë ishin nen po të njajtin sistem qeverisje mbas vitit 1944, sigurisht, me ndryshim ndrydhje diktature komuniste. Ndersa, mbrenda kufinjve shtetnor diktatura e proletariatit që në dukje komandohej nga Tirana e tiranisë komuniste, kishte ndryshimet e tonacioneve të veta me pak ndryshime në disa qytete. Nuk kam nder mend me ba analizë se kush qeveriste apo kush shtypej ma pak ose ma shumë, mbasi fjala shtypje asht cilsi e vetë sistemit komunist, po nuk besoj se shtypja e Shqiptarëve nder tokat e mbetuna nen qeverisjet e shteteve fqinjë, mund të krahasohet ose afrohet me né që ishim nën thundrat e diktatorit Enver Hoxha dhe pasuesit tij Ramiz Alia per 47 vjetë.
E them me
sigurinë ma të madhe se Shkodra e 1944 – 1991, asht e pakrahasueshme dhe e
papersëritëshme në të gjitha qytetet e Europës, që kanë provue diktaturen
komuniste barbare. Edhe komunistët e parë në
Shkodra e kater Gjimnazëve të para në Shqipni, në fund të vitit 1945 kishte vetem një nga këta gjimnaze, Gjimnazin “29 Nandori”, per të cilin kryetari terrorist i degës së mbrendshme të Shkodres, i porsa ardhuni në vitin 1950 Hilmi Seiti, i shkruen ministrisë së mbrendshme në Tiranë, që aso kohe drejtohej nga krimineli Mehmet Shehu: “Në gjimnazin e Shkodres vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu.”(Arkivi)
Me arrestimet e studentëve fillon edhe zhdukja e inteligjencës shkodrane, dhe me këte zhdukje fillon edhe zevendsimi i saj me kuadrin e “rinjë”, i cili, jo vetem, ka dhanë prova në të gjitha hallkat e sigurimit shtetit komunist, por edhe ka trashigue veprat kriminale tek të gjithë trashigimtarët e vet, po edhe ua ka “sigurue” të ardhmen per sot edhe pse ishin pa shkollë.
Asnjë
president apo kryeminister deri sot, mbas vitit 1991, nuk ka tregue biografinë
e vet tue e vertetue até me “dosjen” e vet familjare që ka zyra e kuadrit e
Ministrisë së Mbrendshme, ose arkivi i KQ të PPSH në Tiranë. Pse? – Se deri tek
gjyshi i vet, të gjithë ishin agjenta sigurimi. E per pasojë, ishin agjenta të
UDB, KGB... dhe me “pasaporten” e vet mund të shkojnë deri në
Një nder
“reformat” e para të komunistëve menjëherë mbas ardhjes në pushtet në 1944,
ishte reforma arsimore, per formimin e “njeriut të rinj”... me të gjitha
tiparet e injektueme nga këshilltarët jugosllavë, rus e ma vonë kinezë, ose me
t’ ashtuquejtunin “Revolucion ideologjik kulturor” me të cilin u bame
“flamurtarë të marksizem – leninizmit” në gjithë Boten, tue u njohë edhe me
Kushtetuten e RPSSh, “shteti i parë ateist” në Botë. Gjurmët e këtij “Revolucioni”
i kishim në
Edhe mjaft malësorë që janë nga krahinat e nderueme dhe të thella të Alpeve tona, meqë fatkeqsisht nuk mujten me ruejtë “identitetin” e vet e të karakterit të Maleve tona, vrej me një keqardhje të madhe se shkruejnë e flasin “gjuhën e kongresit të 1972”, që terroristi Enver Hoxha ua imponoi të gjithë “atyne” që i premtuen bashkpunimin deri në vdekje të tij e të veten.
Letersia e Veriut u zhduk! Tashti piksynimi i mercenarëve asht në drejtim të fushës së Historisë së Shqipnisë, ku fallsifikimi dhe gënjeshtra mbizotnojnë në sejcilin rresht e kapitull.
Askush nuk ka turp me rrejtë!
Flitet per Gjergj Kastriotin pa asnjë pergjegjësi as historike as morale. E ka edhe prej disa krahinave që e ndjejnë veten ma të sigurt nen çadren anadollake!
Flitet per shkollat e para Shqipe dhe vazhdohet mos me u zanë me gojë shkolla laike e Shirokës, e hapun në vitin 1874 nga Don Zef Ashta. Ndoshta, per me u konsiderue e tillë, do të duhej me ia shkrue emnin e themeluesit saj “Hafiz Xhep Ashtasori”...
Nga Lidhja e Prizrenit...shkapercen historia pa pikë turpi Trimin e Malësisë, Heroin e Hotit Dedë Gjo’ Lulin, bashkë me të gjithë Burrat e Maleve dhe far’ e fisin e Tij, që sllavët e tradhëtarët e Atdheut i vranë mbas kaçubash nga 1913 e deri në 1946, me Heroin e fundit që njoh unë Gjelosh Lulin e “Beslidhjes së Veriut”... Harrohet Hoti, Gruda e Tivari...vetem per mos me zanë në gojë Masakren e kryeme në vitin 1945, nga Ramiz Alia ndaj 12000 kosovarëve...
Flitet per vendosjen e Flamurit në 1912 në Vlonë, dhe, as nuk zehet me gojë as Don Nikollë Kaçorri, as Luigj Gurakuqi, as Mark Kakarriqi...e bashkë me ta as Mustafa Kruja...
Flitet per Kongresin e Manastirit të vitit 1908 dhe as nuk të bahet me besue se krejt ai kongres do t’ ishte harrue me kohë po mos të ishte Grupi i Shkodres, dhe i Shoqnisë “Bashkimi” i themeluem nga Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi, mbrenda së cilës bante pjesë ajka e kulturës Shqiptare tue fillue nga At Gjergj Fishta që perpiloi dhe paraqiti në Manastir Alfabetin Shqip, të cilin kishte 6 vjet që e perdorte në shkollen Françeskane të Shkodres...dhe nuk zehet me gojë!
Çka nuk
kanë shpikë pseudoprofesorët per Korçen e Gjinokastren, kur i mori greku dhe ua
hoq atyne per thonjësh Imzot Luigj Bumçi, në Konferencen e Paqës në vitin 1920,
mbasi u takue me Papen dhe Presidentin Willson...
Flitet per “çlirimin” e Shqipnisë, në vitin 1944 dhe askush nuk tregon se në nandorin 1944 Tokat e lirueme në vitin 1941 bashkë me Shqipninë Nanë, u ripushtuene nga shtetet fqinjë dhe se, të gjithë bashkë kalueme nen okupacionin bolshevik komunist të diktatorit Stalin.
Flitet per
“heroizma” dhe sakrifica e vetflijime në kohen e okupacionit...dhe askush as
sot, nuk zenë me gojë shkollat Shqipe të hapuna nga Ernest Koliqi e Mustafa
Kruja në të gjitha Trojet Shqiptare...
Lè ti mbesin “hatri” kujtdo e cilitdo, per faktin që do të shkruej!
“Prej atij që e ka ba NANA dhe e thrret até NËNË...”, mos pritni as Burrni as Dituni!
Lè të kenë njëzetë tituj “prof...dr...akademik...asis...doç...”, po kje i paburrë e i pakarakter, nuk ka titull as epitet që i vé shkolla e akademia dhe e ban “Burrë me karakter e të dijtun”!
Asht vështirë me pritë një “qose” që ka lindë Nana, se mbasi të perfundojë shkollen e naltë apo universitetin, “një ditë Nëna” até do ta shoh me mjekerr se: flet gjuhën e “standardit”!
Çka do ti thonte Dedë Gjo’ Luli malësorit Kelmendit, po të fliste gjuhen e “standardit”?
Në vitin
1991, BSPSH e Shkodres më ngarkoi me një detyrë per të cilen shkova me u
konsultue me Kryetarin e Komitetit të porsa emnuem z. Ali Spahia...Mbas pak
minutash erdhi sekretari dhe e njoftoi se kerkon me u takue me Te urgjent një
qytetar XY. Porsa hyni unë deshta me dalë tek paradhoma. Ai më kapi perkrahu
dhe më uli ku ishe. Më tha: “Rri, rri, se nuk kam sekret që me u ruejt prej
teje Fritz!...” Filloi me folë me za të naltë dhe mjaft i nervozuem: “A e di ti
doktor Spahia, se nuk më japin pasaportë me ikë nga Shqipnia? E çka kam me ba
këtu, kur më kanë tredhë e më kanë shkatrrue jeten e familjen?
Pata një dhimje ndaj Atij Burri që në Dhjetorin e 1990, pat krye një veper heroike!
Të nesermën takova një mik që ka vuejtë 10 vjet burg në Spaç... Pa i tregue emnin... unë i tregova ngjarjen e një ditës perpara. Ai nuk u çudit aspak. Më tha se: “Në vitin 1974, kur jam dënue unë, nuk e pata rrezik me pasë hetues Abdullah Lahin, mbasi kur ishe në Spaç i dënuem kanë ardhë atje nga hetuesia e Shkodres, që i ka hetue krimineli Lahi, 13 persona që ky i ka tredhë... per me pranue procesin...Aso kohe të gjithë ata fatzezë ishin nen moshen 40 vjeç...”
Më ka shkue mendja tash vonë... Flitet se “ata që shkruejnë me gjuhën e Kongresit të 1972, kanë nenshkrue një dokument atëherë, se do të vazhdojnë me shkrue ashtu gjithmonë!”
Ma vonë, Prof. Kolë Ashta, më ka pohue se me vertetë të gjithë “kanë firmue”!..
Në fakt edhe ata që kanë marrë tituj “prof...dr...akademik...” etj., gjithnjë kanë vazhdue me shkrue me gjuhen e “ndyesueme” siç thonte i Ndjeri Prof. Arshi Pipa...edhe mbas 1991.
Aty nga
viti 1998, takova në Tiranë prap mikun që asht kenë i burgosun në Spaç... dhe
kur u hap tema e vazhdimsisë së shkrimit edhe mbas vitit 1992...me “kongresin e
1972” ...tue qeshë, më tha: “
Vonë e kam kuptue se kishte pasë edhe “tredhje” truni... E nuk janë pak edhe nga këta...
Madje, këta të fundit, janë ma shumë e gjinden kudo!..
Nuk ka ma turp se me mohue edhe sot... fjalen “NANË”...